Gazeta Shqiptare

Një nënë e dëshpëruar thërret: Jam krenare për ty, biri im

Ceremoni me thirrje raciste e përkujtimi­t të ekstremist­it që qëlloi mbi policinë Grekët sjellin njerëz: Rroftë Vorio- Epiri

-

Nuk e ka qarë me ligje, siç është zakoni i grave e nënave shqiptare, sidomos në Jug, por i është betuar mbi varr se do luftojnë dhe asgjë nuk do i ndalë. Por kë do luftojë nëna e Kostandin Kacifas, ekstremist­it të minoriteti­t grek në Bularat që u vra një vit më parë pasi hapi zjarr mbi policinë?

E veshur me të zeza Vasilia Kacifa, e shoqëruar nga bashkëshor­ti dhe dy vajzat i ka cilësuar tradhtarë shqiptarët duke bërë thirrje për t'i vrarë.

"Trimi im, jemi grekë, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterim­in tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë. Çohuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio- epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë. Këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët thyejuni turinjtë, vritini! Rroftë bashkimi. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im", dëgjohet teksa thotë mbi varrin e Kacifas nëna e tij ndërsa të tjerët e duartrokas­in dhe bërtasin "Rroftë Vorio Epiri".

Rreth 1800 persona kanë hyrë nga Greqia përgjatë dy ditëve për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimo­re të 1- vjetorit të vrasjes së 35vjeçarit Kostandino­s Kacifas.

Fshati Bularat ishte mbushur me njerëz të ardhur nga Greqia dhe me flamuj grek që vlaviteshi­n kudo. Ceremonia është zhvilluar e qetë, por pati një incident pasi gazetarët shqiptarë nuk u lejuan që të shkonin në varreza aty ku po zhvillohej dhe ceremonia.

Kanë qenë familjarët e Kacifas ata që kanë ndaluar gazetarët duke u thënë se nuk i doni, pasi i urrenin. Një prej tyre u tha gazetarëve që të largohen dhe i bëri fajtor për vrasjen e Kostandino Kacifas. Pas këtij incidenti ka folur dhe kreu i OMONIAs, Fredi Beleri, i cili dha deklarata kontradikt­ore për mediat greke dhe ato shqiptare. Për mediat greke ai u shpreh se minoriteti është nën terror, ndërsa për shqiptaret u shpreh se ndiheshim shumë të sigurtë.

Ndërkohë gjatë ceremonisë përkujtimo­re, nëna e Kacifas mbi varrin e të birit ka bërë deklarata të forta,

Njoftim shitje me ankand

pasi tha se ka ardhur koha për luftë. Ajo u shpreh se të gjithë duhet të rrëmbejnë armë dhe të vrasin shqiptarët, pasi i bën fajtor për vdekjen e të birit.

Më herët Policia kishte blinduar të gjithë fshatin dhe në mëngjes ndaloi 10 persona, pasi tre prej tyre ishin shpallur "non grata" ndërsa 7 të tjerë nuk përmbushni­n rregullat e udhëtimit. Ndërkohë bëhet me dije se një autobuz me 20 persona ka hyrë në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në përkujtimo­ren e Kostandio Kacifas.

Pak ditë më parë Babis Karathanos, ekstremist­i i shpallur non- grata në Shqipëri iu ka bërë thirrje 16 shoqatave të minoriteti­t grek, që më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri. Por dhe pse ka bërë këto thirrje Karathanos nuk ka mundur të udhëtojë drejt Shqipërisë pasi është ndaluar në Kakavijë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania