Gazeta Shqiptare

"Është në duar të sigurta", gazetari jep lajmin e shumëpritu­r për Alvinin

Ç'po ndodh me vogëlushin shqiptar që gjendet në kamp në Siri

-

Gazetari

Taulant Kop liku ka dhënë një lajm të mrekullues­hëm në lidhje me fatin e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha, i cili ndodhet në kampet e Sirisë.

Pas lajmeve të publikuara se në kampin "Al hol" ku ndodhej 11- vjeçari ka pasur sulme dhe viktima, gazetari i "Le Iene" ka shuar të gjithë ankthin teksa shkruan se Alvini i vogël është marrë nën kujdestari­në e organizatë­s "Save the Children".

Më tej, Kopliku shprehet se shumë shpejt do të ketë edhe lajme më të mira për Alvinin!

Statusi i Taulant Koplikut

Ka që dje që qarkullon në mediat shqiptare ky lajm. Normal është shqetësues dhe merr vëmendjen e duhur nga opinioni i një vendi që ka shtetasit e tij ( fëmijë) atje.

Por fatmirësis­ht brenda lajmit të keq ka edhe lajme të mira. Në ete vërtetë ka patur përplasje të vazhdueshm­e në kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para ndërhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me arme të ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kanë qëne prezente rregullish­t në kamp. Kjo nuk do të thotë se ISIS mori kontrollin e Al Hol.

Për të hyrë në temë. Sapo u informova nga Ada, vullnetarj­a e Save The Children në kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin, i cili është nën kujdesin e kësaj organizate. Në sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as më të voglin problem nga ata që po shkruhen në media.

Kam bindjen se shumë shpejt do kemi lajme te mira. # AlvinNeSht­epi".

Ditët e fundit mediat britanike kanë shkruar për lëvizje të reja në Siri, në kampin ku ndodhet 11 vjeçari

Alvin Berisha. Sipas tyre, ISIS duke shfrytëzua­r tërheqjen e kurdëve ka marrë në kontroll kampin, ku ndodhen dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të luftëtarëv­e xhihadistë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania