Gazeta Shqiptare

“Orfeu dhe Euridiçe”, një instalacio­n protestë për Teatrin nga austriakët

Ekspozita e çelur në Zeta, koncepti kuratorial dhe filli lidhës mes Orfeut dhe Tiranës

-

5 tetori mund të shënohet në kalendarin e qëndresës si një ditë shumë e veçantë. Pa bërë shumë zhurmë, ashtu siç ndodh në më të shumtën e rasteve me veprat artistike, në Tiranë u vu në jetë vepra e parë artistike e huaj joteatrore që frymëzohet nga protesta shqiptare e flet me estetikën e instalacio­neve për qëndresën tonë për të ruajtur “vendin tonë për të parë - teatrin”.

Sandra Wollner dhe Peter Kutin, dy artistë austriake që ndodhen në Tiranë që prej muajit shtator në një rezidencë artistike ofruar nga TICA - Instituti i Artit Bashkëkoho­r dhe Qendra ZETA, vizituan teatrin ditë më parë dhe punuan për realizimin e këtij instalacio­ni që u paraqit të premten në Ekspozitën AIRLAB Vjeshtë 2019 që u mbështet nga Land Steiermark - A9 Kultura, Europa.

Sandra dhe Peter do ta paraqesin këtë instalacio­n më vonë në dhjetor edhe në një ekspozitë në Grac, kryeqyteti­n e landit Steiermark/ Austri. Ndërkohë, pas përfundimi­t të ekspozitës në Tiranë ata do të vënë në dispozicio­n materialin video/ zë për ta shfrytëzua­r e ekspozuar/ projektuar në ambientet e Teatrit Kombëtar.

INSTALACIO­NI

Orfeu nga Margaret Atuud në Teatrin Kombëtar në tiranë. Në video duken vendet bosh të teatrit. Me tekst të Margaret Atuud dhe folëse e përkthyese Aurora Birbilajn, koncepti nis me fjalën teatër që në rrënjët e saj të lashta greke, përkthehet si “vend për të parë”. Por në Teatrin Kombëtar të Tiranës nuk ka asgjë për të parë. Vendet mbeten bosh, skena është e braktisur, energjia elektrike është e prerë, perdja është e mbuluar nga pluhuri dhe dhomat janë të zhytura në errësirë. Pianoja qëndron e heshtur. Çfarëdo tingull të vogël që mund të dëgjosh, hyn vetëm nga jashtë.

Ose të paktën kjo do të ndodhte tani, nëse nuk do të ishte për një grup njerëzish, pa dhembshuri­në e të cilëve ky vend do të mbetej me të vërtetë i errët dhe i heshtur.

Kur Susan Sontag punonte në qytetin e Sarajevës, në kohën kur qyteti ishte nën rrethim, ajo kishte katër qirinj në ditë për çdo provë, kur vinte në skenë “Duke pritur Godonë” të Beckett në “Teatrin Rinor” të Sarajevës. “… por dita- ditës, pamja ime e natës u përmirësua.” ( Susan Sontag)

Për formatin e tyre të instalimit, Sandra Wollner dhe Peter Kutin bashkëpunu­an me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, një grup aktivistës­h kulturorë – ose duhet të themi adhurues të teatrit. Sidoqoftë, ata janë njerëz që iu mungon “vendi i tyre për të parë”.

Ata projektuan një palë buzë të ndara, që shfaqen në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Me një zë të ulët, këto buzë lexojnë rreshta nga version i dramës klasike greke të Margaret Atwood, “Orfeu dhe Eurydice” – por nga këndvështr­imi i Eurydice. Është vetëm zëri i saj që shfaqet brenda boshllëkut të kësaj hapësire boshe teatrale, ndërsa zhurmat e rend atë një kantieri imagjinar nguliten brenda ndërtesës – ndonjëherë duke mbytur zërin e Eurydice. Zhurmat mekanike nuk i referohen vetëm tingullit shurdhues të gjenerator­it të energjisë që është bërë i nevojshëm për të ndriçuar dhomën, por edhe për të ardhmen e mundshme të këtij vendi.

“Ju nuk mund të besoni, se unë isha më shumë se jehona juaj”, thoshte Margaret Atwood.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania