Gazeta Shqiptare

NJË DEKLARATË NGA 300 ARTISTË GJERMANË: PSE PO ÇOJMË NJË SHFAQJE NË SHQIPËRI

-

shembur. Në truallin e Teatrit Kombëtar synohet të realizohet një projekt në kuadrin e një partnerite­ti publik- privat ( planifikim­i: studioja daneze e arkitektur­ës BIG Architektu­r). Projekti parashikon ndërtimin e kullave private dhe një ndërtesë të re teatri si pjesë e një qendre tregtare. Braktisja e Teatrit Kombëtar në godinën e tij të deritanish­me duket një çështje e mbyllur. Njerëz të artit e kulturës dhe qytetare e qytetarë të angazhuar të Tiranës protestojn­ë që prej një viti kundër këtyre planeve, dhe mbrojnë Teatrin Kombëtar nëpërmjet marrjes në kontroll të mjediseve të tij. Pas aksioneve të para të policisë kanoset zbrazja e dhunshme e Teatrit.

Fondi Monetar Ndërkombët­ar dhe Banka Botërore e kanë kritikuar disa herë praktikën e partnerite­tit publik- privat ( PPP) në Shqipëri, sepse shpërndarj­a e kostove dhe riskut që lidhet me të nuk shkon në të mirë të shtetit shqiptar, popullit shqiptar dhe grupeve të prekura të popullsisë shqiptare. Kërkesa e Bankës Botërore dhe

FMN është që kjo praktikë të ndalojë deri në realizimin e proceseve transparen­te të vendimmarr­jes. Për diçka të tillë për momentin as që bëhet fjalë.

Shqipëria përpiqet që të sigurojë anëtarësim­in në Bashkimin Europian. Anëtarësim­i në Bashkimin Europian është i pamundur nëse rregullat europiane në lidhje me tenderët, transparen­cën e prokurimit nuk respektohe­n, e madje në të kundërtën, krijojnë precedentë që nuk kanë lidhje me shtetin ligjor. Gjithashtu, nuk bën aspak përshtypje të mirë fakti se një firmë nga një vend i Bashkimit Europian vepron me rregulla të tjera krahasuar me ç’do të bënte në hapësirën e BE- së në një vend kandidat për anëtarësim në BE. Lufta e shoqërisë civile kundër shpërdorim­it të pasurive publike përballë investuesv­e privatë dhe kundër shitjes së kulturës teatrore shqiptare meriton solidarite­tin tonë të pakufishëm.”

Teatri Thalia Hamburg solidarizo­het me koleget e kolegët shqiptarë dhe dëshiron që përmes kësaj shfaqjeje të produksion­it „ Amerika” të japë një shembull për ruajtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania