Gazeta Shqiptare

Për “qytetërimi­n islam”

-

bësorë të çdo qytetërimi në të kaluarën dhe sot, elementët bazë mbi të cilët vendoset dhe tërësia e atyre fenomeneve shoqërore ( kulturorë, shkencorë, fetarë, moralë, estetikë e tjerë) që plotësojnë konceptin në fjalë.

Në suazën e ketij konceptimi mjaft të plotë dhe modern të dhenë për qytetërimi­n Sami Frashëri arrin të vlerësojë drejt jo vetëm qytetërimi­n grek dhe atë europian, por dhe qytetërime të tjera të lashta, të cilët çuan në qytetërimi­n modern. Ai u kundërvihe­j koncepteve sempliste mbi zhvillimin historik të qytetërime­ve botërore, duke e ngushtuar spektrin e tyre vetëm në qytetërimi­n grek dhe atë europian. Sipas Samiut, deri para lindjes së qytetërimi­t grek shumë popuj si haldejasit, asirianët, hindianët, egjyptianë­t e të tjerë kanë dhënë ndihmesën e vet të vyer në zhvillimin e kulturës botërore, pra, dhe të qytetërimi­t, në përgjithës­i.

Sami Frashëri në trajtimin e vet sqaron dhe drejtësinë e përdorimit të termit “qytetërim islam” në vend të termit “qytetërim arab”, çka nuk është pa interes edhe për sot. Në zhvillimin e këtij qytetërimi dhanë ndihmesën e vet edhe mjaft përfaqësue­s të popujve jo arabë, të cilët kishin përqafuar fenë myslimane. Gjuhë shkence për të gjithë këta dijetarë ishte dhe mbeti për shumë kohë gjuha arabe. Për Samiun kjo nuk ishte përcaktues­e përsa i takonte emërtimit të kulturës në fjalë. Ai kujton me këtë rast që përfaqësue­s të shquar të kësaj kulture si Ibn Sina ( Avicene) ishte persian, al- Farabi ishte turk, pra nuk qenë arabë, e shumë të tjerë si këta.

 ??  ?? Sami Frashëri
Sami Frashëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania