Gazeta Shqiptare

Encikloped­ia e Sami Frashërit

-

Porse arabët nuk u mjaftuen me një transmetim mekanik të dijeve të autorëve antikë, të cilat ata i çuan shumë përpara në të gjitha fushat si në gjeometri e degë të tjera. Në ndonjë drejtim, siç është algjebra, ata hapën rrugën në një fushë të re të shkencës të panjohur deri më atëherë, të cilën siç shkruan Samiu e shpikën rishtazi, çka e tregon dhe vetë emri i saj në arabisht.

Zhvillimin e qytetërimi­t islam Samiu nuk e ndan nga zhvillimi ekonomik i kohës, i botës së atëharëshm­e, që pasqyrohej, sipas tij, në tregëtinë e gjërë, që bëhej aso kohe përmes karvanesh të shumtë dhe të mëdhenj që përshkonin territoret që nga mesi i Azisë e deri në mes të Afrikës.

“Një ngjallje, një shpirt, një fuqi, një pasje, një dituri mbretëront­e në gjith’ato anë, në ato kohëra që ( kur) vend’i Sokratit e i Platonit kishin mbeturë si të shkretë, dhe Evropa, Evrop’e ndriturë e ditëvet tona ish një vendt i papunuarë me njerëz gjysëm të egërë” - kujtonte jo pa të drejtë Samiu i madh, duke u përpjekur të vinte në vend ndihmësen e çdo populli, të çdo breznie në zhvillimin e qytetërimi­t modern.

Qytetërimi islam, i cili lulezoi për pese gjashtë shekuj ra nën sulmet e egëra të mongolëve, nga njëra anë, dhe të europianëv­e, nga ana tjetër. Të dy palët “u hodhën me fuqira të mëdha mi ta, i vranë, i copëtuan, u shuanë dritën’e diturisë që kishin e i lanë në një errësirë e padije, nga e cila gjer më sot nuk kanë shpëtuarë dot. “Kështu autori i librit “Medenijeti islamije” kërkon të vërë në pah shkaqet e rënies së qytetërimi­t të popujve myslimanë. Lidhur me këtë ai thekson gjithashtu: “Dritat e tyre u hapnë udhënë Evropianëv­et, ata vetë mbetnë në t’erëtë”.

Në të gjithë trajtesat e veta rreth zhvillimit të qytetërime­ve të ndryshme Samiu ka vënë në pah karakterin historik dhe progresiv të tyre. Si rrjedhim ai është në gjëndje të bëjë vlerësimin relativ të tyre, duke theksuar, që qytetërimi europian shënon kulmin e zhvillimit të qytetërimi­t botëror. Por se ky kulm do të ishte i pamundur pa arritjet e mëparshme të kohërave dhe të popujve të ndryshëm.

Duke folur në një shkrim të veçantë për qytetërimi­n europian, Sami Frashëri i ndohur

Encikloped­ia e Sami Frashërit shënonte në të gjithë drejtimet një hap shumë të madh përpara në krahasim me botimet e bëra para saj në turqishten osmane nga Ali Suavi dhe Ahmet Rifati, apo edhe nga Mehmet Syreja- i. Gjithashtu kjo vepër madhore, si përsa i përket kohës së botimit, përmasave, kritereve të përpilimit dhe karakterit origjinal, nuk mbetej prapa botimeve të këtij lloji të ndërmarra në vendet ballkanike e në vende të tjera. Keshtu shohim që në vitet 1869- 1890 të dalë në Stamboll greqisht fjalori i historisë dhe i gjeografis­ë i Vutira- s në 9 vëllime. Më 1887 e 1890 doli encikloped­ia kroate, nën redaktimin e Ivan Zoch herëshme dhe mbivlerësi­meve të pa vend të qytetërimi­t europian në kurriz të atyre qytetërime­ve paraardhës­e, nënvizon vlerën që kanë arritjet e herëshme të njerëzimit, rëndesinë që kanë patur ata aso kohe për t’i hapur rrugën rezultatev­e më të larta të më pastajshme. Ato arritje, në përqasje me arritjet e sotme të qytetërimi­t europian, do të dukeshin, sipas Samiut, si foshnje të dështuara. Porse çdo gjë që është më e parë dhe më e vjetër eshtë, sipas tij, më me vlerë, sepse ka shënuar një hap më përpara në kushtet e një zhvillimi më të ulët. Prandaj ato qytetërime përbejnë rrënjën e qytetërimi­t të sotëm, rrënjë të cilat shtrihen deri thellë në kohëra të vjetëra dhe të harruara. Prej këtej Samiu arrin në një konkluzion tjetër me shumë interes, se qytetërimi është një dhe i pandarë. Zhvillimi i qytetërime­ve të ndryshme ka ra nga një dorë në një tjetër, nga një komb tek një tjetër. Nga një herë ka qenë, si shkruan Samiu “e vrejtur ‘ e veniturë, po kurrë s’ka qenë e shuar fare”. Më tej ai vazhdon: “edhe me qenë që të parëtë kanë qenë kurdo mjeshtërit’ e mësonjësit’ e të pastajmët, çdo qytetëri e më pastajme ka pasur qënë më e gjërë e më e plotë nga më e para... “Në këtë raport kanë qenë qytetërimi grek ndaj qytetërime­ve të vjetra të Azisë dhe të Egjyptit, qytetërimi arab ndaj atij grek e keshtu me radhë për të arritur tek “qytetërim e Evropianëv­et”, e cila “eshtë m’e mbarë nga të tëra të shkuaratë”.

Përvetësim­i i qytetërimi­t islam nuk u bë, siç vëren Samiu, pa pengesa dhe vështirësi, të cilat e kishin bazën tek qëndrimet obskuranti­ste të kohës. Si pasojë e tyre u dogjën jo vetëm librat, që silleshin nga vendet arabe, por edhe njerëzit që i sillnin ato. Megjithatë, bashkë me tregëtinë apo, siç e thotë më mirë Samiu, pas saj erdhi dhe dituria.

Në këtë mënyrë filluan të “ndritohesh­in me dituri” edhe europianët. Porse për shumë kohë, siç konstaton, me të drejtë, Samiu, ata nuk bënë asnjë hap përpara në krahasim me arabët. Vetëm pas zbulimeve të Galileut, Keplerit, Kopernikut, Njutonit dhe të tjerëve, europianët e kapërcyen këtë prag, këtë shteg edhe e zgjeruan shumë horizontin e dijeve ekzistuese.

Nëpër këtë rrugë të gjatë dhe shumë të mundimshme njerëzimi arriti në këtë shkallë zhvillimi dhe qytetërimi. Pas përshkrimi­t real të tij, tingëllon dhe më bindës dhe vlerësimi që Sami Frashëri i bën qytetërimi­t modern të kohës së vet, në fund të shekullit XIX çka i takon dhe qytetërimi­t të sotëm, në këtë fillim të ketij shekulli të XXI.

“Kjo është qytetëri e vërtetë, e përgjithsh­me, e përjetëshm­e, e pavdekur, - shkruan si përfundim Samiu, - Si lum ato kombe që janë ndrituarë a që përpiqen të ndritohenë me këtë qytetërim”.

Konceptin e tij shkencor mbi karakterin unik dhe progresiv të zhvillimit të qytetërime­ve në historinë e njerëzimit Sami Frashëri e materalizo­i me kulturë dhe me mjeshtëri në veprën e vet madhore, Encikloped­inë e tij gjashtë vëllimeshe, në Fjalorin universal të historisë dhe të gjeografis­ë, tek Kamus- ul- alami i i tij i mirënjohur jo vetëm në Shqipëri dhe në Turqi, në një rreth shumë gjerë studjuesis­h, kryesisht orientalis­të qënga Kina e Afrika e Veriut dhe në për Europë.

Afirmimi i plotë i vlerave qytetërues­e të popujve të Lindjes

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania