Gazeta Shqiptare

Informacio­n i përgjithsh­ëm rreth librit

-

Shekspiri i qetë ngaqë i ka mundur të gjitha lavditë stërgjysh që luan me nipër të racave të ndryshme shtroi gostinë e veprës së tij.

Makbethi erdhi me tërsëllimë: sinonim i mbretërve vrasës Makbethi Makthbëri në vorbullën tragjike u zhyt i tëri.

Njerëzit në hyrje të kështjellë­s e qëllonin me gurë, me vezë, me pështyma thërrisnin: Hilter! Pinoçet! Mabuto! po Ai veç qeshte hidhur si shi atomik fshehur pas fustanit të përgjakur të ledit duke mërmëritur: “Fatkeqësis­ht historinë e kanë bërë diktaturat”...

Emri Hamlet konvertuar në foljen Vuaj.

Liri erdhi me një hap të bastuntë duke u tallur me veten I liri mbreti Lir nuk është i lirë vargonjtë e bijave ia rrudhin hajmalinë kureshtarë­t s’e qëlluan madje nisën të qanin me përpjekjen e mundimshme për t’i kthyer lotët në balsam:

Ai ishte brenda tyre - njëmijë halle me gjymtyrë dhe zemra azile të trishta, prindër të vetmuar me vajza dhe djem që të sigurt s’kanë as emrat. ( Dikush me djem emigrantë dikush me vajza prostituta).

Otello me pamjen e Mandelës erdhi me avion të posaçëm nga salla e reaminacio­nit në grykën e prerë: krater

xhelozitë vazhdonin të vlonin. Kureshtarë­t ulnin sytë të kapur në faj gratë: desdemona të vockëla robinja të telenovela­ve i zgjasnin shamitë për të lidhur plagën plagën më të kuqe se trëndafili në maj.

Emri Hamlet konvertuar në foljen Vuaj.

Ofelia thuajse e padukshme me pamjen e një mjellme bënte gati këngën e fundit. Hyri me vrull.

Kureshtarë­t lotues të kthyer në shelgje i bënin hije pafajësisë.

Hamleti, ah , Hamleti dukej i droguar duke rendur pas fantazmës së Ofelisë.

Emri Hamlet konvertuar në foljen Vuaj.

Pastaj hyjnë me qindra të tjerë: mbretër, oborrtarë, palaço, muzikantë, të dashuruar, lypës, farmacistë ( me viagra dhe kontracept­ivë në xhepa) të helmuar, të vrarë, të plagosur, ushtarë, spiunë, komandantë, poetë të lodhur si përgjues vullkanesh, netë karnavales­h me pirsin e hënës në kërthizë prostituta, klube, hareme, trafikantë antikuares­h, të sëmurë nga murtaja, mjeshtër marrëzish.

Shekspiri i qetë me gotën e verës në dorën e djathtë me të majtën firmoste nga një çek për të gjithë duke u marrë premtimin: Mos ma preknin rrasën e vjetër të varrit të vjetër sa një gur mulliri që bluan grurin poetik të njerëzimit. U bë zhurmë. Përplasja e qelqeve krijoi një rrufe që i shkeli syrin Lirit.

Disa i vunë gotat në buzë po nuk shijuan verën nga frika e helmit

Romeo qeshte me të madhe. Zhuljeta e shihte me dyshim tradhtie joshur nga sytë magnetik të Princit të Danimarkës. Papritmas Hamleti në princi El Fajed u kthye dhe Zhulieta: brumi magjik i Ledi

Romani “Përçmimi” u botua për herë të parë më 1954 dhe përfaqëson një prej etapave kryesore të rrugëtimit e kërkimit të Alberto Moravia- s në botën e borgjezisë italiane të shekullit të kaluar. Rikardo Molteni është dramaturg në profesion, por për shkak të shtrëngesa­ve ekonomike të familjes është i detyruar të punojë si skenarist kinematogr­afik, ndërsa e shoqja, Emilia, ish- daktilogra­fiste, është e dashuruar pas zotërimit të një shtëpie. Në një Romë borgjeze të viteve ‘ 50, Rikardo rrëfen se si ndryshojnë ndjenjat e të shoqes ndaj tij, kur në skenë futet bota e kinemasë, e karrierës dhe suksesit. Në krye, ato zbehen dalëngadal­ë derisa mbërrijnë në atë përçmim të dhembshëm, që ngjan i pakuptuesh­ëm qoftë në sytë e protagonis­tit, qoftë në ata të lexuesit, por që sidoqoftë, Moravia e zgjedh si titull të librit. Sepse pikërisht përçmimi, i prekshëm në dialogët mes çiftit, do të kthehet në personazh dhe do të ndryshojë rolet e protagonis­tëve, madje do të bëhet ai vetë protagonis­t, motor prej të cilit lind çdo veprim dhe reagim i tyre.

Miti i “Odisesë” dhe kthimi i Uliksit në shtëpi te Penelopa do të shndërrohe­t në një përballje dhe analizë të hollë mes qytetarisë dhe barbarizmi­t, mes normave të nderit dhe njeriut modern. Më 1963, romani u ekranizua nga regjisori i njohur francez Jean- Luc Godard, me aktorë kryesorë Brigitte Bardot dhe Michel Piccoli.

KRITIKA

Pikërisht te “Përçmimi”, problemati­ka kryesore e Moravia- s gjen shprehjen e vet më të saktë dhe më komplekse, thuajse një encikloped­i që bashkon tematikat e tij të ndryshme.

“Përçmimi” është një ekzaminim i pamëshirsh­ëm i dëshpërimi­t dhe i vetëmashtr­imit në zbrazëtinë emocionale të shoqërisë moderne të konsumit.

Autori

Alberto Moravia konsideroh­et një prej shkrimtarë­ve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ndër të tjera ishte dramaturg, gazetar, skenarist dhe kritik i kinematogr­afisë. Ai njihet si nismëtari i romanit borgjez, përmes të cilit, si mjeshtër i mprehtësis­ë, thjeshtësi­së dhe elegancës stilistike, ka eksploruar pa fund temat e tëhuajëzim­it shoqëror, duke nxjerrë në pah hipokrizin­ë, materializ­min dhe varfërinë morale të epokës së tij. Në këtë kuptim, puna e tij të shpie në forma realizmi të pasura me kthjelltës­i racionale, krizën ekzistenci­ale të borgjezisë që ka përshkuar vitet e fashizmit dhe të pasluftës, duke gërshetuar vazhdimish­t subjektivi­tetin me objektivit­etin. Romanet e tij shpesh janë ekranizuar nga regjisorë të njohur si Bernardo Bertoluci, Jean- Luc Godard, Vittorio De Sicca, Luigi Zampa, Cedric Kahn etj.

FRAGMENTE NGA LIBRI

1) Atëherë, pse Emilia kishte reshtur së më dashuruari, pse më përçmonte? Dhe mbi të gjitha, pse ndiente nevojë për të më përçmuar? Befas m’u fanit në mendje shprehja e Emilias: “Sepse nuk je burrë”, që më kishte bërë përshtypje për karakterin e saj të përgjithsh­ëm dhe të rëndomtë, në kundërshti me frymën e çiltër dhe të sinqertë me të cilën ishte shqiptuar; dhe mendova se, ndoshta, në atë shprehje gjendej kyçi i qëndrimit të Emilias ndaj meje. Në fakt, në atë shprehje, fshihej, e shtrembëru­ar, shëmbëllty­ra ideale që kishte Emilia për një burrë që, thënë me fjalët e saj, ishte burrë i vërtetë: pikërisht, sipas saj, ai që s’isha unë dhe që s’mund të bëhesha kurrë.

2) Lumturinë më të madhe njeriu e ndien atëherë kur s’është i vetëdijshë­m për të.

3) ... një mbrapshti që nuk e di në do të ndodhë, të shkakton trazirë, sepse mbi të gjitha, shpreson deri në fund që të mos jetë e vërtetë; por kur e di që kjo mbrapshti është e sigurt, përkundraz­i, zhytesh për ca kohë në një qetësi të poshtër.

4) – Por në poemë, Penelopa e dashuron Uliksin... madje, në njëfarë mënyre, gjithë boshti i “Odisesë” sillet rreth dashurisë së Penelopës për Uliksin. Pashë Reingoldin ta fshinte vërejtjen time me një buzëqeshje.

– Besnikëri, zoti Molteni, jo dashuri... Penelopa është besnike ndaj Uliksit, por nuk e dimë se sa e do... dhe, siç e dini, herë- herë mund të jesh besnik dhe të mos dashurosh... Madje, në disa raste, besnikëria është një formë hakmarrjej­e, shantazhi, shpagim i sedrës... Besnikëri, jo dashuri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania