Gazeta Shqiptare

Imazhi i Shqipërisë dhe më shumë se kaq

Sikur të mblidhnim në një manual pyetjet e turistëve do kuptonim humbjen e Negociatav­e

-

vendin tonë dhe mungesën e madhe të njohurive për të. Shumë njerëz u munduan të tregonin se faji ishte gjetkë, por në fakt duket se Shqipëria nuk njihet. Madje edhe raportet që përcillen nga Shqipëria nuk janë të mjaftueshm­e, qoftë dhe nga ambasadat. Mbase janë të sakta për kriminelët dhe korrupsion­in por jo realisht për shqiptarët. Dhe, faj jo të pakët, ka edhe Kultura për të gjithën... madje edhe projektet me paratë e ambasadave.

Këtu merr rol kultura, Dikasteri i saj në Ekzekutiv, por në masë njerëzit tanë që punojnë në ambasada, të cilët më shumë përpiqen për tarafet ose për interesat e tyre. Shembujt janë të dukshëm dhe mund të maten sesi bëhen një pjesë të tyre të njohur...

Ministria e Kulturës me politikat që bën e ka të pamundur të promovojë si duhet kulturën, apo atë që e promovon nuk ka fare impakt. Ministret e fundit treguan se nuk e bëjnë dot apo nuk kanë fuqi të marrin buxhete për këtë fushatë. Për fat, Ermonela Jaho vazhdon suksesin dhe Ismail Kadare vazhdon të marrë çmime, Doli ka sukses në Vjenë dhe pak shqiptarë andej- këndej.

Në fakt, Shqipëria ka nevojë për një politikë të tërë që ta ndihë kinematogr­afinë dhe të gjithë zhanret kulturore për të përcjellë si duhet imazhin e Shqipërisë, por jo atë që duan të shohin të huajt, por atë që kemi vërtetë, me të këqijat dhe të mirat tona. Filmi ka impakt të madh dhe nuk është nevoja të përmendim se çfarë bënë sllavët me filmat e Kusturicës apo vendet e tjera më të vogla me kulturën. Greqisë, edhe sot e kësaj dite i duhet dhe bën promovimin e vendit të saj, për të mos folur për vende të mëdha afër nesh si Turqia, për imazhin që kanë ngritur. Shqipëria mund të tregojë, me këtë rast, dhe një narracion më real për diktaturën dhe të gjithë qerthullin e saj, por jo aman bardhë e zi, si deri më sot. Tek e fundit dhe në Socializëm ka pasur shumë elementë përparimta­rë, kurse me anë të personazhe­ve negative thuheshin gjëra të cilat ata i kishin ndërmend, na vjen një prononcim i fundit i kineastit të njohur Kristaq Dhamo.

Ndoshta Dikasterit të Kulturës i duhet një përgatitje më e mirë e

Ligjit për Artin dhe Kulturën, si edhe mundësi për sponsorizi­me dhe mbi të gjitha prodhime. Shqipëria duhet të prodhojë dhe të mos mbytet në klane interesash dhe në pak emrat që promovon. Këto të fundit i kemi kudo dhe janë thjesht për të mbijetuar një palë në kurrizin e një tjetre.

Dhe të mos harrojmë kryesoren, që ka një ndikim edhe më të madh, ashtu si kemi probleme ekonomike, Shqipëria ka tashmë qytete të tëra pa kinema dhe pa salla koncertesh, me mungesën e orkestrave dhe me trupa të reduktuara teatrore... dhe me të rinj që duan të ikin. Nëse do ta shihnim me kujdes, pra, të gjithë ministrat e kulturës duhet të krijonin një institucio­n, ku duheshin të mblidheshi­n për të ndihur të ardhmen e kulturës shqiptare. Dhe, jo vetëm kaq. ( Milosao)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania