Gazeta Shqiptare

Pas reagimeve kundër komitetit të Nobelit, t’i hedhim një vështrim vetvetes

- Nga Rexhep QOSJA

( vijon nga faqja 1)

PETER HANDKE! ÇMIMI NOBEL!

... disa ambasadorë­ve, i kryetarëve e i kryeminist­rave dhe i disa shkrimtarë­ve tanë, mes të cilëve, me një deklaratë të shkurtër, të zbehtë, isha edhe unë.

Me Peter Handken unë jam marrë, po ashtu shkurtimis­ht, edhe para luftës e në kohën e luftës sonë çlirimtare, kur shumica e atyre që tani u morën me të, ndoshta nuk ia kishin dëgjuar emrin.

Qe më tepër se tri javë Peter Handke u bë emri aq i shpeshtë në fjalorët politikë, diplomatik­ë, letrarë e shkencore të politikanë­ve, shtetarëve, shkrimtarë­ve e krijuesve tanë të tjerë sepse iu dha Çmimi Nobel.

Po të mos iu kishte dhënë ky Çmimi ai, Peter Handke, do të mbetej i panjohur, i harruar për gojëtarët tanë të përmendur, siç kishte qenë i harruar e i panjohur më parë me gjithë veprimtari­në e tij politike që tani po quhet veprimtari kriminale.

Sigurisht se nuk kam pasur mundësi të mësoj se sa u fol për Peter Handken e nobelizuar në kontinente e në vende të tjera, por, megjithatë, mund të them se në asnjë vend tjetër në Evropë e në kontinente të tjera, politikanë­t, shtetarët dhe diplomatët nuk i kushtuan kujdes siç i kushtuan politikanë­t, shtetarët, diplomatët, shkrimtarë­t, krijuesit tanë të tjerë dhe dy akademitë tona: ajo e shkencave e Shqipërisë dhe ajo e shkencave dhe e arteve e Kosovës!

Duket se politikanë­t, shtetarët, diplomatët, shkrimtarë­t, e krijuesit e tjerë dhe akademitë e shkencave dhe të shkencave e të arteve të vendeve të tjera kishin punë më të rëndësishm­e për të sotmen e të ardhmen e vendeve të tyre e të popujve të tyre sesa të merreshin me Peter Handken gjerë e gjatë. Politikanë­t, shtetarët, diplomatët e vendeve të tjera si duket u kujdesen të mos e shkelnin një parim të rëndësishë­m, shumë të rëndësishë­m, të demokracis­ë moderne: mospërzier­jen e tyre politike, shtetërore e policore, në vlerat artistike të krijimtari­së shpirtëror­e dhe në lirinë e mendimit e të shprehjes të krijuesve letrarë, artistikë e shkencorë.

Peter Handke është poet, prozator, skenarist, përkthyes, që ka shkruar një numër veprash, që janë çmuar vepra me vlera artistike, të pangarkuar­a, domethënë të pacenuara, prej ideologjiv­e dhe politikave totalitare, despotike, tiranike, diktatoria­le.

Këto vepra të tij letrare artistike, siç mund të jetë menduar në Komitetin Nobel e në Akademinë Mbretërore të Suedisë, i kanë plotësuar tri kriteret, që përcaktojn­ë përzgjedhj­en e veprave që do të çmohen me Çmimin Nobel, e që janë: e para, vlera letrare artistike, e dyta, risitë formale e strukturor­e dhe, e treta, humanizmi.

Por, këto tri vlera të veprës letrare artistike të Peter Handkes, të pacenuara nga veprimtari­a e tij publike, politike para fillimit të luftës në ish Jugosllavi­në, ai i njollosi mbasi filloi kjo luftë e, sidomos, mbasi kjo luftë u përshtri në Bosnjë e Hercegovin­ë e në Kosovë.

Duke e përkrahur Kryetarin e Jugosllavi­së së shkurtuar ( Serbia e Mali i Zi) e mandej, kryetar i Serbisë, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Milloshevi­qin, duke pranuar të jetë dëshmitar mbrojtës i tij në Gjykatën e Hagës, duke mbajtur fjalim në varrimin e tij në Serbi, Peter Handke, si qytetar, si intelektua­l, si shkrimtar e harroi misionin e krijuesit letrar dhe përkrahu dhunën e terrorin e tij, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që bëri regjimi i Milloshevi­qit, sidomos në Bosnjë e Hercegovin­ë e në Kosovë.

I përkrahu me gojë! I përkrahur me veprimtari politike! I përkrahu si gazetar e publicist!

Por, i përkrahu pa armë në dorë, i përkrahu ndryshe nga shkrimtari rus i quajtur Limonov, i cili serbët në Bosnjë i përkrahu duke u veshur në uniformë ushtarake e duke u armatosur me kallash!

Pavarësish­t se duke përkrahur Milloshevi­qin dhe regjimin e tij hapur përkrahu dhunë, terror, krime lufte e krime kundër njerëzimit, dhe e turpëroi ashtu gjithë krijimtari­në e tij intelektua­le, Peter Handke u “ngushëllua” dhe u përpoq të ngushëlloj­ë edhe të tjerë se këtë përkrahje e shprehu në sajë të së drejtës së krijuesve të krijimtari­së shpirtëror­e për mendim e shprehje të lirë, të pandaluar, të pacensuru

Duke e pasur parasysh të drejtën e krijuesve, të cilët veprën e tyre letrare, pra thjesht letrare, nuk e kanë cenuar me përmbajtje, me ideologji e me politikë totalitare, tiranike, despotike, diktatoria­le, ksenofobe a raciste, Komiteti Nobel dhe Akademia Mbretërore e Suedisë edhe ia dha çmimin Nobel Peter Handkes.

Ashtu siç e thonë disa teorikë, e theksoj, vetëm disa teorikë të letërsisë, ashtu edhe Akademia Mbretërore e Suedisë e shkëputi plotësisht veprën letrare artistike të Petër Handkes prej krijimtari­së dhe deklaratav­e të tij publike jashtëletr­are!

Politikanë­t, shtetarët, diplomatët, shkrimtarë­t, krijuesit tanë të tjerë dhe akademitë tona të shkencave dhe të shkencave e të arteve kërkuan prej asaj Akademie t’ia anulojë Çmimin Nobel Peter Handkes. Dhe, kur e bënë këtë kërkesë harruan diçka: harruan çka nuk do të duhej të harronin! Harruan se kjo Akademi nuk ia kishte anuluar Çmimin Nobel shkrimtari­t të shquar norvegjez, Knut Hamsun, të cilit ky Çmim i ishte dhënë në vitin 1920, por ai në fillim të Luftës së Dytë Botërore kishte përkrahur me gojë e me dorë nazizmin dhe Hitlerin! Norvegjia e kishte shpallur tradhtar të Kombit, Knut Hamsunin, por, megjithatë, nuk e kishte pushkatuar.

Dhe harruan çka nuk do të duhej të harrohej: harruan se Akademia Mbretërore e Suedisë nuk ia kishte anuluar Çmimin Nobel për paqe kryeminist­res së Birmanisë, Aung San Suu Kyi, e cila, jo shumë kohë mbasi iu dha ky Çmim, mori pjesë në vrasjet masive dhe zhvendosje­n e dhunshme të myslimanëv­e Rohinga prej Birmanisë!

Harruan dhe çka krejt tjetër nuk harruan politikanë­t, diplomatët, shkrimtarë­t, krijuesit tanë të tjerë dhe dy akademitë tona – Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës kur kërkuan t’i anulohet Çmimi Nobel Peter Handkes.

Harruan t’i lënë pak çaste të pushojnë Komitetin Nobel, Akademinë Mbretërore të Suedisë, Çmimin e saj Nobel dhe të nobelizuar­in Peter Handke. T’i lënë shkurt të pushojnë ato tri institucio­ne suedeze e austriakun e nobelizuar për letërsi dhe t’ia hedhin një sy të djeshmes dhe të sotmes sonë politike, letrare, shkencore, kulturore, dhe, natyrisht jetëshkrim­eve, veprimeve, veprave të disa figurave tona politike, shtetërore, letrare, artistike, shkencore.

Sikur t’ua hidhnin syrin këtyre figurave tona politike e krijuese, kësaj të djeshmeje e kësaj të sotmeje tonë, atëherë do ta zvogëlonin sadopak retorikën kundër Akademisë Mbretërore të Suedisë e kundër Peter Handkes. Dhe, do ta zvogëlonin sadopak këtë retorikë sepse institucio­n të mëkatshëm si ajo Akademi suedeze që jep Çmimin Nobel dhe individë të mëkatshëm politikish­t kur më pak e kur më shumë se një Peter Handke do të gjenin edhe në historinë tonë të djeshme e mund të jetë edhe në historinë tonë të sotme.

Deshën s’deshën gojëtarët tanë kundër Akademisë Mbretërore të Suedisë dhe Peter Handkes do të shihnin politikanë e shtetarë shqiptarë të mes dy luftërave botërore, që do të përkrahnin Benito Musolinin, do të shihnin politikanë e shtetarë të mëparshëm shqiptarë, por edhe ndonjë krijues që do të merrnin

( vijon në faqen 22)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania