Gazeta Shqiptare

BEKIM LATIFI Fëmija që iku si emigrant, kthehet si artist për të mbrojtur teatrin

Rrëfimi i aktorit të teatrit gjerman: Godina, arkitektur­ë e mrekullues­hme “Kur më 24 korrik pati sulme nga policia, lajmi u dha në çdo media gjermane. Mendova se duhej të bëja diçka”

- Fatmira Nikolli

Iikur nga Shqipëria më 1999 si emigrant, 20 vite më vonë, Bekim Latifi kthehet në atdhe tashmë si artist. Arsyet e ikjes, njësoj si arsyet e kthimit, janë përballje me të metat e pushtetit në vendlindje. Ai ka ardhur të vërë në skenën e Teatrit Kombëtar që menaxhohet nga mbrojtësit protestues të Aleancës që ruajnë teatrin nga vendimi i qeverisë prej shembjes. “Kam lindur në Durrës. Kam ikur nga Shqipëria më 1999ën me familjen time. Isha 4 vjeç. Jam rritur atje dhe kam kryer shkollën për aktrim në Mynih. Kam tri vite që punoj për Teatrin Thalia në Hamburg”, thotë ai. Lajmin për protestën në mbrojtje të teatrit e ka mësuar nga media. “Nga media, nga media sociale dhe nga media shqiptare. Më pas më 24 korrik kur ishte përpjekja e policisë për të hyrë në teatër ishte çasti kur nisa të mendoj se duhet të bëja diçka. Mendoja të kontaktoja teatrin tim ku punoj në Gjermani për të bërë një plan se çfarë mund të bënim këtu”, thotë ai. Latifi tregon se çështja njihet gjerësisht në Gjermani, sepse “disa media të mëdha gjermane e publikuan lajmin, sidomos pas sulmeve të policisë më 14 korrik këtu. Ai ishte momenti që çdo media e botoi lajmin”. I pyetur nëse e mbështetën prindërit dëshirën e tij për të ardhur me shfaqje në shenjë solidarite­ti, ai u përgjigje: “Po patjetër, ata janë në anën time. Mendojnë se është me rëndësi të jem këtu dhe të tregoj mbështetje e të ketë më shumë vëmendje edhe në Gjermani për këtë çështje”.

RIKTHIMI NË ATDHE

Para së gjithash, dua të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e këtij teatri të bukur. Jam ulur me Neritanin ( Liçajn) e Linditën ( Komanin) dhe është një nder i madh të jem këtu. Kam ardhur dje në Tiranë dhe për mua është shumë e rëndësishm­e të jem këtu dhe jam i lumtur që do luaj sonte, për të luftuar për këtë godinë të bukur, të luftoj për këtë teatër dhe për të treguar solidarite­t me kolegët e mia shqiptarë dhe dua të falënderoj Aleancën, që ka më ka respektuar kaq shumë dhe që ka organizuar dhe më ka dhënë mundësinë për të luajtur sonte”.

Kështu e nisi konferencë­n Bekim Latifi. Kur teatri është braktisur nga shumë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, nga Hamburgu, një shqiptar i ikur herët, kur sapo kish mësuar të fliste, kthehet bashkë me teatrin gjerman për të bërë ç’mundet të bëjë një i ikur. Ai ndjehet krenar dhe ndjen që do të tregojë që Aleanca dhe lufta për këtë teatër, kanë një partner të fortë. “Nga ana tjetër, për mua është nder i madh që do luaj sonte këtu në këtë teatër të bukur, sepse besoj që është simbol i kulturës shqiptare i disa dekadave. Është figurë identifiku­ese për shoqërinë dhe shikoni këtë godinë të bukur. E ndërtuar më 1939- ën, është një kryevepër arkitektur­e”, tha Latifi, i cili kupton mjaft mirë shqip, por përgjigjet në anglisht që të jetë si sigurt për atë që po thotë.

KUSHTE DHE VENDE

Duke qenë se vjen nga një teatër gjerman, ku kushtet janë më të mira se në teatrin që mbrohet nga një grup njerëzish që protestojn­ë, ai pyetet edhe për kushtet e Teatrit Kombëtar, nga audio te komunikimi me publikun dhe ndriçimi, duke i bërë me dije, edhe se një nga arsyet që qeveria jep për shembjen e tij, është mungesa e kushteve.

“Për mua kjo nuk ka sens. Është e dukshme që ky teatër ka nevojë për restaurim, por ju duhet ta mbroni teatrin për ta restauruar, për ta bërë më të bukur e me standarde europiane. Ruajtja e godinës dhe restaurimi i saj besoj se janë gjërat më të rëndësishm­e”, thotë Latifi. Ai kujtoi se në teatër do të luante pa skenografi­në që ka në Gjermani shfaqja. “Po bëj një version ‘ unplugged’. Nuk do kem nevojë për shumë gjëra, e dija më parë këtë dhe me duhet vetëm një dritë, një karrige dhe një skenë. Të njëjtën gjë do të bëj edhe d y javë në Amerikë. Do kem një tur atje dhe do luaj në Teksas, Kansas Siti dhe Siatëll”, tha Latifi. Aktori shqiptar i teatrit gjerman tha se “kjo ndërtesë gjithë çka nevojë është një restaurim për të siguruar disa gjëra teknike. Gjithashtu, besoj se bashkë me kolegët shqiptarë, dëshira është që të ketë një teatër të ri modern, por më këtë ndërtesë që rri këtu, sepse është kaq e rëndësishm­e”.

MESAZHI I KAFKËS PËR SHQIPTARËT

I pyetur për mesazhin e veprës, ai tha se është padyshim një çështje edhe shqiptare, ajo me të cilën merret shfaqja. “Është rreth emigrimit dhe ikjes nga një vend. Siç edhe personazhi i librit të Kafkës te Amerika, ju do ju kujtohet gjithnjë vendi juaj, kultura e vendit tuaj dhe kur më pas shkoni në një vend të ri, gjeni standarde të reja atje dhe duhet të jetoni me to, reflektoni mbi to, mendoni mbi to. Dhe besoj se kjo është një çështje edhe shqiptare; ju shkoni në Gjermani ose në SHBA dhe përpiqeni të dini gjithnjë se çfarë po ndodh me vendin tuaj. Mendoni për të shkuarën, mendoni se nga jeni dhe kjo është pjesa perfekte për t’u luajtur në Tiranë. Kanë ikur shumë shqiptarë nga këtu dhe kthehen gjithnjë, siç bëj edhe unë. Edhe unë, vij çdo verë në Shqipëri, që të vizitoj familjen, për të kaluar pushimet”, tha Latifi.

Historia personale e ikjes së tij dhe e rikthimi si artist në një situatë krejt të pazakontë i shton më shumë peshë shfaqjes. Shqiptari që ikën jashtë, që rritet e edukohet me format e lirisë dhe demokracis­ë, që edukohet me shprehjen e lirë të mendimit, kthehet për të mbrojtur atë që i takon vendit të tij të origjinës. Gjithë kjo situatë për Latifin është “një përgjegjës­i e madhe”. “Kam lexuar në lajme për gjithë procesin, për protestën dhe çfarë po ndodhte në vend, për politikat jotranspar­ente. Për mua ka qenë shumë e rëndësishm­e që të merrja sa më shumë gjer manë që janë përfshirë në këtë proces, për t’ju treguar çfarë po ndodhte këtu në këtë vend, që të ndihmoja dhe të tregoja solidarite­tin me këta njerëz. Ndonjëherë duket shumë sureale që jam këtu sonte në këtë mënyrë”, fi dje para mediave.

 ??  ?? Lindita Komani, Bekim Latifi dhe Neritan Liçaj dhe gjatë konferencë­s për mediat
Lindita Komani, Bekim Latifi dhe Neritan Liçaj dhe gjatë konferencë­s për mediat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania