Gazeta Shqiptare

E propozuara për ambasadore e SHBA: Krimi, problem në Shqipëri

Yuri Kim kërkon aprovimin përpara Senatit Amerikan për të drejtuar misionin në Tiranë "Do t'i shtyj liderët politikë të zgjidhin krizën"

-

Epropozuar­a e Trump për ambasadore në Shqipëri, diplomatja Yuri Kim, që është propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për ambasadore në Tiranë ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të Senatit, ku u shpreh se nëse do të konfirmohe­t, do të bashkëpuno­jë ngushtë me qeverinë shqiptare. Kim ka shpalosur edhe strategjin­ë. Një pikë e nxehtë është zgjidhja e krizës politike, por pa harruar ndikimin rus e kinez, por edhe çështjen e luftëtarëv­e të huaj të ISIS. "Do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshë­m për të arritur në 2% të investimev­e të mbrojtjes deri në vitin 2024ën, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate. Do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik. Do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri, në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA- ve dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet. Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt për krimin e organizuar, sidomos trafiku i grave dhe narkotikëv­e. Është një problem shumë serioz. Do të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucio­net e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjev­e ruse dhe Kinës, që përpiqet të infiltrojë në ekonominë e tyre. Do të punojmë ngushtë për të zhvilluar kapacitete­t si aleat i NATO- s. Luftëtarët e huaj që janë të arrestuar është sfidë e madhe nëse konfirmohe­m ambasadore do të punoj me qeverinë për të zgjidhur këtë çështje. Ne kemi një mike të fortë dhe besnike si Shqipëria. Shqipëria ka qenë gjithashtu një partnere e besueshme globale në koalicioni­n për të mposhtur ISIS- in. Do ta bëj Shqipërinë gjithashtu një aleat më të fortë, më të aftë të Shteteve të Bashkuara. Më thelbësore, unë do të forcoja ndihmën diplomatik­e dhe të ndihmës në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të inkurajojn­ë Shqipërinë të zbatojë plotësisht reformat gjyqësore, të vazhdojë verifikimi­n e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e dhe krijimin e një strukture speciale të pavarur, Struktura Kundër Korrupsion­it dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Gjithashtu do të dyfishoja angazhimin dhe ndihmën teknike amerikane në hetim, ndjekje penale dhe ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar" tha Kim. Përsa u përket muxhahedin­ëve që jetojnë në Shqipëri, Kim u shpreh: "Synimi ynë numër një është që ata të jenë të sigurt, por edhe të integrohen në Shqipëri si dhe të jenë qytetarë produktivë", tha ajo. Kim u propozua nga Trump në qershor për të zëvendësua­r Donald Lu. Ajo është një diplomate karriere, që ka mbajtur funksione të ndryshme dhe detyra të larta në shërbimin e jashtëm amerikan. Yuri Kim, me origjinë aziatiko- amerikane është zyrtare e lartë e shërbimit të jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO- n. Në Departamen­tin e Shtetit ajo ka drejtuar zyrën e Evropës Jugore. Më herët ajo ka qenë drejtoresh­ë për qendrën e studimeve për diplomaci në DASH, si dhe shefe e kabinetit e zv. sekretarit të shtetit. Ajo ka shërbyer gjithashtu si asistente speciale e ndihmëssek­retarit të shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin. Në këtë rol ka qenë pjesë e delegacion­it amerikan në bisedimet shumëpalës­he mbi programin nuklear të Koresë së Veriut. Gjithashtu, Kim ka qenë konsulle politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacion­it të SHBA- ve në bisedimet që synojnë denukleari­zimin të Koresë së Veriut. Diplomatja Yuri Kim, e propozuar nga presidenti Trump pritet të zërë vendin ambasadori­t Donald Lu, të larguar në maj të 2018- ës.

 ??  ??
 ??  ?? Diplomatja Yuri Kim
Diplomatja Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania