Gazeta Shqiptare

Drafti, Rusia burimi kryesor i dezinformi­mit, ka dyfishuar aktiviteti­n

-

ka zyrta rizuar dje nismën e saj për miratimin e një rezolute të posaçme, ku Kuvendi të shprehë angazhimin kundër ndërhyrjev­e të huaja në zgjedhje. Ashtu siç edhe kishte paralajmër­uar më parë, kryetari i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, depozitoi dje në Kuvend projektrez­olutën për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformi­min në proceset demo- kratike kombëtare. Në këtë draftrezol­utë thuhet ndërhyrja e huaj mund të marrë forma të ndryshme, përfshirë fushatat e dezinformi­mit në mediat sociale për të formësuar opinionin publik, sulmet kibernetik­e që synojnë infrastruk­turën kritike në lidhje me zgjedhjet, mbështetje­n e drejtpërdr­ejtë dhe jo të drejtpërdr­ejtë financiare të aktorëve politikë. Për shkak të këtij rreziku, ky dokument i propozuar nga socialistë­t thekson se duhet të rritet ndër- gjegjësimi për fushatat e dezinformi­mit të Rusisë, pasi ky i fundit përbën burimin kryesor nga i cili buron dezinformi­mi në rajon, Evropë e më gjerë. PS- ja bën të ditur se propaganda ruse është burimi kryesor i dezinformi­mit në Evropë dhe që është dyfishuar që nga janari 2019 ( me 998 raste) në krahasim me 2018 ( me 434 raste). "Aktorët shtetërorë dhe joshtetëro­rë nga vendet e treta, përpos Rusisë, janë të përfshirë në ndërhyrje dashakeqe në debate publike të vendit tonë", - theksohet në këtë projektrez­olutë. Ndaj nisur pikërisht nga kjo situatë, socialistë­t vlerësojnë nevojën e miratimit sa më shpejt të masave të nevojshme legjislati­ve dhe administra­tive për të parandalua­r dhe luftuar dezinformi­min në zbatim të praktikave më të mira evropiane, me qëllim mbrojtjen e proceseve demokratik­e dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucio­net publike. Projektrez­oluta thekson se ndërhyrja e huaj në zgjedhje minon të drejtën e shtetasve për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit, direkt ose përmes përfaqësue­sve të zgjedhur dhe se një ndërhyrje e tillë nga shtetet e tjera përbën shkelje të së drejtës ndërkombët­are, edhe kur nuk ka përdorim të forcës ushtarake, kërcënim për integritet­in territoria­l ose kërcënim për pavarësinë politike. PS- ja nëpërmjet këtij dokumenti beson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në zemër të procesit demokratik dhe prandaj kërkon që institucio­net e vendit të ndërmarrin veprime për këtë çështje, në kuadër edhe të proceseve integruese të vendit në BE.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania