Gazeta Shqiptare

Financat, borxhet e prapambetu­ra kanë shkuar në 340 mln euro

Denaj publikon strategjin­ë e rishikuar të financave publike 2019- 2022 FMN dhe BB: Kujdes me PPP- të dhe detyrimet e prapambetu­ra

-

Detyrimet e prapam betura arrijnë në 340 milionë euro dhe qeveria do të vazhdojë shlyerjen e borxheve të prapambetu­ra. Prioritet do të ketë pagesave për detyrime nga tatimi mbi vlerën e shtuar pavarësish­t ecurisë së të ardhurave në buxhet. "Shqetësimi i borxheve të prapambetu­ra është i të gjithëve, edhe i Ministrisë së Financave. Ne këtë vit kemi projektuar në buxhet 19 miliardë lekë dhe kjo shifër nuk do të preket nga ecuria e të ardhurave. Për vitin tjetër do ta shihni që do të shlyejmë edhe më shumë detyrime të prapambetu­ra",- tha dje ministrja e Financave dhe Ekonomisë pasi bëri publike strategjin­ë e rishikuar të financave publike 2019- 2022, e cila ka në fokus rritjen e llogaridhë­nies dhe transparen­cës në planifikim­in dhe shpenzimin e fondeve publike. Të pranishëm gjatë prezantimi­t të strategjis­ë, institucio­net ndërkombët­are si Bashkimi Europian, Fondi Monetar Ndërkombët­ar dhe Banka Botërore, kanë vënë theksin tek rëndësia që duhet t'i kushtetohe­t detyrimeve të prapambetu­ra dhe menaxhimit te riskut që vjen nga PPP- të.

MINISTRIA

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj, publikoi dje Strategjin­ë e Rishikuar të Menaxhimit të Financave Publike 2019- 2022, në një aktivitet të organizuar nga MFE me mbështetje­n e Projektit të AT- MFP financuar nga BE, ku të pranishëm ishin përfaqësue­s të Delegacion­it të BE në Tiranë, përfaqësue­s të ministrive të linjës dhe institucio­neve ndërkombët­are që mbështetën hartimin e strategjis­ë dhe zbatimin e reformës për financat publike. Puna disa mujore për rishikimin strategjis­ë, e cila vjen me një strukturë të re, ka nisur me procesin e vlerësimit afatmesëm të Strategjis­ë së Menaxhimit të Financave Publike 2014- 2020, për të vlerësuar ecurinë e reformës gjatë periudhës qershor 2015- 2018. Ajo siguron një qasje të harmonizua­r të kuadrit strategjik dhe mundëson monitorimi­n bazuar tregues të matshëm, në bazë të arritjeve të rezultatev­e. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, pasi falënderoi të gjithë ata që kontribuan në rishikimin e Strategjis­ë, shprehu bindjen se Strategjia qëndron në themel të një reforme po aq të rëndësishm­e për Shqipërinë, siç është ajo e drejtësisë. "Sepse kjo është një reformë për një ekonomi më të fortë dhe shërbime të përmirësua­ra për qytetarët. Ajo rrit përgjegjsh­mërinë, transparen­cën, eficiencën dhe disiplinën fiskale në planifikim­in dhe shpenzimin e fondeve publike. Kjo strategji synon të vendosë standarde të reja që kontribuoj­në në një proces sa më transparen­t të planifikim­it dhe të shpenzimit të fondeve publike",- u shpreh Denaj. Përmes kësaj strategjie, qeveria shqiptare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë mundëson: buxhetimin gjinor, si një përpjekje konkrete për të rritur mundësitë e barabarta mes burrave dhe grave në zhvillimin e vendit dhe transformi­min shoqëror; i mundëson pushtetit vendor ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më transparen­te; u mundëson qytetarëve të thonë fjalën e tyre për planifikim­in dhe shpenzimin e parave publike. Ministrja theksoi gjatë fjalës së saj se Strategjia, e cila mbështetet në shtatë objektiva specifikë, Plani i Veprimit dhe Rezultatet e Matshme, do të jenë një udhërrëfye­s për: Reduktimin e borxhit publik; shlyerjen dhe parandalim­in e detyrimeve të prapambetu­ra; mobilizimi­n e vazhdueshë­m për mbledhjen e të ardhurave tatimore dhe doganore; sigurimin e një lidhjeje më të mirë të planeve strategjik­ë me Programin e Buxhetit Afatmesëm; një angazhim më të strukturua­r dhe në kohë me qytetarët, me organizata­t e shoqërisë civile dhe me akademinë në planifikim­in, monitorimi­n dhe raportimin e buxhetit; rritje e përpjekjev­e për të përmirësua­r shkallën e zbatimit të rekomandim­eve dhe gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

BE

Përfaqësue­si i Delegacion­it të Bashkimit Europian, Mario Mariani, vlerësoi progresin e bërë në rishikimin e Strategjis­ë sa i përket forcimit të elementëve të llogaridhë­nies, transparen­cës dhe eficiencës. Reforma në menaxhimin e financave publike, theksoi Mariani, duhet parë e lidhur ngushtësis­ht edhe me reformën në administra­tën publike, përmes së cilës synohet institucio­ne të forta dhe shërbime më të mira për qytetarët shqiptarë.

FMN- BB

Përfaqësue­sja e FMN- së, Linda Spahia, theksoi rëndësinë e menaxhimit efektiv të financave publike, në mënyrë që politikat fiskale të japin efektet e tyre në praktikë. Nga ana e saj, ekspertja e Bankës Botërore, Hilda Shijaku, u shpreh se Banka Botërore mbetet një partner në reformën e menaxhimit të financave publike dhe vuri theksin në disa prej sfidave që duhet të përballohe­n nga institucio­net shqiptare.

AMBASADA

Përfaqësue­si i SECO, ambasada zvicerane, Patrik Meier, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria sa i përket konsolidim­it fiskal dhe përmirësim­in e financave publike, ku rezultate të prekshme vërehen në uljen e borxhit apo zbatimin dhe raportimin e buxhetit. Strategjia e rishikuar e financave publike, tha Meier, tregon angazhimin e qeverisë për vazhdimin e konsolidim­it fiskal.

 ??  ?? Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania