Gazeta Shqiptare

Vrasja në Dukagjin, vëllai i viktimës dhe djali kërkojnë lirimin e kushëririt Marash Arra

S'ka lidhje me ngjarjen, është si vrasje e dytë për ne"

-

SHKODËR - Për familjen Arra arrestimi i Marash Arrës, i dyshuar nga policia fillimisht si autor i vrasjes së kushëririt të tij Lazër Arra në fshatin Palaj të Dukagjinit në Shkodër është si një vrasje e dytë.

Vëllai i viktimës, por edhe djali i tij mohojnë se kushëriri i tyre Marash Arra të jetë autor i kësaj vrasje. Vëllai i viktimës dhe djalin e tij e gjejmë në një shtëpi bashkë me babanë e autorit të dyshuar nga policia ndërsa kërkojnë lirimin e Marash Arrës duke qenë se sipas tyre s'ka asnjë lidhje me vrasjen. Policia e dyshonte për "vrasje me paramendim" por kjo vepër penale është hedhur poshtë nga prokuroria në seancën

VRASJA

Lazër Arra u vra në 21 tetor rreth orës 10: 00 në fshatin Palaj të Dukagjinit teksa po sillte prodhimet e dimrit drejt Shkodrës. Policia dyshoi fillimisht për veprën penale "vrasje me paramendim", por prokuroria e ka hedhur poshtë duke e hetuar vetëm për veprën penale "moskallëzi­m krimi". Gjykata e shkallës së parë në Shkodër dha masën e sigurisë "arrest me burg" me afat 30 ditë për Marash Arrën deri sa të mbërrijnë aktet e ekspertimi­t për rrobat e tij. për masën e sigurisë, e cila Arra tregon se si ditën e ngdyshon për Marash Arrën jarjes Lazër Arra që u qëllua vetëm për veprën penale me dy plumba dhe kushëriri "moskallëzi­m krimi". i tij janë nisur së bashku për

Vëllai i viktimës Fran të dërguar prodhimet e dimrit nga Dukagjini në Shkodër. Arrestimi i Marash Arrës sipas vëllait të viktimës është një njollë e zezë që po i mbetet familjes së tyre në një kohë kur kushëriri nuk ka asnjë lidhje me këtë vrasje. Edhe djali i viktimës, Marjan Arra, i cili nuk ndodhej në Shqipëri kur ndodhi vrasja i ka bërë edhe një letër prokuroris­ë së Shkodrës duke i treguar se kushëriri i tij Marash Arra nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e babait të tij duke kërkuar lirimin e menjëhersh­ëm të kushëririt.

Babai i të arrestuari­t, Ndok Arra tregon se një natë para vrasjes viktima dhe kushëriri i tij i arrestuar kanë qenë së bashku në Dukagjin duke ngrënë ndërsa rrëfen edhe marrëdhëni­et shumë të mira mes tyre. Të pyetur se a ka lidhje kjo vrasje me parcelat e drogës të asgjësuara nga policia në Dukagjin, familjarët e viktimës e mohojnë një gjë të tillë. Familjarët kërkojnë që policia ta zbardh vrasjen e Lazër Arrës dhe të gjejë autorin e vërtetë si dhe të lirohet sa më parë Marash Arra.

 ??  ?? Viktima Lazër Arra
Viktima Lazër Arra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania