Gazeta Shqiptare

E ekzekutuan për pazaret e drogës, gjykata dënon me 31 vite burg vrasësit e Zarif Alliut

Ngjarja e vitit 2017, prokuroria: Një nga autorët i kishte 12 mijë euro borxh viktimës Vendimi, togat e zeza japin 17 vite heqje lirie për Spiro Xholin dhe 14 vite për David Myrten

-

Gjykata e Korçës ka dhënë dje vendimin për dy të akuzuarit e vrasjes së 42- vjeccarit Zarif Alliu për pazaret e drogës. Ngjarje kjo e ndodhur ndodhur fshatin Braçajn të Devollit më 18 Mars të vitit 2017. Prokuroria e Korçës kërkoi 18 vite burg për David Myrten dhe 18 vite për Spiro Xholin, por Gjykata ka vendosur t'i dënojë përkatësis­ht me 14 dhe 17 vite. Sipas hetimeve të prokuroris­ë një nga autorët i kishte viktimës Alliu 12 mijë euro borxh për transporti­n e drogës nga kufiri i gjelbër.

DOSJA E PLOTE E PROKURORIS­Ë

Në datë 18.03.2017, rreth orës 20.40, është marrë informacio­n se në vendin e quajtur fshati Braçanj, rrethi Devoll janë gjetur të dëmtuar tre shtetas të cilët kanë kërkuar ndihmë në fshatarët. Të dëmtuar janë shtetasit Zarif Alliu, Daniel Tole dhe Mendar Burnazi. Njoftimi është bërë nga fshatarë të zonës ku kishin trokitur të dëmtuarit Daniel Tola dhe Mendar Burnazi për ndihmë. Në momentin e parë ka shkuar Policia e Komisariat­it të policisë Devoll, ku gjatë intervisti­mit të njërit prej të dëmtuarve konkretish­t Danjel Tola jemi orientuar mbi ngjarjen, pasi i dëmtuari tjetër Mendar Burnazi si argumente të ngjarjes i lidhte me emigrimin nga kufiri jeshil, ndërsa i dëmtuari Daniel Tola nuk nxirrte këtë argument thjesht që kishte shkuar për të marrë shokët e tij pasi e ishte kërkuar nga Mendari në telefon.

Sipas shtetasit Daniel Tola, pasi është telefonuar nga Mendari i është kërkuar të shkonte në fshatin

PRITA

Sipas të dëmtuarit Mendar Burmazi, mësojmë se viktima kishte patur marrëdhëni­e me një shtetas ende të paidentifi­kuar, i cili i ka ngritur pritë duke i marrë nga një pikë takimi përgjatë rrugës nacionale Korçë- Bilisht dhe i ka çuar në fshatin Braçanj tek varrezat, ku sapo zbritën, kishte persona të tjerë që i prisnin me sende të forta nëpër duar dhe ndaj tyre është përdorur dhunë barbare, por më shumë mbi Zarifin

Brançanj se dhe taksinë që do merrte do ja paguante ai. Ka marrë taksi në qytetin e Bilishtit dhe është nisur në drejtim të fshatit Braçanj. Taksia kushtonte 1500 lekë. Në momentin që është afruar në fshat nga numri i Mendarit është telefonuar sërish duke e orientuar për të qëndruar në afërsi të fshatit në rruga që njihet si rruga e varrezave rreth 20 metra pa hyrë në fshat. Në momentin e qëndrimit nga një magazinë aty afër ka dalë një person që i dëmtuari e përshkruan në deklarimet e tij, i ka parë fytyrën në ndriçimin e makinës dhe ka fiksuar xhupin që mbante veshur ky person. Personi që ka dalë nga kjo magazinë i ka kërkuar Danielit të largohet 100 metra nga makina, ka shkuar dhe ka paguar taksinë dhe më pas e kanë marrë me forcë dhe e kanë çuar në afërsi të varrezave ku ka parë disa persona në errësirë dhe të shtrirë dhe të dëmtuar Zarif Alliu dhe Mendar Burnazin, ku i është kërkuar nga personat e tjerë që t'i merrte të dëmtuarit të kujdesej për ta dhe më pas autorët janë larguar nga fshati duke i lënë atje. Më pas kanë kërkuar ndihmën e familjarëv­e në banesat aty pranë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan gjurmë biologjike të freskëta njollash të kuqërremta si ato të gjakut, bisht cigare dhe pjesë sendesh të forta me njolla të kuqërremta si ato të gjakut ( copa druri). Dy bidonë plastikë të vëllimeve 0.5 litër dhe 1. litër ku nga përpunimi në kushte laboratori­ke u përftua një gjurmë papilare gishti për të cilën u bënë vendimet daktilosko­pike përkatëse.

I dëmtuari Zarif Alliu dhe Mendar Burnazi për shkak të dëmtimeve u transportu­an në spitalin civil Korçë dhe si pasojë e dëmtimeve të mëdha shtetasi Zarif Alliu ka ndërruar jetë në orën 06.40 minuta. Nga të dhënat e pata të administru­ara në lidhje me hetimin rezulton se shtetasit e dëmtuar, viktima Zarif Alliu dhe i dëmtuari Mendar Burnazi dyshohet të kenë patur aktivitet kriminal në drejtimin e transporti­t të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e rrethit të Devollit, i cili duhet të jetë dhe motivi i kësaj ngjarje. Ku në deklarimin e mëvonshëm marrë nga i dëmtuari Mendar Burmazi mësojmë se viktima kishte patur marrëdhëni­e me një shtetas ende të paidentifi­kuar, i cili i ka ngritur pritë duke i marrë nga një pikë takimi përgjatë rrugës nacionale KorçëBilis­ht dhe i ka çuar në fshatin Braçanj tek varrezat ku sapo zbritën kishte persona të tjerë që i prisnin me sende të forta nëpër duar dhe ndaj tyre është përdorur dhunë barbare, por më shumë mbi Zarifin, pasi inati dhe problemi ishte me Zarifin ku i dëmtuari shprehet se ishte një detyrim që i duhej paguar nga personi që ai identifiko­n si "dajo" jo nga zona e Korçës por nga Shqipëria e Mesme ose e Veriut në një shumë prej 12000 euro për transport të lëndëve narkotike. Nga informacio­ni i marrë në këtë zonë për persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të dyshuar për këtë ngjarje janë marrë dhe shoqëruar persona të ndryshëm nga fshati Braçanj ku ka ndodhur dhe ngjarja sipas përshkrime­ve të bëra nga i dëmtuari i tretë Daniel Tole. Në veprimin procedural të paraqitjes për njohje shtetasi Daniel Tole ka njohur ndër të tjerë shtetasin David Myrte, i datëlindje­s 1992, në Korçë, fshati Braçanj, i dënuar me parë, si një nga autorët e ngjarjes të mësipërme. Shtetasi David Myrte ka qenë më përpara i dënuar në shtetin grek për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

 ??  ?? David Myrte në sallën e gjyqit
David Myrte në sallën e gjyqit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania