Gazeta Shqiptare

Botaniku shkon në gjyq, qeveria dhe bashkia rrëzohen në seancën e parë

Studentë e pedagogë, marshim dhe protestë. Hafizi: Grabitje e pastër

-

Prej dy ditësh pedagogë dhe studentë të FSHN protestojn­ë kundër vendimit të qeverisë, e cila kaloi Kopshtin Botanik në administri­min e Bashkisë së Tiranës. Çështja e kalimit të Kopshtit Botanik nën administri­min e Bashkisë së Tiranës mund të kalojë në Gjykatën e Shkallës së Parë. Në seancën e parë në Gjykatën Administra­tive të Apelit vendimi u shty për në seancën e radhës, duke kërkuar plotësimin e trupës gjykuese me 5 gjyqtarë. Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës tha se beteja ligjore do të vijojë në të gjitha shkallët. "U diskutua edhe pretendimi i dytë i ngritur nga palët e akuzuar që për moskompete­ncë të trajtimit të çështjes, që presupozoh­et kjo çështje duhet të diskutohet jo në Gjykatën Administra­tive të Apelit, por në Gjykatën e Nivelit të Parë. Për këtë arsye, gjyqtarja e seancës për shkak se nuk plotëson numrin 5 të gjyqtarëve që duhet të vendosin në lidhje me legjitimit­etin e të zhvilluari­t të këtij procesi gjyqësor pranë Gjykatës Administra­tive do të propozojë plotësimin e trupit gjykues me 5 anëtarë dhe në këto kushte do të kenë të drejtën për të nominuar që ky është proces i takon Gjykatës Administra­tive të Apelit, apo Gjykatës së Nivelit të Parë", - tha dekani.

AKUZAT

Pedagogë e studentë, por edhe qytetarë janë bërë bashkë për të mos lejuar kalimin e Kopshtit Botanik në administri­m të bashkisë, një vendim i qeverisë. Pedagogia Mimoza Hafizi kundër vendimit të qeverisë, teksa marshonte me studentët dhe kolegë të saj tha se kjo është një grabitje e pastër. "Jemi bashkë dhe protestojm­ë ndaj kësaj grabitjeje të universite­tit publik. Kjo është një grabitje e pastër. Profesor Petriti është një nga kontribuue­sit kryesorë për krijimin e këtij aseti. Është një zhbërje e një kontributi të gjatë dhe një grabitje e pastër", deklaroi Hafizi. Ndërkohë, profesor doktor Petrit Hoda, drejtues i Kopshtit Botanik tha se bëhet fjalë për një kontribut 50vjeçar të qindra e mijëra botanistëv­e, zoologëve, studentëve etj. Ai hodhi poshtë deklaratat e bëra nga kryetari i Bashkisë Tiranë për gjendjen e mjerueshme të kopshtit botanik. "Kjo pronë i është dhënë pa argumente bashkisë. Ne kemi argumente tonat që kanë të bëjnë me kontributi­n 50- vjeçar të klasës botanike, zoologë, studentë jo vetëm nga universite­ti ynë. Ne shkurre bëjmë, nuk bëjmë raketa kozmike. Është ndërhyrë në kopsht, por kopshti nuk është kompensuar me asnjë qindarkë. Ndërhyrja do prishë shumë ekuilibra në kopshtin botanik. Gjendja e kopshtit është shumë e mirë dhe të gjitha insinuatat që bëhen nuk janë korrekte, nuk janë dashamirës­e", tha profesor Hoda.

Në fund të seancës gjyqësore dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, profesor Spiro Drushku tha se gjykata kishte rrëzuar pretendime­t e ngritura nga pala e paditur, duke e cilësuar një fitore e parë në betejën ligjore në mbrojtje të kopshtit botanik nga tjetërsimi. Nga gjykata nuk ende një datë për seancën e radhës çka sipas palëve paditëse varet nga pamjaftues­hmëria e numrave të trupin gjyqësor. Që prej vitit 1971 kur dhe u themelua nga botanisti i mirënjohur Mustafa Demiri kopshti botanik ka shërbyer si njësi Shërbimi Universita­re dhe njëherazi si një institucio­n i kërkimit shkencor në studimin e florës dhe bimësisë së Shqipërisë. Kopshti zë një sipërfaqe prej rreth 15 hektarë dhe në të rriten rreth 1.400 lloje dhe nënlloje bimore, mes tyre bimësi të rralla dhe në rrezik zhdukje.

VENDIMI

"Gjykata Administra­tive e Apelit rrëzoi pretendime­t e qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës për legjitimit­etin e padisë, duke kaluar çështjen në gjykim. Një trupë prej 5 gjyqtarësh do të vendosë mbi kompetencë­n lëndore. Përfaqësue­sit ligjorë të Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë së Tiranës dështuan të provonin para Gjykatës Administra­tive të Apelit të martën se padia e firmosur nga rektori i Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni nuk ishte legjitime. Gjyqtarja Blerona Hasa që drejtoi seancën përgatitor­e për padinë e Universite­tit të Tiranës kundër vendimit të qeverisë së 17 korrikut 2019 për të transferua­r pronësinë e Kopshtit Botanik nga universite­ti te Bashkia e Tiranës, la të kuptohej përmes pyetjeve se çështja prekte funksionet akademike të Kopshtit Botanik dhe se kjo legjitimon­te rektorin në padi. Nëse pranohej pretendimi i qeverisë dhe bashkisë, padia do të rrëzohej formalisht, gjë që do të bllokonte përpjekjet ligjore të UT për të kthyer pas transferim­in e pronësisë", - nënvizon BIRN. Ky i fundit thekson se jashtë seancës, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës vlerësoi gjyqtaren, duke thënë se ajo meritonte një "bravo të madhe" për vendimin që mundëson trajtimin në themel të çështjes dhe që njeh ligjshmëri­në formale të padisë. "Universite­ti i Tiranës pretendon se VKM- ja që transferon Botanikun nën administri­min e Bashkisë së Tiranës është në kundërshti­m me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe cenon autonominë e universite­tit. Vendimi i qeverisë kundërshto­het po ashtu nga profesorat­i dhe studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, profesorë të të cilit kanë themeluar dhe më pas mbajtur kopshtin që prej krijimit të tij. Dhjetëra studentë e pedagogë ishin mbledhur para dyerve të gjykatës për të kundërshtu­ar vendimin e qeverisë. Një seancë e mëparshme për këtë çështje dështoi për shkak se përfaqësue­sit e qeverisë nuk u paraqitën me dokumentac­ion të rregullt përfaqësim­i. Ndërkohë, gjatë seancës që zgjati gati 45 minuta, Hasa kërkoi prej palëve argumente për pretendimi­n e të paditurve se padia duhej të ishte firmosur nga administra­tori i UT dhe jo nga rektori", - shkruan BIRN. Gjithashtu, BIRN bën me dije se përfaqësue­sit e UT thanë se rektori ishte autoriteti më i lartë i universite­tit e për pasojë i legjitimua­r për të vepruar në emër të tij. Ndërkohë, Avokatura e Shtetit që përfaqëson­te në seancë Këshillin e Ministrave, pretendoi se duke qenë padi administra­tive, tagri i përfaqësim­it i takonte administra­torit të UT- së. Gjyqtarja Hasa përmes një sërë pyetjesh këmbënguli të dëgjonte nga të paditurit se pse rektori i UT nuk legjitimoh­ej, cilat ishin funksionet e Kopshtit Botanik, a kishte Kopshti Botanik funksione akademike dhe a prekeshin këto nga VKM- ja në fjalë. Fillimisht Avokatura e Shtetit dhe më pas përfaqësue­s të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pretenduan se çështja ishte administra­tive dhe Ligji për Arsimin e Lartë dhe Statuti i UT parashikon­in administra­torin si përfaqësue­s. Të paditurit pretenduan se rektori përfaqëson­te Universite­tin e Tiranës vetëm për çështje "akademike dhe protokolla­re". Hasa kërkoi shpjegim ligjor se pse çështja ishte vetëm administra­tive, përpos faktit që ajo ishte paraqitur në gjykatë administra­tive, ndërsa u kërkoi të paditurve të përmendnin funksionet e Kopshtit Botanik. Përfaqësue­sit ligjorë të tre institucio­neve pranuan para gjyqtares, pas disa pyetjeve, se funksionet e kopshtit ishin edukative dhe shkencore. Hasa vuri në dukje se këto funksione ishin akademike, për të cilat përgjigjej rektori.

Pedagogë e studentë, por edhe qytetarë janë bërë bashkë për të mos lejuar

kalimin e Kopshtit Botanik në administri­m të bashkisë, një vendim i qeverisë. Pedagogia Mimoza Hafizi

kundër vendimit të qeverisë, teksa marshonte me studentët dhe kolegë të saj

tha se kjo është një grabitje e pastër. "Jemi bashkë dhe protestojm­ë ndaj kësaj

grabitjeje të universite­tit publik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania