Gazeta Shqiptare

TEATRI KOMBËTAR Përgjigja zyrtare e bashkisë për ‘ GSH’: Projektet? Nuk kemi dijeni, s’kemi marrë dokumentac­ionin

4 pyetjet e ‘ GSH’ për emra kompanish që kanë konkurruar marrin përgjigje me citime nenesh e VKM- sh Emrat e komisionit të negocimit? Bashkia jep emrat ministrish e institucio­nesh, por jo cili nënkryetar është në komision

- Fatmira Nikolli

Të martën më 24 shtator 2019, ‘ Gazeta Shqiptare’ përmes autores së këtij shkrimi i ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacio­n Bashkisë së Tiranës, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Kërkesa u dërgua 5 ditë pasi u mbyll afati i fundit i dorëzimit të projekteve për Teatrin Kombëtar ( 19 shtator 2019) në konkursin e hapur nga Bashkia e Tiranës. “GSH” e mori përgjigjen më 24 tetor, një muaj pas dërgimit të kërkesës, bazuar në ligjin nr. 119/ 2014 neni 15 pika 1 dhe 2 ( Për të Drejtën e Informimit). “GSH” dërgoi 4 pyetje duke kërkuar 4 përgjigje, por siç mund të vërehet më poshtë, përgjigjet, një ushtri nenesh e paragrafës­h janë tejet të përgjithsh­me për emrat konkretë të kërkuar nga gazeta, ndërsa VKM- ja nr 352 dhe Ligji 37/ 2018 duke qenë se janë publike dhe online, është e paqartë se pse janë nisur bashkangji­tur, kur edhe vetë pyetjet janë bazuar mbi to, në kërkesën ku thuhet se “kërkojmë të na vihet në dispozicio­n informacio­n mbi konkursin e hapur për projekte mbi Teatrin Kombëtar, referuar VKM- së Nr. 352, datë 04.04.2019 ‘ Për ngritjen dhe funksionim­in e Komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar”.

Vetëm një ditë pasi përgjigja zyrtare mbërriti në ‘ GSH’, kreu i bashkisë Erion Veliaj u shpreh se, “Atyre që po lodhen te teatri, u them: Ruajini energjitë se ne do t’i bëjmë gjërat sipas procedurav­e, donit garë, garë bëmë!

Donit komision, komision bëmë, donit sipas BE, pavarësish­t se na e la tek dera, prapë sipas BE, por tani që i respektuam të gjitha teatri do bëhet. Thjesht ju them: Mos harxhoni kohë se ne do t’i bëjmë të gjitha procedurat dhe nuk do e prishim fshehurazi. Kur të nisë ndërtimi i teatrit të ri do ndodhë në një ditë me diell”.

ÇFARË KËRKOI ‘ GSH’ DHE ÇFARË INFORMACIO­NI DHA BASHKIA

PYETJET NGA GSH: 1. Sa projekte janë paraqitur për konkurrim deri më 19 shtator pranë Komisionit të Negocimit pas thirrjes publike për realizimin e procedurës së “Projektimi­t dhe realizimi i projektit urban dhe i godinës së re të Teatrit Kombëtar” dhe nga cilat kompani?

2. Nga kompanitë e paraqitura, sa prej tyre kanë pasur më herët marrëdhëni­e pune me Bashkinë e Tiranës?

PËRGJIGJJA NGA BASHKIA: Në lidhje me kërkesën tuaj, konkretish­t pika 1 dhe 2 ( sipas citimeve të bëra në kërkesën tuaj) ju informojmë se në pikën 8, të kreut II, të vendimit nr. 352, datë 04. 04.2019 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen dhe funksionim­in e komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përcaktimi­n e kritereve kualifikue­se dhe vlerësuese për përzgjedhj­en e palës private për realizimin e objektit urban dhe godinës së re të Teatri Kombëtar, si dhe hartimin e kontratës për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimi­n, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”, është cituar si vijon: “Çdo dokumentac­ion i komisionit nënshkruhe­t nga kryetari dhe vuloset me vulën e bashkisë së Tiranës dhe protokollo­het në protokolli­n e Bashkisë së Tiranës. Dokumentac­ioni arkivohet dhe ruhet me në arkivin e Bashkisë së Tiranës. Në përfundim të kësaj procedure vlerësimi dhe negocimi, sekretari i komisionit dorëzon në protokolli­n e bashkisë së Tiranës të gjithë dokumentac­ionin e komisionit. Një kopje e dokumentac­ionit i dërgohet zyrtarisht Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”.

Sa më sipër ju sqarojmë se Bashkia e Tiranës nuk është në dijeni të gjithë procedurës që po mbahet nga ky komision, pasi sipas përcaktime­ve të mësipërme Bashkia e Tiranës do të pajiset me dokumentac­ionin e plotë, vetëm në fund të këtij procesi.

PYETJA NGA ‘ GSH’: 3. Cilët janë emrat që përbëjnë Komisionin e Vlerësimit dhe Negocim

 ??  ?? Aleanca për teatrin
Aleanca për teatrin
 ??  ?? Pjesë nga Fletorja Zyrtare, ligji 37 2018
Pjesë nga Fletorja Zyrtare, ligji 37 2018
 ??  ?? Përgjigja zyrtare e Bashkisë Tiranë
Përgjigja zyrtare e Bashkisë Tiranë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania