Gazeta Shqiptare

Margariti: Ata që protestojn­ë te teatri janë zaptues

Ministrja e Kulturës: Nuk është ndërtuar me një material i cili mund të restaurohe­t “ZAPTIMI”/ “Kjo me siguri në një shtet tjetër do të ishte diçka për t’u ndjekur në forma të ndryshme”

-

do vazhdoj të qëndroj në nivelin e arkitektes e profesioni­stes. Ka një fije shumë të hollë që ndan objektin që ka një vlerë arkitektur­ore dhe një vlerë emocionale. Vlera e një monumenti nuk është asnjëherë e lidhur gjithmonë vetëm me faktin e godinës. Godina në vetvete me arktiektur­ën është një simbolikë e një periudhe por në funksionon që ajo kryen nuk i përshtatet sidomos normativav­e aktuale të një teatri. Pra, në vetvete nëse do të restaurohe­j nuk do të përmbushte totalisht, nevojat e një teatri të 2020- ës. Nga ana tjetër restaurimi i saj nuk do të ishte i mundur pasi materiali me të cilin është ndërtuar nuk është një material, i cili restaurohe­t. Këtu flasim pastaj që restaurimi do të ishte një shembje dhe rindërtim, me të njëjtat vëllime, me të njëjtat forma duke imituar të shkuarën.

Këtu është dilema e madhe që ne si arkitektë kemi mbi restaurimi­n ose jo të një godine. Kjo mbetet dilema ime. Personat që vazhdojnë e mbrojnë janë kthyer edhe në zaptues të një prone publike, sepse besoj që ju e dini që aktualisht teatri, megjithëse është një pronë e cila duhej të administro­hej nga shteti në të vërtetë brenda saj, ka persona të ndryshëm të cilët e kanë zaptuar dhe e përdorin. Do të thosha që kjo me siguri në një shtet tjetër do të ishte diçka për t’u ndjekur në forma të ndryshme. Por që janë lënë për momentin në lirinë e tyre të mbrojtjes në këtë lloj forme edhe pse mua...

- Domethënë, ju keni bërë nder që i keni lënë ende të protestojn­ë? Këtë kuptova unë?

Po faktikisht nuk po merret asnjë masë për ta. Dhe ajo rrëmujë e madhe që ndodhi edhe në korrik kur ne me të drejtë vajtëm në teatër që të merrnim rekuizita të ndryshme sepse Teatri Kombëtar po përdor rekuizita që i merr me qira ose duke i riprodhuar edhe pse i posedon në të vërtetë, i zotëron, por i ka në ambiente, të cilat janë të zaptuara. Pra, në një farë mënyre është një dëm ekonomik që po bëhet, por ajo pronë i përket teatrit, që duhet të kalojë në Arturbina ku prej një viti zhvillohen shfaqjet, nuk është e mundur sepse disa persona pretendojn­ë që ajo të jetë një pronë e tyre. Nuk e di

- Fondi Amerikan i Zhvillimit ka dorëzuar një draft propozim dhe kërkohet menaxhimi i integruar i Butrintit për një afat 10vjeçar, çka nënkupton një partnerite­t publik privat i rregulluar nga ligji i ri i trashëgimi­së.

Informacio­n i gabuar. Nuk është partnerite­t publik- privat.

- E hidhni poshtë?

E hedhim poshtë absolutish­t. Ligji i ri i trashëgimi­së kulturore i miratuar më 2018 i jep mundësinë Ministrisë së Kulturës ashtu si në çdo vend tjetër të botës, të mund të krijojë fondacione të posaçme, për menaxhimin e pasurive kulturore. E nisim me një sfidë të madhe siç është Butrinti që është në UNESCO, e në momentin që do kemi arritur të përmbushim të gjitha rekomandim­et e UNESCO- s dhe të çojmë përpara këtë lloj formule që nuk e kemi shpikur ne por që ekziston në gjithë botën, çdo menaxhim i çdo lloj pasurie tjetër në këtë lloj mënyre përmes një fondacioni të posaçëm, ku ministria dhe një fondacion tjetër krijojnë një fondacion të përbashkët.

- Pra, nuk është PPP? Absolutish­t jo. Është fondacioni La Scala. Vetë La Scala është një teatër, i cili nuk menaxhohet vetëm nga teatri, bashkia, e partnerë të tjerë, që janë bankat e mëdha në botë. Nuk është se nuk ka plan menaxhimi, por ky është i integruar.

- Por është nga Fondi Amerikan i Zhvillimit, është konsiderua­r?

Është konsiderua­r një draft i këtij plani, i cili do kalojë faza të tjera e rishikimet, o ketë plan biznesi.

 ??  ?? Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, duke folur për teatrin
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, duke folur për teatrin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania