Gazeta Shqiptare

BB: Në Shqipëri bëhet në vetëm 4 ditë e gjysmë

Të hapësh një biznes

-

Për

të hapur një biznes në Shqipëri të mjaftojnë vetëm 4 ditë e gjysmë pune. Procedurat që duhet të kryhen janë vetëm 5. Këto të dhëna e shumë të tjera i nxjerr në pah raporti i të bërit biznes i Bankës Botërore. Krahasuar me raportin e vitit të kaluar, numri i procedurav­e mbetet i njëjtë, 5 të tilla, por është përmirësua­r koha për të kryer këto procedura, me gjysmë dite. Të dhënat janë bërë të ditura nga Banka Botërore, sipas të cilës të hapësh një biznes në Shqipëri është shumë herë më e lehtë se në Europën e Azinë Qendrore apo edhe krahasuar me vendet e OECD, me nga 11.9 dhe 9.2 ditë respektivi­sht. Pra, më shumë se dyfish. Për hapjen e një biznesi të ri, Banka Botërore ka marrë në konsiderat­ë një kompani me përgjegjës­i të kufizuara ( sh. p. k ) në të gjitha 190 ekonomitë e analizuara, në mënyrë që krahasimi të jetë i njëjtë. Po kostot e hapjes së një biznesi sa janë? Kostot e maten në raport me të ardhurat për frymë dhe rezulton se në Shqipëri, kjo normë fiksohet në 10.8%, në rënie krahasuar me vitin e kaluar, kur flitej për 11.3%, por bindshëm mbi mesataren e Europës Qendrore dhe OECD, deri në më shumë se 3- fish. Po të shohim me radhë procedurat që nevojiten për hapjen e një biznesi rezulton se 4 ndër 5 janë me pagesë, e cila varion. Procedura e parë, ajo e regjistrim­it në QKB dhe marrjes së numrit niptit kushton vetëm 100 lekë dhe kërkon vetëm 1 ditë. Procedura e dytë është pa para dhe është ajo e regjistrim­it të punonjësve në zyrën e taksave dhe atë të punës. Procedura e tretë, ajo e regjistrim­it në bashki dhe marrjes së listës së taksave lokale kushton 30 mijë lekë në formën e taksës së pastrimit dhe 27 mijë lekë në formën e taksës së përkohshme të edukimit. Në procedurën numër 4, sipas ligjit për procedurat fiskale, një kompani e re në Shqipëri duhet të blejë nga autoritete­t tatimore fatura të printuara paraprakis­ht. Kjo procedurë kushton 360 lekë për 50 fatura. Procedura numër 5 është ajo e vulës së kompanisë dhe kushton nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë. Kjo procedurë nuk është detyrim ligjor që prej vitit 2016, por për shkak të pengesave dhe interpreti­meve të shumta ligjore, shumë kompani vendosin ta marrin vulën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania