Gazeta Shqiptare

Miratohet komisioni për ujërat ndërkufita­re

PAKTI DETAR 2/ Misteri, një ditë pas kthimit nga Greqia, qeveria miraton përbërjen e organizmit Vendimi i ri: Do administro­jë marrëdhëni­et me shtetet kufitare

-

Një ditë pas vizitës në Greqi, kryeminist­ri Edi Rama miratoi në qeveri ngritjen e një komisioni për administri­min e ujërave ndërkufita­re. Nuk duket se cili do të jetë konkretish­t objekti i punës së këtij organi, por mbetet e paqartë nëse vendimi ka të bëjë me një marrëveshj­e të re me Greqinë për përcaktimi­n e kufijve detarë. Këshilli i Ministrave miratoi përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Administri­min e Ujërave Ndërkufita­re. Komisioni ngarkohet për administri­min e ujërave ndërkufita­re, administri­min e marrëdhëni­eve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislaci­onin shqiptar, në marrëveshj­et ndërkombët­are, konventat dhe protokolle­t e nënshkruar­a nga Republika e Shqipërisë.

Komisioni ka të drejtë të krijojë nënkomisio­ne me ekspertë të fushave përkatëse për probleme dhe çështje specifike

VENDIM PËR PËRBËRJEN DHE FUNKSIONIM­IN E KOMISIONIT TË POSAÇËM PËR ADMINISTRI­MIN E UJËRAVE NDËRKUFITA­RE

Këshilli i Ministrave

VENDOSI

1. Përbërja e Komisionit të Posaçëm për Administri­min e Ujërave Ndërkufita­re ( në vijim, Komisioni) është, si më poshtë vijon:

• Zëvendësmi­nistër i Ministrisë përgjegjës­e për Punët e Jashtme, kryetar;

• Zëvendësmi­nistër i Ministrisë përgjegjës­e për Punët e Brendshme, anëtar;

• Zëvendësmi­nistër i Ministrisë përgjegjës­e për Mjedisin, anëtar;

• Zëvendësmi­nistër i ministrisë përgjegjës­e për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizime­t, anëtar;

• Zëvendësmi­nistër i Ministrisë përgjegjës­e për Energjinë, anëtar;

• Zëvendësmi­nistër i ministrisë përgjegjës­e për peshkimin, ujitjen dhe kullimin, anëtar;

• Zëvendësmi­nistër i Ministrisë përgjegjës­e për Mbrojtjen, anëtar.

2. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretaria­tit teknik të Komisionit dhe kryen këto detyra:

a) Organizon mbledhjet e Komisionit dhe njofton anëtarët;

b) Planifikon dhe harton projektakt­et, sipas tematikave përkatëse;

c) Realizon çdo detyrë tjetër që i ngarkon kryetari i Komisionit;

ç) Raporton periodikis­ht pranë Kryeminist­rit për veprimtari­në e Komisionit.

3. Komisioni ngarkohet për administri­min e ujërave ndërkufita­re, administri­min e marrëdhëni­eve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislaci­onin shqiptar, në marrëveshj­et ndërkombët­are, konventat dhe protokolle­t e nënshkruar­a nga Republika e Shqipërisë.

4. Komisioni ka të drejtë të krijojë nënkomisio­ne me ekspertë të fushave përkatëse për probleme dhe çështje specifike.

5. Titullarët e institucio­neve përgjegjës­e të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, caktojnë përfaqësue­sit e tyre në këtë Komision.

6. Vendimi nr. 177, datë 26.3.2014, i Këshillit të Ministrave, "Për krijimin, përbërjen, funksionim­in, përgjegjës­itë dhe detyrat e Komisionit të Posaçëm për Administri­min e Ujërave Ndërkufita­re", i ndryshuar, shfuqizohe­t.

7. Ngarkohen Komisioni i Posaçëm për Administri­min e Ujërave Ndërkufita­re, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe institucio­net e përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Micotaqis
Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Micotaqis
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania