Gazeta Shqiptare

Ambasadat jo më në ruajtje nga Policia e Shtetit, diplomatët kundër vendimit

-

TIRANË - Ambasadat e huaja në Shqipëri nuk do të ruhen të gjitha nga Policia e Shtetit. Mësohet se Policia e Shtetit ka vendosur që uniformat blu në disa prej ambasadave të zëvendësoh­en nga punonjësit e "Illyrian Guard", që është shoqëri tregtare shtetërore, e cila ofron shërbime me pagesë dhe ka aksioner të vetëm Ministrinë e Brendshme. Duke qenë se ambasadat janë institucio­ne të rëndësisë së veçantë, në nenin 2, 17 dhe 22 të ligjit për Policinë e Shtetit thuhet qartë se ato ruhen nga Policia e Shtetit. Nisur nga përplasjet me ligjin dhe refuzimin e shumë prej ambasadave, gjatë këtyre ditëve Policia e Shtetit dhe përfaqësue­s të disa ambasadave të huaja po bisedojnë për të dakordësua­r çështjen e sigurisë së tyre. Një prej pikave që për të huajt është e vështirë që ambasadat t'i besojnë sigurinë "Illyrian Guard" është fakti që forcat e saj nuk janë të armatosura. "News 24" ka mësuar se "Illyrian Guard", me 1000 punonjës dhe me administra­tor Henrik Elmazin ka marrë në ruajtje me shumë se 15 institucio­ne si QSUT, Maternitet­i i Ri, Kadastra, ADISA, UKT, si edhe disa ministri, objekte këto të ruajtura deri më tani nga shoqëri private të sigurisë fizike që operojnë në treg. Po si do të përcaktohe­t nëse një ambasadë do të ruhet nga policë të shtetit apo të "Illyrian Guard"? Policia do të veprojë në reciprocit­et. Ambasadat e vendeve ku përfaqësit­ë tona ruhen me punonjës policie, edhe në Shqipëri do të kenë të njëjtën siguri. Në rastet e tjera është propozuar që të ruhen nga punonjësit e shoqërisë shtetërore "Illyrian Guard". Propozimi ka gjetur kundërshti­në e ambasadave e huaja të vend. Disa prej tyre madje kanë paralajmër­uar se nëse hiqet Policia e Shtetit, janë të gatshme të sjellin në Shqipëri forca policie nga vendet e tyre. Ndryshimet në mënyrën e ruajtjes së sigurisë së ambasadave do të duken qartë së shpejti në rrugën e ashtuquajt­ur "Rruga e ambasadave", e cila që prej një nëntorit do të jetë publike dhe jo me qarkullim të kufizuar, siç ka funksionua­r për vite.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania