Gazeta Shqiptare

Strehohen 75 gra e vajza, viktima të trafikimit

-

e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale është në mbrojtje të viktimave të trafikimit me programe sociale për mbrojtjen dhe riintegrim­in e tyre. Ditën e djeshme Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u, ishte e pranishme në konferencë­n Rajonale Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore që zhvilloi punimet në Tiranë. "Aktualisht 75 vajza dhe gra viktima të trafikimit marrin shërbim, me synim riintegrim­in e tyre, në qendrat që financohen nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale", u shpreh Manastirli­u. Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikimit është e vetmja strehë publike kombëtare që siguron strehimin dhe riintegrim­in e viktimave të trafikimit vendas dhe të huaj. Por Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale financon edhe 3 qendra jopublike në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, ku ofrohet shërbim i specializu­ar për gratë dhe vajzat viktima të trafikimit. Gjatë fjalës së saj Manastirli­u tha se këtë vit nëpërmjet një mekanizmi të ri financiar, Fondit Social, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale do të mundësojë financimin e shërbimeve të reja në territor në mbrojtje të menjëhersh­me për grupet vulnerabël. "Nëpërmjet Fondit Social, ne jemi të gatshëm të financojmë menjëherë shërbime për grupet në nevojë ndaj gjej rastin të nxis Bashkitë të aplikojnë për këtë fond që tashmë e kanë në dispozicio­n për zgjerimin apo ngritjen e shërbimeve sociale. Aktualisht janë 9 Bashki që kanë aplikuar për ngritjen e qendrave që ofrojnë shërbime për grupet vulnerabël, mes të cilave dhe vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit", tha Manastirli­u. Një tjetër program me ndikim të drejtpërdr­ejtë për kategoritë në nevojë përfshirë edhe viktimat nga trafikimi, janë Ndërmarrje­t Sociale. "Deri tani kanë marrë statusin e ndërmarrje­s sociale 3 organizata, të cilat ushtrojnë veprimtari në fushën e ofrimit të shërbimeve të drejtpërdr­ejta këshillues­e e mbështetës­e për gratë dhe vajzat, për viktimat e trafikimit apo viktimat e mundshme të trafikimit dhe në fushën e ofrimit të shërbimeve në mbrojtje të gruas dhe familjes. Ato përfitojnë subvencion nga shteti, me kusht që të punësojnë të paktën 30% të stafit nga grupet vulnerabël, siç janë gratë dhe vajzat e trafikuara", tha Manastirli­u.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania