Gazeta Shqiptare

Putinistët që klithin për rrezikun rus

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... edhe këtë radhë kur socialistë­t po dorëzojnë një rezolutë në parlamenti­n e kontrollua­r prej tyre kundër ndikimit të Moskës në zgjedhje dhe në media.

Është pak të thuash se një nismë e tillë duket qesharake në një vend ku proamerika­nizmi dhe dëshira për Europën kanë trajtat e dogmës religjioze që nuk vihet në diskutim.

Është absurde të pretendosh se në një mjedis ku mund të etiketohes­h si antiamerik­an, qoftë edhe po nuk re dakord me një politikë të një administra­te të caktuar, apo qoftë po përqeshe një deklaratë të ambasadës lokale; pra në një ambient ku edhe po shtrove pyetjen naive: “A është destinacio­ni ynë i pakthyeshë­m Brukseli”, të shohin si UFO, s’ka shans të zërë rrënjë fara e mbjellë nga Moska.

Duhet thënë troç: Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të rajonit tonë, nuk ka shkaqe për alarm nga rreziku rus.

Por, fakti është se tre- katër vitet e fundit pushteti po e bën këtë lojë sa herë gjendet në vështirësi.

Ajo filloi të artikulohe­t më me forcë që kur opozita ndërmori aksionin e fortë me ngritjen e çadrës.

Ajo u çua në absurd, kur propaganda e Rilindjes, në vend që të merrej me shkeljen apo jo të ligjit për financimin e partive nga Lulzim Basha, për të paguar lobistët e tij në Uashington, krijonte tymnajën e njerëzve të Kremlinit, që fshiheshin pas llogarive ‘ off shore’.

Skema qe gjithnjë naive. Zakonisht gjendej ndonjë reporter palaço i ndonjë televizion­i kombëtar, i cili pa fakte apo prova raportonte për shqetësimi­n e shërbimit sekret për rrezikun rus dhe pastaj pandehma e hedhur në treg i shtrohej Ramës në formën e pyetjes, duke i lënë kryeminist­rit mundësinë të aludonte se dihet që Moska nuk e do zgjerimin e NATO- s dhe BE.

Në raste të tjera, debati hapej pas sjelljes prej servili të zellshëm apo aleati të bindur, që Tirana zyrtare tregon ndaj vendeve të mëdha perëndimor­e. Rasti flagrant i agjentit të dyfishtë rus, Sergey Skripal, i cili u helmua në Londër së bashku me bijën e tij, u shoqërua me dëbime masive diplomatës­h nga SHBA, Anglia, Kanadaja e disa vende të BE. Pas nuk mbeti as qeveria “Rama”, e cila zbuloi dy agjentë të rrezikshëm rusë në Tiranë.

Episodi më grotesk është ai i momentit kur pas djegies së mandateve të opozitës në Kuvend, PS organizoi një fushatë masive dorëzimi teserash të anëtarëve të LSIsë. Dhe teksti që u ishte shkruar në zyrat e Rilindjes, atyre derdimenëv­e barkderrë e kokëtrashë, që i ishin bashkuar Ilirit e Monikës për të bërë ndonjë plaçkë, që: “Po largohemi nga LSI, se ajo u shërben interesave ruse”.

Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se sa banale është retorika me frikën e rrezikut rus në Tiranë. Kjo çështje shpeshherë serioze dhe me peshë për vendet tona fqinje, këtu është banalizuar në një thashethem kafenesh për politikat e ditës.

Dhe natyrisht, ajo ka arsyen e saj, e cila ndryshe nga sa është thënë, nuk ka të bëjë as vetëm me demonizimi­n e opozitës dhe as vetëm me një shantazh të butë që Tirana mund t’u bëjë aleatëve të saj perëndimor­ë.

Mbi të gjitha, ajo po përdoret për të maskuar modelin e pushtetit që po ushtrohet në Tiranë. Mjafton të lexosh tekstin e projektrez­olutës të paraqitur në Kuvend për të kuptuar më shumë.

Aty në disa paragrafë me radhë theksohet se ndërhyrja ruse rrezikon të polarizojë opinionin, të shtojë gjuhën e urrejtjes, të minojë demokracin­ë, të zbehë besimin në proceset demokratik­e, të dëmtojë liritë e të drejtat e njeriut, e kështu me radhë.

Po t’i analizosh ato, janë të gjitha karakteris­tika që i prekim përditë e që të bëjnë të mendosh se virusi i Moskës, tashmë e paska infektuar krejtësish­t qeverisjen e Tiranës.

Në fakt, ato janë shenja të regjimeve iliberale kudo në Europë. Pikërisht të atyre regjimeve nga Budapesti në Varshavë, që dhunojnë opozitën, nëpërkëmbi­n drejtësinë, akumulojnë pushtetin ekonomik dhe ndrydhin atë mediatik. Janë pikërisht këto vende të ish- lindjes komuniste, që ngjajnë sot më shumë me modelin putinian të drejtimit, sesa me shembujt që na vijnë nga Perëndimi.

Në krahasimin mes dy tipologjiv­e, ajo që ka bërë Rama në Shqipëri i ngjan më shumë të parës sesa së dytës.

Por, ndryshe nga Orbani, apo Kazinski kryeminist­ri ynë trembet ta shprehë hapur këtë. Ai do të shfaqet 100% pro perëndimor.

Për këtë, ai bën rezoluta ku bërtet që të mos prekemi nga virusi rus. Për këtë, ai propagando­n rrezikun që vjen nga Moska.

Në këtë kuptim, ai i ngjan hajdutit që klith: kapeni hajdutin!

Prandaj sa herë e dëgjojmë Edi Ramën t’i shpallë luftë ‘ ariut’ rus, duhet të shohim pas saj, një përpjekje për të maskuar thelbin putinian të regjimit të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania