Gazeta Shqiptare

Rama sulmoi prokurorin Ndoja: Ka lidhje me grupet kriminale

"Ndëshkim, përfaqësue­s i interesave të krimit"

-

Kryeminist­ri Edi Rama sulmoi disa ditë më parë një prokuror në Durrës, Arjan Ndojën, duke e cilësuar këtë të fundit si të lidhur me krimin e organizuar. "Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit, por të transformi­mit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësue­s të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t'i shpëtojë ndëshkimit", deklaroi Rama gjatë një takimi me qetarë të transmetua­r në ERTV. "Fatkeqësis­ht po shohim se pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka edhe një efekt negativ, sepse shumë prokurorë e gjykatës që janë të zhytur deri në fyt po e shfrytëzoj­në pushtetin që u jep ligji me moton ' të kapin, çfarë të kapim'", shtoi kreu i ekzekutivi­t. Sulmi i Ramës ndaj prokurorit nga Durrësi vjen pasi ky i fundit urdhëroi arrestimin e kreut të Kadastrës së qytetit bregdetar, Liridon Pula, një zyrtar i Partisë Socialiste. Masa e sigurisë e kërkuar nga Ndoja për kreun e Kadastrës, Liridon Pulën, u pranua nga Gjykata e Durrësit. Në fillim të muajit, Ndoja u sulmua në disa dalje publike edhe nga zv. kryeminist­ri Erjon Braçe, i cili ishte gjithashtu prezent në gjykatë. Pas shpalljes së vendimit të gjykatës për masën e sigurisë, Braçe e akuzoi prokurorin e Durrësit për presion kriminal ndaj zyrtarit socialist.

"Pa më të voglin diskutim që është akti final i një historie të gjatë gati njëmujore, presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit", deklaroi Braçe, duke marrë në mbrojtje zyrtarin e akuzuar.

"Presion dhe shantazh kriminal, që është bërë jo për këtë çështje, por për pallate monstruoze që duhet të legalizohe­n në këtë qytet", tha ai, duke mos i kursyer akuzat për prokurorin e çështjes. Kjo nuk është hera

REAGIMI I PETRIT VASILIT

"Edi Rama e mbajti fjalën, prokurori Arjan Ndoja u ndëshkua me plumb"!

Edi Rama 3 javë më parë deklaroi dhe kërcënoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do t'i shpëtonte ndëshkimit. Sot Arjan Ndoja u qëllua me plumb. Edi Rama foli, fjala u mbajt, ndëshkimi u krye... me plumb bile", tha Petrit Vasili.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi atentati. Momenti kur të plagosurit i nxjerrin nga makina
Vendi ku ndodhi atentati. Momenti kur të plagosurit i nxjerrin nga makina
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania