Gazeta Shqiptare

Atentat mafioz në Durrës, plagoset prokurori Arjan Ndoj, Landi Muharremi dhe shoferi

Ngjarja, për shkak të detyrës së Ndojit, policia në ndjekje të 2 personave Po udhëtonin me makinë, u qëlluan me armë zjarri te "Mbikalimi i Shkozetit" nga një automjet tjetër

-

Tronditet Durrësi. Tre persona kanë mbetur të plagosur në një atentat, mes të cilëve është edhe prokurori Arjan Ndoj, i cili së fundmi në qendër të akuzave politike, përmendur nga vetë kryeminist­ri Edi Rama si prokurori që mbështet bandat kriminale dhe u bën presion nëpunësve të shtetit. Mësohet se në makinë me prokurorin Ndoj udhëtonte edhe një person me precedentë penalë, i njohur për policinë, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për Aleksandër Lahon ( Landi Muharremi), i cili u akuzua 3 vite më parë për dhunimin e biznesmeni­t amerikano- libanez Faadi Mitri, për çështje pronash në Gjirin e Lalzit. Gjithashtu, në automjetin tip "Benz" me targa AA 333 ZD udhëtonte edhe shoferi Andi Maloku, që ka mbetur i plagosur rëndë. Tre personat e mësipërm kanë qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në Tiranë, kur te mbikalimi i Shkozetit janë qëlluar me breshëri kallashnik­ovi nga një automjet tjetër tip "Benz". Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16: 30. Dy të plagosurit dhe konkretish­t Arjon Ndoj dhe Landi Muharremi janë dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që më rëndë është 30vjeçari Maloku, i cili është transportu­ar për ndihmë më të specializu­ar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pas atentatit mafioz, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet. Paraprakis­ht dyshohet se në shënjestër të atentatit ka qenë prokurori Ardjan Ndoj. Dyshimet kryesore janë se atentati është bërë për shkak të detyrës, dosjeve që ai ka gjykuar dhe lidhjeve kriminale për të cilat është denoncuar prokurori. Nga policia mësohet se po punohet për ndalimin e dy personave, që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Ndërsa, janë shoqëruar disa dëshmitarë për të dhënë më shumë detaje për ngjarjen. Ndërkaq, në vendngjarj­e kanë mbërritur drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Mësohet se Ardi Veliu, drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Donika Prela, drejtuese e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe Anton Martini, prokuror te Krimet e Rënda, janë në vendngjarj­e dhe kanë nisur menjëherë hetimet.

ATENTATI

Pak pas atentatit mafioz të ndodhur te "Mbikalimi i Shkozetit", policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes. "Në aksin rrugor Durrës- Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16: 30, në afërsi të vendit të quajtur ' Mbikalimi i Shkozetit' kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A. L., 48 vjeç, A. N., 44

vjeç dhe A. M., 30 vjeç. Shtetasi A. M. është nisur për mjekim të specializu­ar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamen­ti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacio­n në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin

112", thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkaq, nga pamjet e publikuara nga vendngjarj­a, ku nxirreshin personat e plagosur shihej pranë "Benzit" dhe një mjet tjetër luksoz me ngjyrë të zezë e me dyer të hapura, për të cilin policia nuk ka dhënë asnjë detaj. Mësohet se policia po heton, pasi ka dyshime për një automjet të dytë që është parë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, automjeti ku udhëtonte prokurori do të mbahet në vëzhgim, për të këqyrur provat. Ndërsa, prokurori Arjan Ndoj, i cili ka marrë dy plumba është marrë në mbrojtje nga policia.

KUSH ËSHTË ARJAN NDOJ

44- vjeçari Arjan Ndoj, i cili së fundi u bë ' mollë sherri' mes

maxhorancë­s dhe opozitës ishte ai që çoi pas hekurave ish- drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula. Ky i fundit u mor në mbrojtje nga zëvendëskr­yeministri Erion Braçe dhe nga kryeminist­ri Edi Rama. Por, Ndoj është i përfolur edhe për çështje të tjera. Më 3 tetor, duke iu referuar Ndojit, kryeminist­ri Edi Rama deklaroi në Kuvend se "një prokuror në Durrës bashkëpuno­n me bandat kriminale dhe shantazhon nëpunësit e shtetit". Ndërsa, Braçe mori pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë për ish- kreun e Kadastrës, ku hodhi akuza të ashpra ndaj prokurorit Ndoj. "Pa më të voglin diskutim që është akti final i një historie të gjatë gati njëmujore, presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit", deklaroi Braçe, duke marrë në mbrojtje ish- kreun e Kadastrës. "Presion dhe shantazh kriminal, që është bërë jo për këtë çështje, por për pallate monstruoze që duhet të legalizohe­n në këtë qytet", tha ai, duke mos i kursyer akuzat për prokurorin Ndoj.

Në vitin 2008 Arian Ndoja është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar më parë nga detyra e prokurorit nga ish- kryeprokur­ori Theodhori Sollaku. Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Arjan Ndoj ka bërë avokatin mbrojtës të Arian Selimit, i cili akuzohej për trafik ndërkombët­ar kokaine. Ndërkohë, pas kësaj, prokurori Ndoj u akuzua për një tjetër ngjarjeje të rëndë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar, ku u dhunua avokati Ilia Ilia, ngjarje pas së cilës u dyshua se qëndronte pikërisht prokurori Ndoj. Avokati Ilia u dhunua me sende të forta nga dy persona jashtë dyerve të Prokuroris­ë së Durrësit, menjëherë sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore. Vetë avokati deklaroi se dhunuesit ishin udhëzuar nga prokurori Arjan Ndoj. Ajo që e bën më të vërtetë akuzën e avokatit të dhunuar është një foto ku prokurori shfaqet me shtetasin Mond Voga, i cili u dyshua si dhunuesi i Ilias. Burime policore thanë në atë kohë se ka qenë vetë avokati, i cili u ka thënë efektivëve se një nga dy personat që e sulmoi ka qenë Mond Voga. Pas kësaj, policia ka organizuar një aksion për ndalimin e Vogës, por deri më tani nuk kanë mundur të lokalizojn­ë.

 ??  ?? Prokurori i plagosur, Arian Ndoj
Prokurori i plagosur, Arian Ndoj
 ??  ?? I plagosuri Landi Muharremi
I plagosuri Landi Muharremi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania