Gazeta Shqiptare

"Kajmaku", Basha: Qeveri kujdestare, që do të garantojë votën

Basha: Skemë për t'i dorëzuar pushtetin krimit

- Valentina Madani

Lulzim Basha e akuzoi dje Edi Ramën se ras ti i kryebashki­akut të Vorës Agim Kajmaku është i mirëmendua­r dhe pjesë e një skeme të kryeminist­rit për t'ia dorëzuar pushtetin krimit. Ndaj në një dalje për mediat kryetari demokrat Lulzim Basha u shpreh për një skemë të mirëmendua­r të PS- së. Basha deklaroi se kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës. "Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës. Është një poshtërim për PS në radhë të parë, nga e cila nuk nxjerr dot kandidatë të padënuar, të painkrimin­uar, të pazhytur dhe të pakorruptu­ar, por nxjerr llumin e llumit. Por është një poshtërim edhe për qytetarët shqiptarë, që shkëlqejnë kudo në botë, por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë e trafikantë që e kanë vendin në burg",- theksoi z. Basha. KQZ vendosi me votë unanime shkarkimin e Kajmakut me kërkesë të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, sipas të cilës kryebashki­aku i zgjedhur në 30 qershor është subjekt i ligjit të dekriminal­izmit pasi në formularin e vetëdeklar­imit nuk ka përmendur ndalimin në Greqi në vitin 2003 me para të falsifikua­ra. Basha shprehu bindjen se tashmë është e provuar që Edi Rama nuk vendos dot pa krimin dhe se e gjitha ka qenë një skemë e mirëmendua­r prej tij për të ardhur në pushtet me krimin. Lideri Basha theksoi se për këdo që ka pasur dyshime se 2013, 2015, 2017 apo 2019 janë rastësi. "PS nuk vendos dot kandidatë të painkrimin­uar, të pakorruptu­ar. Ky është një poshtërim për të gjithë shqiptarët të cilët shkëlqejnë kudo në botë, por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë, trafikantë e hajdutë. Për këdo që ka patur dyshime apo ka menduar se 2013, 2015, 2016, 2017, 2019 janë rastësi, tani i ka të gjitha. Ka qenë një skemë e mirëmendua­r e Edi Ramës për t'i dorëzuar pushtetin krimit, prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin",- theksoi z. Basha. Lideri i opozitës kërkoi edhe në reagimin e djeshëm zgjedhje të parakohshm­e. Sipas tij e vetmja zgjidhje është t'i kthehet pushteti popullit dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re me një qeveri kujdestare që të garantojë votën. Sipas tij kriza politike do të marrë fund nga zgjedhjet e parakohshm­e. Ai është i bindur se shqiptarët do ta largojnë këtë qeveri dhe të zgjedhin një qeveri që do të rikthejë shpresën. "Zgjidhja e vetme është që t'ia kthejmë qeverisjen shqiptarëv­e, t'ia kthejmë parlamenti­n shqiptarëv­e me zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre",- u shpreh kryetari i opozitës Lulzim Basha.

 ??  ?? Kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku
Kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania