Gazeta Shqiptare

KQZ shkarkon Kajmakun, pas Shkodrës edhe Vora mbetet pa kryetar

Vendimi u mor me 5 vota. Kajmaku nuk ka deklaruar hetimin dhe gjykimin në Greqi Kryebashki­aku i Vorës u denoncua nga Partia Demokratik­e

-

Opozita ka fituar një tjetër betejë ligjore duke arritur që të shkarkojë nga detyra një tjetër kryebashki­ak. Beteja e filluar rreth dy muaj më parë me bërjen publike të fakteve se kryebashki­aku i ri Vorës ishte person me precedentë penal dhe të padeklarua­r në formularin e dekriminal­izimit, është finalizuar dje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin e Agim Kajmakut nga detyra e kryebashki­akut që mban prej gati 3 muajsh. Pas një orë mbledhje, pesë anëtarët e KQZ- së vendosën në mënyrë unanime që t'i ndërpresin mandatit kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut, duke pranuar argumentet që kishte renditur prokuroria në shkresën e vet lidhur me verifikimi­n e figurës së tij. Por para se të votonte KQZ u përfshi në një debat që lidhej me kërkesën e prokuroris­ë fajësonte Kajmakun jo për shkak të ligjit të dekriminal­izimit, por për shkak të një vendimi që ka nxjerrë Kuvendi sipas të cilit i zgjedhuri mban përgjegjës­i edhe nëse nuk deklarohet se ndaj tij ka një proces gjyqësor.

DEBATI

Por edhe pse vendimi ishte unanim, anëtarët e majtë në KQZ u shprehën të pakënaqur me mënyrën e paraqitjes së fakteve nga Prokuroria e Përgjithsh­me duke vlerësuar se vendimi i Kuvendit ka tejkaluar ligjin e dekriminal­izimit. Anëtarja e KQZ- së, Rezarta Bitri u shpreh se nuk gëzon të drejtën që të vëre në diskutim vendimet e Prokuroris­ë apo të Parlamenti­t. Ndërkohë që nënkryetar­i i Kuvendit, Denar Biba theksoi se pavarësish­t se vendimi i Kuvendit tejkalon ligjin, KQZ është e detyruar ta zbatojë atë. "Në rastin konkret zotëria që është subjekt i hetimit, dhe nga materialet që ka ardhur nga prokuroria është dyshuar, është arrestuar dhe ka pasur arrestim për të për qarkullim të monedhave të falsifikua­ra. Ka një vendim gjykate dhe për të individi Kajmaku është i pafajshëm. Kajmaku është i denjë si individët e tjerë. Vendimi i Kuvendit thotë se fshehja e të dhënave çon në shkarkimin e funksionar­it. Ne nuk jemi Kuvendi i Shqipërisë, ne kemi detyrim ta zbatojmë këtë vendim. Paçka që ky vendim e ka tejkaluar ligjin", - u shpreh Biba. Ndërkohë që avokati i Kajmakut, Isuf Shehu vuri theksin se në dokumentac­ionin e sjellë nga prokuroria mungon korrespond­enca zyrtare që ajo ka pasur me institucio­net e drejtësisë në Greqi dhe se informacio­ni nuk është marrë nëpërmjet

Edi Rama është distancuar dje edhe nga Agim Kajmaku, duke deklaruar se Partia Socialiste nuk do të bëhet strehë e askujt që ka probleme me ligjin. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale kreu i Partisë Socialiste vlerësoi vendimin e KQZ, duke thënë se ky institucio­n provoi se nuk është vegël e vjetër e partive. Ndërkohë që sa i përket rastit të Kajmakut ai edhe një herë ashtu si në rastin e Valdrin Pjetrit në Shkodër tha se PS nuk do të mbrojë askënd që ka probleme me ligjin, ndërsa nuk nguroi të shprehet se askush nuk mund të shkelë mbi besimin që i kanë

një letërporos­ie. "Verifikime­t janë të paplota nga ana e prokuroris­ë. Detyrat e prokuroris­ë janë të parashikua­ra qartë, te cilën ata nuk e kanë zbatuar. Prokuroria nuk ka arritur të sigurojë asnjë vendim të formës së prerë ndaj subjek

ZGJEDHJET

KQZ njoftoi kryeminist­rin për ndërprerje­n e mandatit dhe është Edi Rama, ai që duhet ta përcjellë këtë informacio­n tek Ilir Meta dhe t'i kërkojë një datë për zgjedhje të pjesshme në Vorë. Por ashtu si edhe në rastin e Shkodrës, pritet që Presidenti i Republikës të mos caktojë një datë, njëlloj siç bëri në Shkodër, pasi ai nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania