Gazeta Shqiptare

Emërimet në Shkodër, Rama përplaset me Sterkajn: Keni çuar nga 7 lista

"Tani do merrem vetë, meqë ju nuk i dhatë drejtim"

-

Gati dy javë më parë kryeminist­ri Edi Rama u kërkoi deputetëve të qarkut të Shkodrës që të linin mënjanë qejfmbetje­t mes tyre dhe t'u jepnin zgjidhje problemati­kave të krijuara qoftë me procesin e riorganizi­mit të Partisë Socialiste në këtë qytet, ashtu edhe për emërimet e drejtorëve dhe punësimet në administra­të. Por pavarësish­t kësaj, situata nuk ka ndryshuar dhe kjo u reflektua edhe në mbledhjen e fundit të drejtuesve socialistë të Shkodrës, ku nuk munguan debatet e forta dhe akuzat ndaj deputetëve të caktuar, si dhe në takimin e djeshëm Këshillit Koordinues të Rajonit të Veriut që zhvilloi kryeminist­ri Edi Rama me deputetët dhe të zgjedhurit vendorë të tri qarqeve që e përbëjnë atë. Mbledhja e djeshme është shoqëruar sërish me debate dhe shkak janë bërë pikërisht procesi i emërimeve dhe punësimeve në drejtoritë kryesore të Shkodrës. Protagonis­t është bërë Paulin Sterkaj, i cili i ka kujtuar Ramës se pavarësish­t ndërhyrjes së tij pak javë më parë, situata vijon të mbetet e njëjtë dhe se emërimi i drejtorëve është kthyer në një tender politik mes të gjithë deputetëve. Burimet nga ky takim i mbajtur në selinë rozë në kryeqytet bëjnë me dije se ligjvënësi i Shkodrës i është drejtuar kryeminist­rit duke i thënë se vendimi për drejtorët ka marrë trajtat e një tenderi, ku secili dërgon emrat e tij. "Na thatë që ta zgjidhim vetë këtë gjë herën e shkuar, por kjo puna e emërimeve është kthyer si tender, ku secili çon emrat vet", - mësohet të jetë shprehur Sterkaj. Deklaratë e cila ka shkaktuar reagimin e kryeminist­rit Rama, i cili tha se sipas informacio­neve që ka, janë 7 lista me emra për drejtorë për institucio­net e Shkodrës. "Nuk e kemi bërë tender. Musai më ka thënë që i keni çuar nga 7 lista", - i është përgjigjur Rama Sterkajt. Më tej kryetari i PS- së u ka bërë të ditur të pranishmëv­e se për sa kohë nuk arritën që t'i sheshonin mosmarrëve­shjet dhe qejfmbetje­t personale për t'i dhënë një drejtim tjetër punëve në Shkodër, ai do ta marrë vetë këtë çështje në dorë dhe për t'i dhënë zgjidhjen e duhur. "Kam menduar që ju do ta zgjidhni këtë gjë. Tani do të merrem vetë. Meqë ju nuk i dhatë drejtim. Të hënën, mbledhje e posaçme vetëm me Shkodrën për këtë gjë", - mësohet të jetë shprehur Rama. Gjendja në degën e PS- së së Shkodrës është kaotike, pasi me vendim të kryesisë është bërë shkrirja e të gjitha strukturav­e drejtuese të kësaj force në këtë qytet. Për rrjedhojë mungon drejtuesi i degës së PS- së, ndërkohë që selia qendrore e partisë nuk ka caktuar ende një të dërguar politik, si dhe zgjedhjet e brendshme në këtë degë nuk janë zhvilluar. Tri ditë më parë, mbledhja në selinë e degës së PS- së Shkodër u shoqërua me debate të forta, për emërimin e drejtuesve në Bashkinë Shkodër. Socialistë­t e kryeqendrë­s së veriut kanë kundërshtu­ar edhe të dërguarit e kupolës drejtuese të PS- së, duke thënë se nuk mund të punohet pa mësuar se cili është drejtuesi i tyre politik. Gjithashtu, ata kanë kundërshtu­ar propozimet që vijnë nga Tirana dhe emërimet e personave që vijnë nga jashtë Shkodrës. Por sikur të mos mjaftonin këto debate, Partia Socialiste në këtë qytet është edhe në një ngërç sa i përket drejtimit të Bashkisë. Në këtë qytet socialistë­t kanë marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak, i cili nuk njihet nga kryetarja në detyrë e bashkisë, Voltana Ademi. Ndërkohë që vetë socialistë­t bënë përpjekje për ta larguar Ademin, por pa mundur të jepnin një zgjidhje për mënyrën se si duhet ta zëvendësoj­në atë në kushtet kur Presidenti i Republikës nuk pranon të dekretojë një datë për zgjedhje të pjesshme në këtë bashki. Kujtojmë se kriza e socialistë­ve në këtë bashki nisi me dorëheqjen e Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie, pasi u faktua se kishte fshehur një dënim për një vepër të ndodhur në Itali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania