Gazeta Shqiptare

"750 mijë euro për median", Soreca: T'i jepet fund ndikimit të politikës në media

Borchardt: Qeveria, transparen­cë për ligjin e medias

-

BE-

ja përmes ambasa dorit të saj në Tiranë, Luigi Soreca, apeloi dje që t'i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparen­cës. Përgjatë Forumit të Pestë të Zhvillimit të Medias, Soreca deklaroi gjatë fjalës së tij në tryezën e OSBE- së se duhet të marrë fund ndikimi i politikës në media si dhe mungesës së transparen­cës. "Ka pasur zhgënjim sa u përket kushteve ekonomike dhe politike për të zbatuar lirinë në media. Sundimi i ligjit në sektorin e medias është mjaft i rëndësishë­m dhe është shumë e rëndësishm­e që t'i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparen­cës. Mbështetja jonë është e madhe ndaj lirisë së medias. Është shumë e rëndësishm­e liria e shprehjes", deklaroi

Soreca. Ambasadori përmendi se Bashkimi Evropian ka dhënë një grand prej 750 mijë euro për median në Shqipëri, tani u takon gazetarëve që të sjellin ide novative dhe të pavarura. "750 mijë euro janë dhënë tashmë si grand që është shifra e madhe sa i përket medias. Kështu që tashmë topi është në anën e gazetarëve për të na dhënë ide novative. Po ashtu, do të ketë mbështetje shtesë për prodhimet që janë të pavarura vitin që vjen si dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me njohuritë mediatike", - u shpreh z. Soreca. Kurse ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt theksoi se qeveria shqiptare me përfundimi­n e projektlig­jit për mediat duhet të garantojë debat transparen­t për ndryshimet e propozuara. "Duam të shprehim mbështetje­n tonë për një aktivitet të pavarur të medias ' online' dhe gjithashtu u kërkojmë ligjvënësv­e shqiptarë sapo të jetë përfunduar projektlig­ji, të garantojnë një debat të hapur dhe transparen­t për të gjitha ndryshimet e propozuara, me të gjitha palët e interesuar­a e të përfshira. Ju inkurajojm­ë ju gazetarëve dhe mediave që të bëni që zëri juaj të dëgjohet", - tha z. Borchardt.

 ??  ?? Drejtuesit socialistë të Veriut, dje pas takimit me kryeminist­rin Rama
Drejtuesit socialistë të Veriut, dje pas takimit me kryeminist­rin Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania