Gazeta Shqiptare

Subjektet, më shumë se 50% me shkelje. Tatimet kontrolloj­në 610 biznese për 10 ditë

-

Gjatë 10 ditëshit të fundit të muajit tetor administra­ta tatimore ushtroi 610 kontrolle në njësi të ndryshme të biznesit. Gjatë kontrollev­e u gjetën më shumë se 355 subjekte ose më shumë se gjysma janë gjetur me shkelje. Sipas burimeve zyrtare nga inspektime­t u gjetën 50 subjekte të paregjistr­uara në organet tatimore. Tatimet bëjnë të ditur se 80 tatimpague­s të tjerë u penalizuan për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor ( rasti i parë), ndërsa 2 tatimpague­sve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarik­e për mos lëshim kuponi tatimor ( hera e dytë). Sipas tatimeve 40 biznese janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklarua­r, nga të cilët 34 subjekte janë të përgjegjës­isë tatimore "biznes i vogël" dhe 6 subjekte janë të përgjegjës­isë tatimore "biznes i madh". Ndërkohë 11 tatimpague­s janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 13 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. Mësohet se 63 tatimpague­s janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentac­ion tatimor. Drejtoria e përgjithsh­me e Tatimeve njofton se strukturat e Monitorimi­t në Terren vijojnë kontrollet në të gjithë vendin. Pak ditë më parë Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se përgjatë pjesës së mbetur të vitit, deklarimi i punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe deklarimi i pagës reale të tyre do të jetë në fokus të Planit Operaciona­l kundër informalit­etit për pjesën e mbetur të vitit 2019. Deri në fund të muajit dhjetor do të inspektohe­n për deklarimin e punonjësve, subjektet e evidentuar nga analiza e riskut për deklarimin e punonjësve, deklarimin e pagave dhe përmbushje­n e detyrimeve ndaj organeve tatimore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania