Gazeta Shqiptare

Të ardhurat rriten me 160 milionë USD

Drafti/ Buxheti për vitin 2020 parashikoh­et të arrijë 5.32 miliardë dollarë Shpenzimet në buxhet do të jenë 120 milionë dollarë më të larta

-

Buxheti për vitin 2020 parashikoh­et të arr ijë 5.32 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje me 2.3% krahasuar me këtë vit. Të ardhurat rriten me 160 milionë dollarë dhe shpenzimet në buxhet do të jenë 120 milionë dollarë më të larta se viti 2009. Ndërkohë deficiti do të jetë rreth 29 milionë dollarë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka gati projektlig­jin e buxhetit e vitit 2020, i cili që javën e ardhshme të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave e më pas të shkojë për diskutim në Kuvend. Objektivin për rritjen e të ardhurave në buxhet ministria e mbështet te mirë menaxhimi dhe lufta kundër informalit­etit. Zëri kryesor që pritet të japë ndikimin në rritjen e taksave në buxhet është ai i tatimit mbi vlerën e shtuar dhe sigurimeve shoqërore. Në total të ardhurat parashikoh­et të arrijnë 5 miliardë dollarë, duke bërë që deficiti të zbresë në 1.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndër më të ulëtit në shumë vite. Investimet publike arrijnë në 5% të prodhimit kombëtar, ku një pjesë të tyre janë pagesat për kontratat koncesiona­re të ndërtimit të rrugëve. 40 milionë dollarë do të financohen për rrugën e Arbrit, aksin Milot - Balldren dhe Dukat - Orikum. Fondi për rrugën Kardhiq - Delvinë parashikoh­et me rritje, ndërsa një pjesë tjetër e financimit shkon për Unazën e Madhe të kryeqyteti­t. Ndërkohë gjatë periudhë 9 mujore, janarshtat­or 2019 të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin 343 miliardë lekë, teksa plani vjetor i Ministrisë së Financave sipas ndryshimev­e të fundit në aktin normativ të muajit shtator është 386.6 miliardë lekë. Për 9 mujorin, buxheti ka mbledhur 7.8 miliardë lekë më pak sesa plani i parashikua­r për të njëjtën periudhë. Ministria e Financave nuk e rishikoi me ulje nivelin të ardhurave, ndonëse duket pak e besueshme që qeveria të grumbulloj­ë 30 për qind të programit vjetor të të ardhurave në vetëm tre muaj. Për periudhën tetordhjet­or qeveria duhet të grumbulloj­ë edhe 143 miliardë lekë ose 47.8 miliardë për çdo muaj të mbetur në raport me rreth 38 miliardë që u mblodhën mesatarish­t në çdo muaj për 9 muajt e parë.

PROGRAMI

Projektbux­heti i vitit 2020 parashikon të grumbulloj­ë 3.3 për qind më shumë se program i këtij viti, por kjo përqindje duhet të jetë shumë e më e lartë në raportin me faktin, duke e bërë pak të besueshëm realizimin e tij në kushtet kur ekonomia i ka përgjysmua­r rritjen dhe burime të reja nuk po duken në horizont. Qeveria synon të mbajë nën kontroll deficitin buxhetor përgjatë vitit 2020 duke e përcaktuar atë në nivelin e 29.2 miliardë lekëve, në nivelet e njëjta të angazhimit afatmesëm. Nëse të ardhurat do të rezultojnë më të ulëta sesa plani, për të mbajtur nën kontroll deficitin, qeveria do të detyrohet të ulë shpenzimet, kryesisht ato kapitale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania