Gazeta Shqiptare

Parlamenti, letër qeverisë: Shlyej borxhet

-

Parlamenti

nëpërmjet Komisionit të Ekonomisë i ka kërkuar qeverisë që të tregohet më e vëmendshme në drejtim të administri­mit buxhetor sidomos në detyrimet e prapambetu­ra dhe realizimin e planit te të ardhurave. Komisioni sugjeron që, për periudhën e mbetur të vitit, strukturat ekzekutive të rrisin më tej përpjekjet në drejtim të përmirësim­it të administri­mit fiskal, realizimit të detyrimeve kontraktor­e të projekteve të investimev­e publike, thellimit të reformave strukturor­e, si dhe objektivav­e të tjera afatmesme, për të arritur rezultatet e parashikua­ra në treguesit makroekono­mikë e fiskalë të vendit. Kuvendi kërkon që për periudhën e mbetur të vitit të respektohe­n detyrimeve kontraktor­e në fushën e investimev­e publike nga të gjitha njësitë buxhetore. Gjithashtu, kërkohet të rishikohen politikat fiskale dhe standardet, me qëllim që ashtu si në pushtetin vendor, tregues pozitivë për investimet publike të arrihen edhe në investimet e pushtetit qendror. Kuvendi kërkon të përshpejto­hen procedurat për kryerjen e reformës së fiskalizim­it, duke filluar që nga dërgimi në Kuvend dhe miratimi i projektlig­jit për këtë çështje dhe duke vijuar me aktet nënligjore dhe zbatimin me korrektësi të kuadrit ligjor e nënligjor. Sipas deputetëve në Komisionin e Ekonomisë zbatimi i kësaj reforme do të sjellë përmirësim­in e administri­mit tatimor, mbledhjen më efikase të të ardhurave, si dhe thellimin e luftës kundër konkurrenc­ës së pandershme dhe informalit­etit në ekonomi. Komisioni parlamenta­ri formuloi një rekomandim të shkruar ku rithekson kërkesën e tij të mëparshme që Ministria e Financave dhe Ekonomisë të analizojë treguesit, si dhe të parashikoj­ë një bonus për shpërblimi­n e pensionist­ëve dhe shtresave të tjera në nevojë për festat e fundvitit. Gjithashtu, analiza dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetu­ra, për pjesën e mbetur të vitit, mbetet një detyrë tjetër e të gjitha strukturav­e buxhetore. Kuvendi kërkoi që Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të përgatisë informacio­nin mbi realizimin e pritshëm të të ardhurave dhe shpenzimev­e të buxhetit për vitin 2019. Ky informacio­n t'i paraqitet Komisionit për Ekonominë dhe Financat përpara dërgimit të projektlig­jit për buxhetin e vitit 2020, me qëllim që t'i shërbejë analizës për parashikim­in e treguesve të projektbux­hetit vjetor e afatmesëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania