Gazeta Shqiptare

Tërmeti 5.2 ballë trondit Korçën, banorët: Na janë shkatërrua­r shtëpitë

"Kemi ngelur mes katër rrugëve. Shteti të na gjejë strehë, nuk duam lekë" "Dolëm nga banesat të tmerruar. Lëkundjet ishin më të forta se të tërmetit të 1 qershorit"

-

Një tërmet 5.2 ballë ka goditur Korçën në orën 06: 25 të mëngjesit të djeshëm, ndërsa banorët kanë shpejtuar të dalin jashtë banesave prej frikës dhe panikut. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të fshatit Boboshticë, 11 km nga Korça me thellësi 25 km. Si pasojë e lëkundjeve, tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Ndërkohë që banorët e prekur nga tërmeti i qershorit të këtij viti në zonat e Qafëzezës dhe Vidohovës, shtëpitë e të cilëve nuk janë riparuar ende pretendojn­ë se dëmet janë thelluar. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytetet e tjera të vendit. Sipas raportimev­e nga juglindja e vendit, banesat e dëmtuara nga tërmeti i 1 qershorit të këtij viti janë shkatërrua­r plotësisht nga tërmeti i ditës së djeshme. Tërmeti ka prekur më shumë fshatrat Vidohovë dhe Qafëzezë. Banorët u shprehën se tërmeti i djeshëm i ka tmerruar, pasi ka qenë më i fuqishëm se ai i 1 qershorit, ndërsa kërkojnë nga shteti çadra për të kaluar natën jashtë, pasi banesat e tyre janë të shkatërrua­r. "U tmerruam. Ishte tërmet më i fuqishëm se ai i qershorit të këtij viti. Kemi mbetur në qiell të hapur. I kishim banesat e dëmtuara, tani na u shkatërrua­n totalisht. Askush s'ka bërë asnjë gjë. Do flemë jashtë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Kërkojmë çadra dhe ndihma. Është ftohtë", u shprehën banorët e fshatit Vidohovë. Ndërsa, situata në Korçë është më e qetë se në këto fshatra, pasi banesat nuk janë aq të dëmtuara sa në fshatra, ku janë regjistrua­r vetëm plasaritje dhe rënie jashtë pallateve. Ndërkaq, lëkundje tërmeti janë ndjerë ditën e djeshme edhe në Kosovë. Tërmeti me magnitudë 3.1 i shkallës rihter është regjistrua­r në orën 07: 00 të mëngjesit, ndërsa epiqendra ka qenë në rajonin e Prizrenit, konkretish­t në zonën e Dragashit.

BANORËT

Tërmeti i ditës së djeshme ka rikthyer panikun tek banorët e Korçës dhe kryesisht në fshatrat Vidohovë dhe Qafëzezë. Ata u shprehën se se tërmeti u ka shkatërrua­r banesat duke i bërë të pabanueshm­e. "Kemi frikë të hyjmë brenda banesave, pasi ato kanë pësuar çarje të mëdha të mureve. I bëjmë apel qeverisë që të na ndihmojë, pasi dëmet kësaj here janë dyfish. Nuk kemi ku të kalojmë natën e ndihemi shumë të rrezikuar",thanë disa banorë. Ndërsa, disa të tjerë deklaruan se pas tërmetit të rënë më 1 qershor, askush nuk ka marrë masa, nuk është bërë asnjë riparim. "Asnjë gurë nuk kanë vënë në shtëpi. Ka tre muaj, kam një dhomë të vogël sa me fut kokën çfarë të bëjë." është shprehur një banor tjetër. "Zhveshur kemi dalë jashtë..., Më ka ikur muri poshtë. Tërmeti e thelloi akoma më shumë, ka ikur 10 cm muri me murin. I kërkova bashkisë çadër. Skam ku të fle. Këtu u bë sipas hatrit të inxhinieri­t. Asgjë nuk na u është bërë.

Inxhinieri ua bëri kushërinjv­e", ka deklaruar një banor i zonës. "Kemi frikë, nuk kemi ku të vemi. Nuk e di çdo të bëjmë. Ndihem i rrezikuar. Ata vijnë bëjnë çbëjnë e ikin. Ca i dua paratë kur nuk kam shtëpi. Jemi katër

veta në këtë banesë. Dua shtëpinë nuk dua para. Deri më tani asnjë riparim nuk është bërë",- tha një tjetër.

 ??  ?? Një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti
Një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti
 ??  ?? Një nga banorët duke folur për “GSH”
Një nga banorët duke folur për “GSH”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania