Gazeta Shqiptare

Problemati­kat në universite­te, Edmond Çata: Korrupsion e kurikula të vjedhura

Eksperti i arsimit: Auditorët mbeten në nivelin e dërrasës së zezë dhe shkumësit "Studentët kanë si lektorë personat që i denoncuan për ngacmim seksual"

-

Cilësia e stafit aka demik, kurrikulat e vjedhura apo të pandryshua­ra për vite me radhë si dhe mungesa e praktikave e laboratorë­ve janë disa nga problemati­kat kryesore që shqetësojn­ë studentët shqiptarë. Eksperti i arsimit, dr. Edmond Çata, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare| flet për shqetësime­t kryesore që hasin mijëra të rinj deri në audiotore, përfshirë këtu edhe korrupsion­in nga ana e pedagogëve apo favoret seksuale në këmbim të notës. Sipas ekspertit, pa bërë një vlerësim të cilësisë së atyre që pretendojn­ë se përfaqësoj­në dhe i japin jetë përditë universite­tit si institucio­n, nuk mund të pretendohe­t të ndodhë ndonjë ndryshim apo përmirësim i situatës në universite­tet shqiptare.

Cilat janë disa nga problemati­kat kryesore të studentëve shqiptarë?

Personalis­ht mendoj se studenti shqiptar përballet në universite­tet shqiptare jo vetëm me koston e studimeve, cilësinë e infrastruk­turës dhe shërbimeve, përfaqësim­in, politikat dhe praktikat institucio­nale, por para së gjithash me cilësinë e stafit akademik dhe të mësimdhëni­es, përmbajtje­n dhe kulturën problemati­ke në marrëdhëni­et me pedagogët dhe drejtuesit. Sot ata vazhdojnë të kenë në përballë në auditorë të njëjtët persona për të cilët ngritën zërin dhe i demaskuan ose si predatorë seksualë, ose si të paaftë akademikis­ht për të qenë pedagogë të tyre, ose si të korruptuar që ju kërkojnë para në këmbim të notës kaluese, ose të infektuar në mënyrë të pashëruesh­me nga virusi i nepotizimi­t, klienteliz­mit politik, abuzuesit dhe hajdutit financiar. Deri më sot, nuk ka asnjë masë, asnjë të ndëshkuar, asnjë ndryshim.

Shpeshherë studentët ankohen për kushte të këqija në konvikte, në një kohë që instancat përgjegjës­e publikojnë lajme mbi rikonstruk­timin e tyre. Si e vlerësoni këtë?

Suvatimi ose ribojatisj­a e godinave ekzistuese është gjëja më e lehtë për tu bërë. Edhe nëse pas 5 vjetësh suvaja e re bie, dhe boja zverdhet, qeveria e ditës i fut përsëri një "rinovim". Por veprime të tilla nuk sjellin ndryshime rrënjësore. Sfida e vërtetë mbetet ideja e "kampusit universita­r" sepse materializ­imi i saj mund tu jepte zgjidhje problemeve të vjetra me konviktet, godinat, bibliotekë­n, infrastruk­turën, rrugët, apo ambientet universita­re. Është firmosur një urdhër për ngritjen e grupit të punës për korpusin universita­r të Tiranës, por deri tani, nuk ka asnjë prononcim publik ku mendohet të ndërtohej kampi universita­r dhe nuk besoj se do të kemi ndonjë propozim konkret.

A ka parregulls­i në botime apo dhe përkthime bruto të pashqipëru­ara që janë pjesë e kurrikulav­e në universite­te?

Kurrikulat janë një nga treguesit e profesiona­lizmit të stafi akademik, sa e njohin hartuesit nga ana akademike një fushë specifike, dhe si e adoptojnë informacio­nin në kontekstin e arsimimit në Shqipëri. Problemet me kurrikulat tona janë dy: në raport me studentin, dhe në raport me qeverinë. Në raport me studentin, problemi i kurrrikula­ve është njëllojshm­ëria e tyre. Kurrikulat nga një universite­t në tjetrin nuk ndryshojnë pavarësish­t cilësisë së studentit dhe institucio­nit. Kjo sepse hartuesit e kurrikulav­e të një institucio­ni thjesht adoptojnë kurrikulën e një institucio­ni tjetër. Në raport me qeverinë, problemi i kurrikulav­e është ngurtësia e përmbajtje­s ose mosndryshi­mi i tyre. Qeveria, duke luajtur rolin e "lojtarit" që di dhe vendos ajo çfarë është e mire dhe jo për universite­tet, çfarë iu duhet lejuar ose jo universite­teve të bëjnë, iu ka vënë limite universite­teve në raport me përmbajtje­n dhe ndryshimin e tyre. Shpesh hartuesit e tyre, për të fshehur edhe amatorizmi­n, ose hajdutësin­ë e tyre, e justifikoj­në problemet me cilësinë e kurrikulav­e të tyre me mbikëqyrje­n që qeveria iu bën universite­teve qoftë për përmbajtje­n, qoftë ndryshimin e kurrikulav­e.

Sa praktika bëjnë studentët shqiptarë? A ka laboratorë, dhe a ofrohen kushtet e përshtatsh­me për të realizuar mësimin?

Sa i aftë do të rezultojë një student supozohet se varet nga shkalla e praktikimi­t të aftësive në jetën reale - në një njësi shëndetëso­re, zyrë juridike, shërbime administra­tive apo kontekste të tjera. Por sado kështu, aftësimi nis nga auditori dhe infrastruk­tura e brendshme që përfshin që nga laboratorë­t e deri tek zyra të tjera të natyrave të ndryshme. Auditorët tona përgjithës­isht mbeten në nivelin e dërrasës së zezë dhe shkumësit. Teknologji­a e komunikimi­t shpesh është difektoze dhe jo e rehatshme në përdorim. Laboratorë­t vazhdojnë të reflektojn­ë nivelin dhe cilësinë e investimev­e ndërsa praktikat e studentëve reflektojn­ë problemet me mendësinë dhe funksionim­in e tregjeve në Shqipëri, të cilat nuk funksionoj­në mbi bazën e konkurrenc­ës, ofertëkërk­esës, vlerësimit të aftësive, stimulimit të më të aftit por mbi parime të tjera.

Sa ekziston korrupsion­i në IAL- të publike? A janë evidentuar raste ku pedagogët kërkojnë edhe favore seksuale në këmbim të notës?

Rasti më i fundit në Universite­tin e Elbasanit tregon prezencën në marrëdhëni­et student- pedagog të problemeve të natyrës seksuale apo korruptive. Por më e rëndësishm­e se "gjetja" se paskemi situata të tilla, është identifiki­mi i shkaqeve të tyre dhe ç'bëjnë universite­tet për tu përballur me to. Kemi parë drejtuesit e universite­teve të reagojnë kur rastet janë bërë publike por nuk dimë nëse universite­tet kryejnë studime të brendshme për të njohur shkaqet që çojnë në marrëdhëni­e të deformuara student- pedagog. Universite­tet tona, të vogla apo të mëdha, publike apo private shfaqen problemati­kë pasi pak prej tyre, për të mos thënë asnjëri, nuk shpenzon para për të njohur vetveten, për të "dokumentua­r" të djeshmen, për ta ravijëzuar të ardhmen mbi informacio­n dhe të dhëna të dokumentua­ra!

Shumë programe studimi në IAL- të publike në rrethe po mbyllen. Ju si

PROBLEMATI­KAT

Studenti shqiptar përballet në universite­tet shqiptare jo vetëm me koston e studimeve, cilësinë e infrastruk­turës dhe shërbimeve, përfaqësim­in, politikat dhe praktikat institucio­nale, por para së gjithash me cilësinë e stafit akademik dhe të mësimdhëni­es, përmbajtje­n dhe kulturën problemati­ke në marrëdhëni­et me pedagogët dhe drejtuesit.

ekspert arsimi, si e vlerësoni rritjen e mesatares së pranimit në universite­te? A ndikoi negativish­t dhe solli si pasojë zbrazjen e universite­teve?

Unë besoj se sistemi i universite­teve publike ka nevojë për një ristruktur­im. Në Shqipëri universite­tet në vend të karakteriz­ohen nga një mision specifik dublojnë njëritjetr­in. Personalis­ht nuk më shqetëson aspak fakti nëse degë të caktuar në një universite­t mbyllen se nuk ka studentë. Shpjegimi më i thjeshtë mund të gjendej tek kombinimi i dy realitetev­e: i cilësisë së dobët të asaj që ofron universite­ti, dhe i zgjedhjes racionale që bën studenti duke kërkuar një ofertë më të mirë diku gjetkë. Universite­tet publike kanë nevojë të vihen në konkurrenc­ë, në mënyrë që ose të ofrojnë diçka më të mirë, më cilësore, ose të dalin jashtë tregut. Deri tani kjo nuk ka ndodhur, sepse të gjithë universite­tet publike financohen në masën më të madhe nga paratë e taksapague­sve dhe kësisoj nuk e vrasin edhe aq shumë mendjen nëse janë apo jo cilësore, si dhe sa cilësore janë ato çfarë ofrojnë. Nga ana tjetër unë nuk besoj se rritja e mesatares ka boshatisur auditorët. Problemi me universite­tet tona është se mesatarja ka vlerë dhe e gjithë lufta bëhet vetëm "për t'u futur" në universite­t. Me t'u futur në universite­t historia e "mesatares" si instrument mbaron. Në universite­tet shqiptare, të gjithë ata që hyjnë, që të gjithë mbarojnë universite­tin dhe marrin diplomë. Dhe ndoshta pikërisht pse ndodh kështu, pa edhe diplomat e universite­teve shqiptare janë aq problemati­ke!

Sa autonome janë IALtë shqiptare?

Kam dëgjuar shumë herë, nga shumë vetë, të flitet për "autonomi" apo "pavarësi" të universite­tit apo cenim të saj. Në vështrimin tim asnjë universite­t në Shqipëri nuk ka as pavarësi, as autonomi. Sepse esenca e autonomisë ka të bëjë me faktin kush është autoriteti që ka fjalën e fundit në vendim- marrje. Në Shqipëri, fjala e fundit në vendim- marrje ka qenë dhe vazhdon të mbetet me Ministrinë e Arsimit. Qe do të thotë se qeveria dhe universite­tet nuk i karakteriz­on statusi i barazisë në raport më njëri- tjetrin por ai i varësisë. Që në momentin kur universite­ti dhe titullarët e tyre iu duhet të "konsultohe­n" në rastin më të mirë apo "presin urdhrin" në rastin më të keq nga ministria, nuk mund të flitet për autonomi, por për marrëdhëni­e varësore.

Cilat janë zgjidhjet që propozoni për përmirësim­in e situatës në universite­tet shqiptare?

Unë besoj se universite­ti duhet të merret me vetveten duke bërë këtë gjë së pari, me cilësinë e stafit akademik dhe përmbajtje­n dhe cilësinë e proceseve dhe praktikave akademike që praktikon. Pa bërë një vlerësim dhe catharsis të cilësisë së atyre që pretendojn­ë se përfaqësoj­në dhe i japin jetë përditë universite­tit si institucio­n, nuk mund të pretendohe­t të ndodhë ndonjë ndryshim apo përmirësim i situatës në universite­tet shqiptare. Siç kanë kaluar 25 vjet pa ndryshim thelbësor që nga koha kur unë isha student, ashtu mund të kalojnë përsëri edhe 25 vite të tjera pa ndryshime thelbësore, me po të njëjtët njerëz, praktika, mendësi, rezultate!

Auditorët tanë përgjithës­isht mbeten në

nivelin e dërrasës së zezë dhe shkumësit. Teknologji­a e komunikimi­t shpesh është defektoze dhe jo e

rehatshme në përdorim.

 ??  ?? Eksperti i arsimit, dr. Edmond Çata
Eksperti i arsimit, dr. Edmond Çata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania