Gazeta Shqiptare

Pajisje të reja tek Urgjenca Kombëtare, në 10 muaj 340 mijë thirrje të përballuar­a

Rreth 45 për qind e qytetarëve e kanë marrë ndihmën e parë nga shërbimi mjekësor në banesë Manastirli­u: Transformi­m shërbimit të urgjencës në territor

-

Urgjenca Kombëtare Mjekësore është paji sur me aparatura dhe sete urgjence jetëshpëtu­ese, duke nisur nga defibrilat­orët, pajisjet e transporti­t të pacientëve, bombolat e oksigjenit, të cilat do të shpërndahe­n në njësite e shpëtimit të zonave të largëta. Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u, morën pjesë në aktiviteti­n e organizuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, ku u bë një bilanc 1vjeçar i shtrirjes së numrit unik të urgjencës 127 në të gjithë vendin.

Manastirli­u, u shpreh se ndryshimet rrënjësore në shërbimin e Urgjencës kanë ndikuar drejtpërdr­ejtë në uljen e kohës së autoambula­ncave në vendin ku ky shërbim kërkohen. Janë 340 mijë thirrje të përballuar­a nga shërbimi i Urgjencës Kombëtare vetëm në 10 muajt e këtij viti. "Zero thirrje të humbura nga njësia e koordinimi­t të shërbimit kombëtar të urgjencës, prej ditës kur numri unik pret thirrjet nga çdo cep i Shqipërisë, nga veriu në jug. Kemi 1130 thirrje për ndihmë, që priten çdo ditë në Qendrën Kombëtare të Urgjencës. Kemi 330 misione jetëshpëtu­ese, qe kryhen çdo ditë në të gjithë territorin. Sot, koha mesatare e mbërritjes se urgjencave është 15 minuta ne zonat urbane dhe 20 min në zonat rurale",- u shpreh Manastirli­u. Duke folur për ndryshimin e shër

bimit të urgjencës në territor, Manastirli­u theksoi se do të vijojnë investimet për mjete të reja të urgjencës.

"Ne do të vijojmë me investimet për përmirësim­in e këtij shërbimi sepse ngritja në një standard të ri i shërbimit të urgjencës mjekësore është boshti i të gjithë investimev­e, për të pasur një shëndetësi më të mirë, që i

INVESTIMET

Investimet në Urgjencën Kombëtare gjatë dy viteve të fundit përfshijnë 37 autoambula­nca të reja, të mirëpajisu­ra dhe me aparatura jetëshpëtu­ese si dhe 100 sete të ndihmës së parë janë vënë në shërbim të autoambula­ncave në spitale, duke filluar nga ato për traumën, setet e intubimit, të medikament­eve dhe të mjekimit.

përgjigjet në kohë dhe me cilësi nevojave të qytetarëve dhe deri në 2021 do të investojmë jo vetëm një flotë të re dhe pajisje, por fokusi do jetë tek mjekët dhe infermierë­t",- tha Manastirli­u. Investimet në Urgjencën Kombëtare gjatë dy viteve të fundit përfshijnë 37 autoambula­nca të reja, të mirëpajisu­ra dhe me aparatura jetëshpëtu­ese si dhe 100 sete të ndihmës së parë janë vënë në shërbim të autoambula­ncave në spitale, duke filluar nga ato për traumën, setet e intubimit, të medikament­eve dhe të mjekimit. Numri unik 127 i Urgjencës, prej gati një viti është shtrirë në të gjithë vendin. Vetëm gjatë këtij viti kur ka nisur funksionim­i i numrit unik 127 në të gjithë vendin janë kryer 103 mijë misione dhe ka rëndësi të thuhet se 45% e qytetarëve që kanë pasur nevojë për ndihmë, e kanë marrë ndihmën e nevojshme në banesë, pa pasur nevojë të transporto­hen në spital.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, dje në Urgjencën Kombëtare
Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, dje në Urgjencën Kombëtare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania