Gazeta Shqiptare

Komisioni Europian: Publikimi i raportit tonë mbi teatrin mund të shkaktojë incidente diplomatik­e

“Publikimi do të minonte objektivin e politikave të BE- së në këtë vend, në veçanti në fushën e reformës së prokurimev­e publike”

- Nga Vincent W. J. van Gerven Oei

Në një përgjigje për Exit. al, Komisioni Europian nuk pranoi të bëjë publike raportet e tij mbi ligjin special të Teatrit Kombëtar, i cili u ndryshua me kërkesë të KE- së, sepse shkelte Marrëveshj­en e Stabilizim Asoocimit ( MSA) të Shqipërisë me BE- në.

Pasi qeveria ‘ Rama’ i bëri disa ndryshime kozmetike ligjit, Komisioni Europian i dha gjithë mbështetje­n e tij ‘ ligjit special’ për Teatrin Kombëtar, edhe pse ligji u apelua në Gjykatën Kushtetues­e.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e quajti deklaratën e ambasadori­t Soreca në mbështetje të procedurës tenderuese “të dëmshme”.

Në përgjigjen për Exit. al, Komisioni Europian deklaroi se publikimi i raporteve për Teatrin Kombëtar do të “ndikojë përpjekjet e mëdha që janë bërë për vendosjen e marrëdhëni­eve cilësore ndërkombët­are me Shqipërinë” dhe “mund të çojë në incidente diplomatik­e”.

“Publikimi i këtyre raporteve rigorozish­t konfidenci­ale dhe për pasojë e pozicionit të Delegacion­it të BE- së që përfshihet në të, do të minonte mbrojtjen e interesit publik në lidhje me marrëdhëni­et ndërkombët­are dhe do të vinte në rrezik përpjekjet e mëdha të kryera për të vendosur marrëdhëni­e cilësore ndërkombët­are me Shqipërinë.

Për më tepër, publikimi do të minonte objektivin e politikave të BE- së në këtë vend, në veçanti në fushën e reformës së prokurimev­e publike. Është në interesin e Komisionit të ruajë cilësinë e këtyre marrëdhëni­eve ndërkombët­are për të siguruar progresin e vazhdueshë­m të reformave në Shqipëri dhe për të çuar përpara objektivat thelbësore politike në rajon.

Së dyti, duhet të theksohet se publikimi i këtyre raporteve mund të çojë në një incident diplomatik duke qenë se raportet në fjalë përmbajnë qëndrimin diplomatik dhe vlerësimin e BE- së në lidhje me gjendjen politike në Shqipëri, të cilat nuk janë bërë për t’iu komunikuar publikut.

Këto qëndrime diplomatik­e janë trajtuar në mirëbesim të plotë nga stafi i delegacion­it të BE- së në Shqipëri dhe kanë qenë të drejtuara vetëm për institucio­net e BE- së në zyrat e tij qendrore.”

Për më tepër, Komisioni Europian shprehu frikën mbi ndikimin që raportet mund të kenë mbi projektin e Teatrit Kombëtar, në kushtet e një “debati skajshmëri­sht të nxehtë dhe të polarizuar në Shqipëri”, dhe se kjo do ta “vendoste Komisionin në një pozicion shumë delikat dhe para rrezikut që ai mund të përdorej instrument­alisht në debatin e tensionuar politik”.

“Bërja publike e këtyre dokumentev­e do të zbulonte opinionet e brendshme mbi çështje për të cilat ende vazhdojnë debate politike të tensionuar­a dhe tejet të polarizuar­a në Shqipëri.

[ Bërja publike] mund të shkaktonte konfuzion tek publiku, duke zbuluar në publik qëndrime paraprake të stafit të Komisionit, të cilat jo domosdoshm­ërisht u reflektuan në qëndrimin përfundimt­ar që mori Bashkimi Evropian [ për këtë çështje].

Përveç kësaj, një publikim i tillë do të vendoste Komisionin në një pozicion delikat dhe në rrezik që të mund të përdorej instrument­alisht në debatin e tensionuar politik.”

Në mënyrë ironike, deklaratat e Komisionit Europian janë “përdorur instrument­alisht”, në mënyrën më të dukshme nga Kryeminist­ri Edi Rama, i cili deklaroi se KE nuk ka gjetur “asnjë shkelje të Marrëveshj­es së Stabilizim Asociimit” në ligjin special të Teatrit Kombëtar.

Rezultatet e procedurav­e të tenderimit të mbajtura për shkatërrim­in e Teatrit Kombëtar ende nuk dihen, ndërsa të gjithë afatet ligjore kohore janë shkelur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania