Gazeta Shqiptare

50 DELEGATË NDËRKOMBËT­ARË NË VENDET E KUJTESËS NË SHQIPËRI

-

Delegacion­i

i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegje­s Europiane ( PEMC) viziton Shqipërinë në datat 3- 6 nëntor 2019, në kuadër të Mbledhjes së 9- të Vjetore të Këshillit të Anëtarëve, organizuar në bashkëpuni­m me Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë ( IDMC). Ky takim do t’u ofrojë mundësinë, të vizitojnë vendet të ndryshme të kujtesës në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë. PEMC është një organizatë ndërkombët­are e themeluar në Pragë, më 14 tetor të vitit 2011 me rekomandim të Parlamenti­t Europian dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Themelimi i saj u mbështet nga njëzet vende anëtare të BE. Qëllimi kryesor i Platforms është të rris ndërgjegjë­simin e publikut për historinë evropiane dhe krimet e kryera nga regjimet totalitare dhe për të inkurajuar një diskutim të gjerë europian për shkaqet dhe pasojat e sundimeve totalitar, si dhe për vlerat e përbashkët­a europiane, me qëllim promovimin e dinjitetit njerëzor dhe të drejtat e njeriut. Që kur u themelua, PEMC ka organizuar konferenca dhe takime ndërkombët­are ( në Bruksel, Varshavë, Pragë, Budapest, Viljandi, Estoni dhe Paris) si dhe mbledhjet vjetore të Këshillit të Anëtarëve ( në Berlin, Hagë, Bruksel, Vroclav, Kiev, Vilnius dhe Bled të Sllovenisë). Gjatë takimit në Shqipëri, përveç zgjedhjeve të bordit dhe presidenti­t të ri të PEMC, në fokus të diskutimev­e do të jetë edhe Rezoluta e re e Parlamenti­t Europian mbi rëndësinë e një kujtese të përbashkët europiane, e cila u votua më 19 shtator 2019, ku Parlamenti Europian sugjeron të thellohet puna në fushën e edukimit dhe ndërgjegjë­simit të brezit të ri, në rishikimin e kurrikulav­e shkollore përmes analizës së shkaqeve dhe pasojave që sollën regjimet diktatoria­le, në nderimin e viktimave dhe mbi të gjitha në transparen­cën mbi krimet ndaj njerëzimit kryer nga regjimet naziste, fashiste, komuniste dhe sisteme të tjera diktatoria­le.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania