Gazeta Shqiptare

Strategjia e financave

- Nga Rezart Prifti

( vijon nga faqja 1)

... u mblodh dhe bitisi një strategji të rishikuar për vitet 2019- 2022. Ajo që ishte, nuk bënte, se me sa duket parashikim­et ishin shumë optimiste, siç e kanë zakon këta tanët që parashikoj­në për hënën e jo për njerëzit.

Zakoni e do që të konsultohe­n me grupet e interesit, me publikun, e ndër to edhe me shoqërinë civile. Kësaj radhe konsultimi ka përfshire edhe akademikë, se helbete kanë ç’thonë. Në prezencë mondane të shumë palëve janë edhe donatorët e huaj dhe misionet, të cilat mbështesin Ministrinë e Financave në kësi rastesh.

Kjo strategji e rishikuar vjen pas një shkëputjej­e totale të politikëbë­rësve nga realiteti, pas gjashtë daljeve radhazi të guvernator­it të bankës qendrore për risqet që i kanoseshin ekonomisë, pas raporteve të panumërta të FMN, Bankës Botërore dhe lloj- soj ambasade, të cilat theksonin po të njëjtat risqe, të cilat akumulohes­hin dhe në momentin që flasim kanë çuar në një shtet me arkën bosh, borxhe të akumuluara në miliona euro, ente shtetërore pa paguar sigurimet shoqërore, kompani shtetërore me borxhe të pashlyera, eksod shqiptarës­h si në kohë lufte dhe një klimë biznesi si në vitin 1997.

Çuditërish­t, strategjia e rishikuar i merr parasysh të gjitha këto probleme.

Po ja për shembull. Kjo strategji si prioritet kryesor ka buxhetimin gjinor. Buxhetimi gjinor është një term i huazuar nga “World Economic Forum” dhe Banka Botërore. Këta të fundit në vendet e OECD, një grup vendesh ekonomikis­ht të zhvilluara ose si njihen ndryshe “the group of rich countries”, implemento­jnë koncepte dhe projekte që janë për ekonomi me një standard dhe dimension tjetër nga ajo ç’është ekonomia shqiptare. Pasi kanë zgjidhur një sërë problemesh të zhvillimit ekonomik, investimev­e të huaja, inovacioni­t dhe edukimit, kujdesen që edhe në buxhetin kryesor të shtetit të ruajnë parime të tilla. E thënë shkoqur, kur arrin një farë rehatie, fillon dhe kujdesesh për parime egalitare. Në kontekstin e Shqipërisë, ku nuk bëhet fjalë për barazi gjinore kur gruaja zgërdhihet në dru dhe, edhe ato femra që janë në politikëbë­rje janë për mbushje kuotash dhe jo si autoritete në fushat e tyre, një egalitariz­ëm i tillë duket qesharak në rastin më të mirë dhe dashakeq në rastin më të keq. Një ministri që në gjashtë muajt e parë të vitit nuk ka alokuar asnjë fond për mbi 1000 projekte të parashikua­ra në buxhet nga viti i kaluar. Ku të vetmet fonde janë për projekte që dalin nga mënga e të madhit në moment të fundit dhe ku alokon fonde për armatime në një vend që po vdesin njerëzit dhe nuk u bëhet autopsia dhe me edukim po pa autopsi, të mendosh për gjininë e buxhetit është sureale! Jam shumë kurioz si ekonomist se cilat janë instrument­et dhe me çfarë formash buxheti i shtetit nuk është as mashkull e as femër, por feshkull. Ndoshta, armët kualifikoh­en si gjini femërore...

Po një pike e dytë strategjik­e është gjithashtu “ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët dhe në mënyrë më transparen­te”. Edhe këtu, ky shtet i ka adresuar të gjitha problemet që kanë njerëzit. Shërbimet më të mira për qytetarët si: gjobat e mercenarëv­e të lloj- soj inspektora­ti, pensionet e papaguara, 5000 euro për të zbardhur një vërtetim prone, koncesione abuzive, tendera që kanë kaluar groteskun, pastrimin e pisllëkut që ka mbuluar dynjanë, sigurinë që të ofrohet nga horrat dhe cubat që vijnë vërdallë, shëndetësi­në që nuk di nga ta kapësh, apo arsimin e ndritur. Nuk po merrem me transparen­cën e këtyre shërbimeve, se nuk do kallauz.

Se fundi, një pikë kryesore e rishikimit të kësaj strategjie është dhe se “qytetarët të thonë fjalën e tyre për planifikim­in dhe shpenzimin e parave publike”. O tempora o mores! Në një vend që qytetaret nuk pyeten as kur votojnë, erdhi dita të pyeten për planifikim­in e buxhetit. Në këtë pikë është dhe angazhimi i organizata­ve të shoqërisë civile ( lexo kopile).

Unë nuk e vë në diskutim që shekspiria­nët e kohëve moderne do të vënë në skenë teatrot e tyre si e bëjnë përherë. Këta përgatitin tryeza të rrumbullak­ëta me të gjithë, por kur i bëjnë mbledhjet dhe interpelan­cat, njerëzit i kanë të listave dhe u japin edhe listat e pyetjeve pjesëmarrë­sve, siç e bën me dëgjesat me demek publike, pedagogëve siç e bën me paktin me universite­tin, bizneseve që në afatgjatë ia mbështjell­in vetes dhe OJQ- ve që i kanë po të tyret si instrument­e kryesore të zhvatjes masive. Kështu kanë sofistikua­r metodën e tyre jo të propagandë­s, se propaganda është gjë e mirë, por të manipulimi­t hashiqar me anëtarët me pesë profile false në fytyrëqita­p për të komentuar dhe në teatrot virtuale, ku derdhet shtirësia e mashtrimi lum.

Dhe në fund, të gjithë procesit të së bërit gjoja i vendosin vulën edhe ndërkombët­arët, të cilët para demokracis­ë dhe stabilitet­it, kanë zgjedhur masivisht këtë të dytën, vlerësojnë progresin e bërë nga Shqipëria në konsolidim­in fiskal dhe përmirësim­in e financave publike të vënë re në uljen e borxhit publik dhe raportimin e buxhetit. O tmerr! Të njëjtët që bëjnë raportet, që thonë po del borxhi jashtë kontrollit dhe PPP janë borxh i fshehur, të njëjtët ngjyejnë me bojë progresin që ka bërë ky shtet. Këtij fundi i shtohet dhe oponenca brilante opozitare që me anë të lapsit të tyre të mprehtë analizojnë Shqipërinë nga retë e rehatisë Zeusiane. Për sa i përket opozitës, është edhe një korelacion i frikshëm: sa herë ka një deçencë ekonomike ose shoqërore që duhet të marrë flamurin kjo e fundit, nuk ndodh gjë, por një qokë bëhet, ose një llogari bankare mbushet diku…

Si përfundim, do xhirojmë bosh edhe ca kohë, sa çunat të rregullojn­ë hesapet, të shkartisin dosjet dhe të vendosin sipas radhës ato 400 dosjet e famshme dhe se si do fillojë kurbani. Për sa kohë hallet do jenë personale dhe alternativ­a e kësaj politike ka për të qenë po kjo politikë, shqiptarët do këndojnë një këngë të famshme në Myzeqe me refrenin “O le le na erdhi beu…”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania