Gazeta Shqiptare

Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit?

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... kryeminist­ri dhe zëvendësi i tij, tri javë më parë. Në çdo vend normal të botës, breshëria e kallashnik­ovit ndaj një njeriu të ligjit për të cilin shefi i qeverisë ka bërë thirrje për ndëshkim, e ka etiketuar si të paguar nga bandat, e ka bërë si tabelë qitjeje disa herë me radhë, do të përbënte skandal.

Aq më tepër në një vend si ky yni, kur lidhjet e politikës me krimin nuk kanë nevojë për fakte, aq më tepër në Durrës kur mpleksja e interesave elektorale me ato mafioze ka arritur kulmin, aq më tepër në sfondin e allishveri­sheve dhe falsifikim­eve në të cilat është implikuar rilindja në këtë zonë, një ngjarje e tillë, e tmerrshme, do të linte shumë vend për dyshime.

Pandehmat e zeza do të bëheshin edhe më të mëdha po t’i rikthehesh­im memories së qeverisjes “Rama”. Raste si ato të goditjes së Dritan Zaganit vetëm se denoncoi lidhjen e Saimir Tahirit me Habilajt, si ato të linçimit të policit që ngriti zërin për përdhunimi­n e një vajze nga djali i një deputeti të PS dëshmojnë se përpara se të marrë anën e punonjësve të tij, shteti i ndëshkon ata, ose i lë në dorë të krimit.

Askush nuk mund ta thotë se ngjarja e Shkozetit ka ngjashmëri me këto të mësipërmet. Por pasi ka ditur ato, akujt nuk mund t’i hiqet e drejta të ngrejë dyshime.

A janë atentatorë­t që plagosën prokurorin Ndoja dhe tre të tjerë të frymëzuar nga pushteti? A janë yshtur vrasësit në tentativë për të goditur mbi targetin e tyre, nga fakti se ai ishte linçuar nga maja e piramidës?

A janë thirrjet skandaloze të qeveritarë­ve të lartë, në mos një bashkëpuni­m, një frymëzim për krimin?

Këto pandehma të errëta janë normale në një situatë si kjo. Kushdo që nuk do t’i thoshte, do të ishte ose një shërbëtor qeverisë, ose më keq akoma, një shërbëtor i krimit.

Po nga kjo e deri te të vënit e gishtit mbi Edi Ramën si urdhëruesi i drejtpërdr­ejtë i atentatit ka një diferencë të madhe. Vetëm pak minuta pasi u mor vesh masakra e Shkozetit, përfaqësue­sit e PD- së dhe LSI- së nxituan të bëjnë pikërisht këtë. Ata e shpallën kryeminist­rin të përfshirë në krim, e vizatuan atentatin si të paralajmër­uar, madje shpallën edhe fazën e re të vetingut: atë me plumba.

Natyrisht, po aq sa janë legjitime dyshimet mbi kreun e qeverisë për atë që ka ndodhur sot, po aq të pabazuara janë edhe “të vërtetat” e etiketimit të tij si vrasës.

Në këtë pikë, opozita nxitoi të bëjë të njëjtin gabim si Rama tri javë më parë, duke u vetëshpall­ur në pozicionin e atij që ka monopolin e së vërtetës. Dhe kjo është ndihma më e mirë që mund t’i japësh atij që është në hall. Ta akuzosh pa prova për një gjë më të madhe sesa ajo për të cilën ai është kapur me presh në duar.

Pikërisht këtë gafë bënë sot PDja dhe LSI- ja me akuzat e tyre të drejtpërdr­ejta. Ato bënë çmos për të krijuar fabulën se ishte Rama, ai që e urdhëroi atentatin, duke anashkalua­r atë që është e prekshme dhe reale: se sot u godit me kallashnik­ov mbi një njeri, të cilin pavarësish­t nga aktet e tij, shteti e kishte shpallur publikisht si fajtor pa gjyq.

A janë atentatorë­t që plagosën prokurorin Ndoja dhe tre të tjerë të frymëzuar nga pushteti? A janë yshtur vrasësit në tentativë për të goditur mbi targetin e tyre, nga fakti se ai ishte linçuar nga maja e piramidës?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania