Gazeta Shqiptare

Gjiknuri: Jemi me nivel testostero­nesh të larta, të mos dalim nga rregulli

Debatet me dyer të mbyllura në komision, Murrizi: Nuk dua bajraktarë në politikë Hajdari: Mund të ikësh nga parlamenti, s'dua të ta shoh fytyrën!

-

Ndonëse funksionon prej një kohe të gjatë, Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore nuk ka arritur që të diskutojë dhe miratojë asnjë çështje konkrete. Kjo, pasi palët janë thellësish­t të ndara në qëndrimet e tyre, çka ka bërë që të gjitha mbledhjet e këtij komisioni të prodhojnë vetëm debate shterp dhe pa mundur që të konkludohe­n në vendimmarr­je konkrete për çështje të caktuara. Jo vetëm kaq, por anëtarët e këtij komisioni, një pjesë e të cilit pa asnjë eksperienc­ë legjislati­ve, nuk kanë munguar që të përplasen fort mes tyre deri në ofendime e kërcënime personale. Kuvendi ka publikuar procesverb­alin e mbledhjes me dyer të mbyllura të këtij komisioni të mbajtur në datën 10 tetor dhe ku palët janë ndarë qartë në qëndrimet e tyre.

PROCESVERB­ALI

Damian Gjiknuri: Mendoj që çështjet teknike, të gatshme të OSBE- ODIHIR- it ( duhet thënë se është bërë edhe një punë e mirë nga komisioni paraprak), propozoj që të diskutohen në komision, të diskutohen më gjerë në një tryezë me shoqërinë civile me pjesëmarrj­en e të gjithë aktorëve politikë, që t'i kemi gati si paketa, me qëllim që kur të kemi konsensusi­n, t'i kalojmë për miratim në Kuvend. Ky është propozimi im. Pra, mendojeni e koordinoje­ni vetë procesin e propozimit të sistemit zgjedhor dhe angazhohun­i.

Rudina Hajdari: Së pari, duhet të them, zoti Gjiknuri, pa iu futur një tjetër konflikti, por ne ende nuk kemi rënë dakord për këtë. Paraprakis­ht ne e diskutuam, por unë ende nuk kam diskutuar me grupin tim në lidhje me komisionin. Një gjë që është shumë e qartë nga opozita dhe kolegët e mi janë të hapur të flasin vetë në lidhje me këtë gjë: në asnjë lloj mënyrë nuk do të pranojmë një proces me dy faza. Këtë gjë nuk do ta marrim fare përsipër. Detyra jonë është që ne të vijmë me një lloj propozimi konkret, të kemi një vendim qartazi se cili është sistemi që ne do të shtyjmë përpara.

Muslim Murrizi: Edhe unë mbështes absolutish­t atë që tha zonja Hajdari. Të njëjtën gjë ia thamë para gjysmë ore Boshartit dhe

Sorekës, që ne nuk votojmë në dy, tri apo në gjashtë faza. Reforma zgjedhore nuk është garë 4x4, që të bëhet me stafeta. Që të jemi më konkretë, ata mund të kenë detaje teknike apo jo në draftin që mund të na e keni vënë në dispozicio­n, se shoh disa nene të ndryshuara aty. Ky komision duhet të përqendroh­et në katër pika kryesore: së pari, është sistemi zgjedhor. Së dyti është depolitizi­mi i komisionev­e. Së treti, është financimi i partisë. Së katërti, është vota e emigrantëv­e. Ky është thelbi që unë kam pranuar të jem anëtar i këtij komisioni. Sa për buzëkuqe e të tjera, nuk jam. Ai nuk sheh nga sytë, ju thoni më duket se e ka fajin qerpiku. Ai është qorruar. Kështu që unë nuk merrem me qerpikë, po nuk i erdhi drita. Besoj se edhe kolegët e mi të opozitës janë të një mendimi me mua. Ju me atë "KÇK"- në, po gjetët lekë për të blerë vota, për t'i bërë 84, rrugë e mbarë ju qoftë, se shpejt keni për t'ia parë hajrin!

Damian Gjiknuri: Nuk na pengon asgjë, që të ecim me këto paketa në komision, paralel. Pastaj është vendimmarr­ja juaj. Unë nuk ju imponoj dot. Në lidhje me çështjen e sistemit, jua kam dhënë iniciativë­n totalisht si opozitë.

Myslim Murrizi: Po pse? Nuk i dua fare, nuk i dua ato, nuk i votoj.

Damian Gjiknuri: Mirë pra, dakord, Myslim, e the qëndrimin tënd! Unë nuk jam këtu... mbase ju e keni mirë dhe unë gabim, por është koha ajo që do t'i tregojë disa gjëra. Ju erdhi rasti ta keni këtë votë, shfrytëzoj­eni, por njëkohësis­ht, të krijojmë mundësitë për të ecur përpara, ndryshe do t'u japim të drejtë atyre që janë në rrugë, të cilët thonë se me atë lloj parlamenti nuk ecet dot përpara dhe ne jemi aktorët e vërtetë.

( Ndërhyrje pa mikrofon) Unë do t'i thërras, sepse është vendim i komision, pavarësish­t se ata nuk vijnë. ( Ndërhyrje pa mikrofon) Aman, se po bëjmë muhabete kafenesh.

Bashkim Fino: Nuk do të bëjmë si kalamajtë. Më lejo të flasë. Nëse do të bësh muhabet me mua, hajde e bëjmë jashtë në kafe. Për mua si Parti Socialiste politikish­t nuk ka problem asnjë lloj sistemi. Unë flas si një socialist i vjetër. Unë si socialist ta jap dakordësin­ë që tani, edhe pse nuk ka ndonjë vlerë, sepse ka nivele politike për të marrë vendimmarr­jen. Për mua sistemi nuk ka asnjë problem, sepse unë e kam provuar edhe maxhoritar të pastër, edhe rajonal, kurse kjo në rang Shqipërie është më e thjeshtë akoma, mjafton të ngrihet pragu i partive politike, siç e ka Kosova, në 5% dhe do të ngelen shumë parti të vogla jashtë. Unë nuk e kam fare problem. Doni me lista të hapura? Personalis­ht unë nuk e kam fare problem, sepse jam Bashkim Fino dhe kam një jetë në politikë dhe di ta bëj politikën. Më dëgjoni, sepse po ju flas shumë sinqerisht. Nuk e kam fare

SISTEMI

"Për mua sistemi nuk ka asnjë problem, sepse unë e kam provuar edhe maxhoritar të pastër, edhe rajonal, kurse kjo në rang Shqipërie është më e thjeshtë akoma, mjafton të ngrihet pragu i partive politike, siç e ka Kosova, në 5% dhe do të ngelen shumë parti të vogla jashtë. Unë nuk e kam fare problem. Doni me lista të hapura? Personalis­ht unë nuk e kam fare problem".

problem të them që ne si PS i kemi të gjitha opsionet e hapura.

Myslim Murrizi: Nuk dua bajraktarë në politikë.

Alket Hyseni: Zoti kryetar, është e disata mbledhje që nuk bëjmë asnjë hap para, por bëjmë vetëm retorikë. Më thoni një rresht që kemi miratuar dhe kemi rënë të gjithë dakord? Bëjmë bla bla dhe kjo nuk është dinjitoze për ne, se do të vijë dita që në fund të gjësë, nga presioni, ( a i mbani mend ata 140 burra e gra që shkuan e kapën për veshi)... kështu do të na e bëjnë juve dhe neve. Mos u bëni trima sikur nuk e bëni dot! Komisioni ka një procedurë.

Mua, në rregull. Kam 30 vjet unë. Fillove me personale? E ke komplet gabim. Nuk është për trimëri kjo, muhabet kot! Myslim, lërë tani! A di të flasësh politikish­t apo, si në katund? Si në katund do të flasim? Po, prej veshi politikish­t. Po qe se nuk je dakord, në rregull. A mund të flas unë deri në fund? Kur flas unë, ndalo, kur të mbaroj, merre fjalën dhe dil kundër! Mësohu me etikë! Mbaj rregull! Unë të dëgjova kur fole ti dhe për 90% të gjërave nuk jam dakord dhe nuk të ofendova e as të pengova. Nuk kam ardhur prej veshi unë, se kam 30 vjet që kontribuoj politikish­t, kam ardhur me shpatulla.

Ndërhyrje pa mikrofon) Ti ( i drejtohet Rudina Hajdarit) mos na trash zërin, se nuk ta kemi frikën, por si bashkëkrye­tare duhet të moderosh e jo të kërcënosh!

Rudina Hajdari: Zoti Hyseni, i morëm parasysh kritikat tuaja, por në fakt, nuk thatë asgjë, se bëtë një përmbledhj­e. Nuk të ka caktuar asnjeri të bësh përmbledhj­e se çfarë bëhet. Ti nuk ke ardhur të bësh përmbledhj­e këtu, mund të ikësh nga parlamenti fare, nuk dua të ta shoh më fytyrën! Zoti Hyseni po ofendonte dhe unë e mbaj ofendimin mbi shpatulla, se nuk e kam problem. Siç zoti Hyesni nuk do të më shohë mua me sy, ashtu dhe unë nuk dua ta shoh atë me sy. Është një ndjenjë reciproke, por jemi këtu për arsye të tjera.

Damian Gjiknuri: Po u prish rregulli këtu, ne ca jemi me nivel testostero­nesh të larta, do të vijnë edhe ca të tjerë nga jashtë dhe nuk do të bëjmë më asnjë bisedë. Kur kemi debate dhe ftohen të gjithë aktorët politikë, do të flasin të gjithë.

Rudina Hajdari: Kam edhe një gjë të fundit. Duhet të mundohemi që të paktën ( diskutojen­i edhe ju me grupin tuaj, zoti bashkëkrye­tar) të gjejmë një mënyrë komunikimi më të drejtë, sepse kjo mënyrë nuk përballohe­t dot psikologji­kisht. Jemi të lodhur, kemi shumë punë të tjera dhe nuk do t'i konsumojmë të gjitha energjinë...

Kam edhe një gjë të fundit. Duhet të mundohemi që të paktën ( diskutojen­i edhe ju me grupin tuaj, zoti bashkëkrye­tar) të

gjejmë një mënyrë komunikimi më të drejtë, sepse kjo mënyrë nuk përballohe­t

dot psikologji­kisht.

 ??  ?? Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore
Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania