Gazeta Shqiptare

1 vit rezistencë, banorët: Të bashkuar do të fitojmë kundër qeverisë

Banorët e "Astirit" tek "Unaza e Re" protestojn­ë kundër prishjes së shtëpive Protesta ndryshe, shfaqet dokumentar­i i qëndresës

-

Protesta e banorëve të "Astirit" kundër prishjes së shtëpive të tyre nëpërmjet projektit të zgjerimit të "Unazës së Re" mbushi dje plot 1 vit. Pikërisht në 3 nëntor të 2018 banorët e "Astirit" nisën rezistencë­n e tyre kundër projektit të zgjerimit të "Unazës së Re", i cili prek edhe një numër të madh banesash e godinash të tjera shërbimi, të cilat nuk mund të kompensohe­n, për shkak se janë ndërtuar pa leje dhe nuk janë legalizuar në vite. Kjo ka qenë një nga protestat më afatgjata dhe njëkohësis­ht e veçantë në llojin e saj, pasi banorët të mbështetur edhe nga opozita e bashkuar kanë dalë çdo mbrëmje në rrugë dhe i kanë bërë thirrje qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre. Pikërisht me rastin e 1- vjetorit të rezistencë­s së tyre, me moton "Mbrojmë familjet tona", banorët e "Astirit" zgjodhën dje të protestojn­ë ndryshe! Në një videoproje­ktor, ato kanë shfaqur për të gjithë të pranishmit një përmbledhj­e të momenteve kyçe të protestave të tyre përgjatë këtyre 12 muajve dhe më pas kanë nisur fjalimet, ku nuk kanë munguar akuzat për qeverinë dhe për kryeminist­rin Edi Rama. Banorët teksa falënderua­n mediat që u kanë qëndruar në krah në këtë betejë, u shprehën se fakti që ata janë prej një viti në rrugë, tregon të "vërtetën e hidhur" se askush nuk ka dëshirë të dëgjojë hallin e tyre. Ata ftuan qytetarët shqiptarë që të mos largohen nga vendi, por të ngrihen dhe të fillojnë përballjen me politikanë­t, që sipas tyre, nuk janë të votuar nga populli, por nga krimi i organizuar. "Kemi një vit që jemi në rrugë dhe nuk ka njeri që të na dëgjojë. Këtë tregojnë se nuk janë të zgjedhur nga shqiptarët, por nga krimi. Ne kemi një vit dhe nuk na dëgjon njeri që të zgjidhim hallin. Kur qytetarët janë të bashkuar dhe nuk e ulin qafën, ata janë të fituar. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos largohen, por të shporrim këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri tjetër që të dridhet nga vota e qytetarëve. Kauzat nuk fitohen nëpër kafe, duke parë televizor, por të bashkohemi dhe të shporrim këto politikanë. Unë jam krenar që kam qenë pjesë e juaj", - tha njëri prej banorëve që foli gjatë protestës së mbrëmshme. Gjithashtu, banorët e "Astirit"

BALLIU

Balliu theksoi se e gjithë zona e "Astirit" është e vendosur që të mos e lërë në gjysmë këtë betejë, por ta çojë deri në fund misionin e saj për të mos lejuar qeverinë që t'u prishë shtëpitë dhe pronat e tyre t'i grabisin oligarkët. "Rama nuk arriti t'i mposhtë këta heronj dhe t'i shembë shtëpitë e tyre. Opozita e bashkuar ka qenë në mbështetje të kësaj kauze, e kemi mbështetur këtë kauzë që në ditën e parë dhe do të vijojmë që ta bëjmë", - tha Balliu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania