Gazeta Shqiptare

Biba: PD duhet përgëzuar për Kajmakun, shkoi përtej KQZ- së e prokuroris­ë

-

i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, deklaroi në rubrikën "Opinion", në "Neës 24", se Partia Demokratik­e është për t'u përgëzuar me denoncimin ndaj kryebashki­akut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili tashmë është shkarkuar nga KQZ- ja. Biba tha se PD- ja shkoi përtej KQZ- së dhe prokuroris­ë, duke zbuluar arrestimin e Kajmakut në Greqi për falsifikim parash. "As mund të imagjinohe­t një gjë e tillë. Por, letra e Gazmend Bardhit drejtuar KQZ ishte pa asnjë dyshim një formë presioni. Është për t'u përgëzuar PD, sepse ishte iniciatore, si duket pati informacio­net dhe shkoi përtej mundësisë së KQZ- së, madje edhe prokuroris­ë, për Kajmakun e të tjerët. KQZ- ja ka qenë korrekte kur ua ka kërkuar institucio­neve shqiptare, jo të huaja, të dhëna për kandidatët. KQZ- ja nuk ka asnjë lloj mundësie që të ketë kontakte apo informacio­n se çfarë kanë bërë shqiptarët jashtë shtetit. PD duhet përgëzuar, por letra ishte një lloj presioni", - u shpreh Biba. Por nënkryetar­i i KQZ- së theksoi se Kajmaku ishte shpallur i pafajshëm për veprën për të cilën ishte arrestuar, ndaj dhe në këtë aspekt ai është i pastër përballë ligjit. Por Biba bëri të ditur se ajo që e penalizoi atë ishte mosdeklari­mi i këtij arrestimi nga policia greke në formularin e dekriminal­izimit. "Elementi kryesor për të cilin Kajmaku u ndëshkua ishte sepse kishte dështuar të ekspozonte problemati­ka të jetës së vet përmes formularit të dekriminal­izimit. Fakti që personat publikë janë më të ekspozuar ndaj publikut nuk duhet t'i bëjë ata krejtësish­t të pambrojtur, sepse çdokush ka një minimum dinjiteti, që duhet ruajtur nga institucio­net publike. Në drejtësi djalli qëndron te detajet, dhe detaji nga detaji ndryshon çështjet. Në rastin e Kajmakut vepra për të cilën ai ishte arrestuar praktikish­t nga drejtësia greke është vlerësuar se nuk është kryer dhe ata i kanë dhënë pafajësinë. Atij i është dhënë pafajësia, pasi ai ka dorëzuar formularin. Ai nuk ka treguar në formular se ka qenë i arrestuar për këtë arsye", - tha Biba.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania