Gazeta Shqiptare

Tabaku: Qeveri tranzitore para çdo palë zgjedhjesh, edhe kur qeveris PD- ja

"Zgjedhorja, mazhorancë­n nuk e shpëton dot loja e të verbrit"

- Valentina Madani

Jorida Tabaku, e cila guxoi të përmendë me emra oligarkët shqiptarë nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësish­t se kryeminist­ri e ka hedhur në gjyq bashkë me kolegët e tjerë të PD- së. Platforma antikorrup­sion e liderit Lulzim Basha e preznatuar në 2013, është një shtysë për Jorida Tabakun për të mos ndalur denoncimet ndaj korrupsion­it dhe krimit të veshur me pushtet. Përmes "Gazeta Shqiptare", ajo shpreh bindjen se projekti politik i PD- së garanton një qeveri për shqiptarët dhe jo për oligarkët. Ish- deputetja e PD- së bën përgjegjës kryeminist­rin Edi Rama për krizën e rëndë në të cilën ndodhet vendi. Ajo paralajmër­on se sa kohë z. Rama nuk bie dakord me kushtet e Bundestagu­t gjerman, Shqipëria do të ketë situatë të stanjacion­it politik. "Për sa kohë ai nuk bie dakord me kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe që janë në frymë dhe letër, ajo çfarë opozita kërkon, ne do kemi këtë situatë stanjacion­i politik. Vullneti politik është zgjidhja. Vullneti politik për të pranuar ndryshimin dhe votën e lirë, vullneti politik për t'i ndarë nga krimi, vullneti politik për të ndaluar krimin, vjedhjet e korrupsion­in", - shprehet ish- deputetja. Si zgjidhje, zj. Tabaku përmend hartën e dialogut me 9 pikat e vendosura nga Gjermania si dhe propozimet e opozitës. Ish- deputetja demokrate thotë për "Gazeta Shqiptare" se opozita nuk mund të presë zgjidhje nga ai që e shkaktoi krizën. "Nuk mund të presim që ai që e ka krijuar këtë situatë, të jetë zgjidhja për këtë situatë!", - shprehet Tabaku. Jorida Tabaku sfidon Edi Ramën teksa shprehet se me qeveri tranzitore asnjanëse nuk do ta ketë të lehtë që të mundë opozitën. Madje, ajo shprehet se opozita është gati të ndeshet në një lojë ku luhet me rregulla dhe arbitër të paanshëm. Përfaqësue­sja e lartë e PD- së akuzon se parlamenti aktual është zëri i krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Ndaj sipas Tabakut, vendi kthehet në normalitet vetëm përmes zgjedhjeve një hershme qendrore dhe vendore. "Rotacioni politik arrihet me zgjedhje, në rastin tonë të parakohshm­e. Vendit i duhet ky rotacion politik. Këtu nuk bëhet fjalë për të hequr një palë e për të vënë një palë tjetër. Kemi një projekt politik që ia kemi shpalosur shqiptarëv­e në ekonomi dhe do vazhdojmë gjithashtu ta shpalosim në fusha të tjera", - thotë Tabaku.

Zj. Tabaku, Shqipëria prej kohësh po kalon një krizë politike. Çfarë e pengon zgjidhjen e saj?

Shkaktari krizës është Rama. Njeriu që është në krye të një sistemi oligarkik, që blen dhe manipulon zgjedhjet në vend. Për sa kohë ai nuk bie dakord me kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe që janë në frymë dhe letër ajo çfarë opozita kërkon, ne do kemi këtë situatë stanjacion­i politik. Vullneti politik është zgjidhja. Vullneti politik për të pranuar ndryshimin dhe votën e lirë, vullneti politik për t'i ndarë nga krimi, vullneti politik për të ndaluar krimin, vjedhjet e korrupsion­in. Por nuk mund të presim që ai që e ka krijuar këtë situatë të jetë, zgjidhja për këtë situatë!

Sa po e dëmton vendin tejzgjatja e kësaj krize...?

Mendoj që po e dëmton jashtëzako­nisht shumë, pasi integrimi, ekonomia, institucio­net po zveniten nën një regjim thuajse diktatoria­l. Ashtu si shprehej edhe Bundestagu, tejkalimi i krizës politike është hap kyç për avancimin në procesin e integrimit! Ky kolaps ekonomik, politik, social dhe kulturor që ka sjellë qeverisja ka rezultuar në eksodin më masiv të shqiptarëv­e të ngjashëm me atë të mbas rënies së komunizmit! Kjo qeverisje u ka

KOPJIMI

"E vetmja e mirë ishte se diskutimi për Korporatën e Investimev­e vazhdoi më gjatë dhe njerëzit patën mundësi që ta ridëgjonin fjalën time, por më duket shmangie nga tema dhe nga problemati­ka e vërtetë që ka vendi. Problemi sot është qeverisja e Ramës", - theksoi zj. Tabaku.

kushtuar të ardhmen dhe shpresën shqiptarëv­e.

Si mund të kemi institucio­nalizim të dialogut mes forcave politike në vend dhe jo dialog për ndarje pushteti?

Harta e dialogut janë 9 pikat e Bundestagu­t dhe nëse do të dëshironi, edhe propozimet e qarta të opozitës. Kryeminist­ri Rama thotë që e mund lehtësisht këtë opozitë, ka shansin ta demonstroj­ë duke dakordësua­r jo vetëm reformën zgjedhore, por edhe përmes një qeverie tranzitore, që do ishte një arbitër asnjanës. Ky arbitër është i domosdoshë­m në kushtet aktuale ku ka degraduar Shqipëria. Një dhe vetëm një mënyrë ka për dialog, procesi i integrimit e nxjerr vendin nga kriza!

A mund të vihen bazat e një pakete të përgjithsh­me për zgjidhjen e krizës politike në vend, pjesë e së cilës sipas liderit Basha është edhe reforma zgjedhore, në kuptimin e forcimit të ele

menteve ligjore të saj, që lidhen me administri­min e votës, numërimin e votës dhe sigurinë e votës?

Së pari, parimet dhe paketat i vendos vullneti politik. Së dyti, garantimi i rregullave të forta vjen përmes një seti ligjesh, që duhet të garantojë një sistem elektoral dhe proces elektoral sa më të ndershëm, që prodhon stabilitet qeverisës dhe demokraci. Jam e bindur që oferta e opozitës është shumë pranë këtyre dy shtyllave kryesore. Ne kemi një vullnet politik që e kemi dëshmuar dje në parlament dhe sot, sikundër kemi një propozim real në tryezën e mazhorancë­s. Besoj se nuk e shpëton mazhorancë­n loja e të verbrit.

Pas reformës në drejtësi, reforma zgjedhore është më e rëndësishm­ja, por çfarë kërkon PD- ja konkretish­t që po e mban larg dialogut me PS- në?

Siç e përmenda edhe me lartë, Partia Demokratik­e kërkon garanci që ka vullnet për t'u zbatuar reforma. Ne sot kemi një sistem zgjedhor dhe ligje të votuara nga PD- PS në 2008- ën, por kemi një mazhorancë socialiste që nuk pranon t'i respektojë ligjet. Kjo sepse kryeminist­ri Rama nuk pranon të garojë ndershmëri­sht dhe krijon skema për të vjedhur votat më pas përdor pushtetin politik për t'i mbrojtur vjedhësit e votave.

Përse zgjedhjet e parakohshm­e janë të paevituesh­me…?

Kriza e Shqipërisë nuk është më vetëm sociale, por edhe politike. Ju e shihni që kryeminist­ri Rama ka një votëbesim fals në Kuvend,

një pjesë e madhe e parlamenti­t është ose zëri krimit të organizuar, ose zëri i votave të blera. A është një qeveri e tillë për popullin dhe në shërbim të qytetarëve?! A garanton një qeveri e tillë një vend më të mirë?! Qartësisht jo! Shumë vende në Evropë po shkojnë në zgjedhje të parakohshm­e, kjo nuk është tragjedi në një shtet demokratik. Kur mbështetja nuk ekziston, kur premtimet nuk mbahen, kur ekonomia është në kolaps, kur varfëria është ulur këmbëkryq çdo shtetar që e do vendin do të kërkonte vetë t'i jepte një zgjidhje situatës! Perceptimi negativ në ekonomi, në biznes, në të ardhmen e familjeve shqiptare e tregon këtë!

A rrezikon opozita të dalë jashtë sistemit, ndërkohë që një opozitë e re po tenton të evidentohe­t në Kuvend?

Opozitë në Shqipëri ka një. Ajo që mbushi sheshet dhe frymëzoi një popull të refuzojë farsën e 30 qershorit. Kushdo që dëshiron ta zëvendësoj­ë opozitën, ka mundësinë në zgjedhjet e parakohshm­e, mbase e ashtuquajt­ura opozitë parlamenta­re mund të jetë një aleate e dobishme për PS- në në opozitë.

Pse një nivel kaq i ulët i deputetëve të opozitës së re në Kuvend?

Nuk kam koment!

Si u ndjetë kur pasuesja e Lulzim Bashës në Kuvend ju kishte kopjuar fjalimin?

E vetmja e mirë ishte se diskutimi për Korporatën e Investimev­e vazhdoi më gjatë dhe njerëzit patën mundësi që ta ridëgjonin fjalën time, por më

"Kryeminist­ri Rama thotë që e mund lehtësisht këtë opozitë, ka shansin ta demonstroj­ë duke dakordësua­r jo vetëm reformën zgjedhore, por edhe përmes një qeverie tranzitore që do të ishte një arbitër asnjanës. Ky arbitër është i domosdoshë­m në kushtet aktuale ku ka

degraduar Shqipëria", - tha zj. Tabaku.

 ??  ?? Ish- deputetja Jorida Tabaku dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
Ish- deputetja Jorida Tabaku dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Ish- deputetja Jorida Tabaku
Ish- deputetja Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania