Gazeta Shqiptare

Ëndrra amerikane, ambasada: Kujdes, lexoni me vëmendje udhëzimet e këtij viti!

Udhëzimi/ Fotografia duhet të jetë e kohëve të fundit, në të kundërt skualifiko­heni Lotaria amerikane, nesër afati i fundit i aplikimeve

-

aktualisht. Më tej të interesuar­it duhet të plotësojnë informacio­nin mbi numrin e telefonit; adresën e ' email'- it ( një adresë poste elektronik­e ( e- mail) në të cilën aplikanti ka akses të drejtpërdr­ejtë). "Nëse aplikimi juaj përzgjidhe­t dhe ju i përgjigjen­i njoftimit të përzgjedhj­es tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistrua­rit, ju do të merrni ' e- maile' të tjera komunikues­e nga Departamen­ti i Shtetit duke ju njoftuar që informacio­n me detaje i intervistë­s për vizën emigruese është vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistrua­rve. Departamen­ti i Shtetit kurrë nuk do t' ju dërgojë një ' e- mail' duke ju thënë se ju jeni përzgjedhu­r për programin e DV- së",- thekson Departamen­ti Amerikan i shtetit.

NIVELI I ARSIMIMIT

Në sektorin e nivelit arsimor kandidatët duhet të japin të gjithë informacio­nin lidhur me nivelin më të lartë të arsimimit që kanë arritur deri më sot. Alternativ­at që jepen janë: vetëm shkollë fillore, disa vite shkollë të mesme, pa diplomë, diploma e shkollës së mesme, shkollë profesiona­le, disa kurse universite­ti, diplomë universita­re, disa nivele të kurseve pasunivers­itare; master, disa kurse të doktoratur­ës si dhe doktoratur­ë.

STATUSI AKTUAL MARTESOR

Të gjithë ata që do të bëjnë regjistrim­in e DV- 2021 duhet të plotësojnë edhe informacio­nin mbi statusin aktual martesor si: i/ e pamartuar; i/ e martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me ( Green Card); i/ e martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime është qytetare amerikane, ose me ( Green Card); i divorcuar; i ve, ose i ndarë ligjërisht. "Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshor­tit/ es tuaj dhe një fotografi të bashkëshor­tit tuaj që plotëson specifikim­et teknike të njëjta si fotoja juaj. Mosvendosj­a e bashkëshor­tit/ es tuaj në regjistrim­in tuaj për lotarinë, ose vendosja e ndokujt që nuk është bashkëshor­ti/ ja e juaj në ditën që po dorëzoni regjistrim­in për lotarinë, do të rezultojë në skualifiki­min e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistë­s për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrim­in tuaj bashkëshor­tin/ en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcohen­i përpara se të aplikoni për një vizë", - thotë Departamen­ti Amerikan i

Shtetit. Mospërfshi­rja e një bashkëshor­ti/ eje ekzistuese në datën që do të dorëzoni aplikimin tuaj është shkak për skualifiki­m dhe refuzim të vizës. Nëse bashkëshor­ti/ ja juaj është qytetar Amerikan apo banor i përhershëm i ligjshëm, mos e përfshini atë tek aplikimi juaj. Një bashkëshor­t i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do të kërkojë dhe as nuk do t'i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse zgjidhni opsionin "i martuar dhe bashkëshor­ti/ ja ime është qytetare amerikane, ose me green card" tek aplikimi juaj, sistemi nuk do t'ju kërkojë të vendosni informacio­nin për bashkëshor­tin/ en. Kandidatët duhet të renditin emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në ditën e regjistrim­it elektronik, pavarësish­t nëse ata jetojnë apo jo me aplikuesin, apo s'kanë ndërmend ta shoqërojnë në Shtetet e Bashkuara. Në udhëzim theksohet se duhet të ngarkohet fotografi individual­e e secilit prej fëmijëve duke përdorur specifikim­et teknike të njëjta si fotografia e aplikantit. "Sigurohuni që të përfshini: të gjithë fëmijët biologjikë, të gjithë fëmijët ligjërisht të birësuar nga ju dhe të gjithë fëmijët/ thjeshtëri­t nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ ose nuk do të emigrojë me ju. Fëmijët e martuar dhe fëmijët 21 vjeç e lart në datën kur ju kryet regjistrim­in tuaj nuk janë të pranueshëm për programin e DV- së", - theksohet në njoftim. Mospërfshi­rja në regjistrim­in për lotarinë e të gjithë fëmijëve, të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifiki­min e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistë­s për vizë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania