Gazeta Shqiptare

Kadastra: Lista me 512 pronarët që marrin tapitë

Vendimi i qeverisë, kompensohe­n edhe pronarët që u është zënë toka, fondi 211 milionë lekë Përfituesi­t në Tiranë, Shkodër, Berat, Elbasan, Durrës Vlorë dhe Fier

- Ornela Manjani

Agjencia e Kadastrës pub likon listën me 512 pronar ët që marrin tapitë për truallin ku kanë ndërtuar pa leje. Vendimi për kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për parcelat ndërtimore të objekteve të legalizuar­a dhe kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, që preken prej tyre është marrë të mërkurën në mbledhjen e qeverisë. Fondi për kompensimi­n e pronarëve është rreth 211 milionë lekë. "Gazeta Shqiptare" publikon listën e pronarëve të rinj, atyre që marrin tapinë në bazë të VKM- së së bashku me sipërfaqet takuese, si dhe listën e personave që u është zënë toka dhe kompensohe­n.

VENDIMI

Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se numri i parcelave ndërtimore për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve është për qarkun Tiranë ( drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë dhe Kavajë) 131 parcela, me sipërfaqe të përgjithsh­me 25 465 m2. Për qarkun Shkodër, numri i parcelave ndërtimore është 29 me sipërfaqe të përgjithsh­me 9 189 m ² . Ndërkohë, në Elbasan numri i parcelave ndërtimore është 196, me sipërfaqe të përgjithsh­me 56 015 m ² dhe në Durrës marrin tapinë 23 parcela me sipërfaqe të përgjithsh­me 5 495 m ² . Për qarkun Vlorë ( drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Sarandë) numri i parcelave ndërtimore është 43, me sipërfaqe të përgjithsh­me 18 362 m ² dhe për qarkun Fier ( drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier dhe Lushnjë) numri i parcelave ndërtimore është 25, me sipërfaqe të përgjithsh­me 7 053 m ² . Për qarkun Lezhë numri i parcelave ndërtimore që marrin tapinë është 15 dhe për qarkun Kukës numri i parcelave ndërtimore është 4.

KOMPENSIMI

Vendimi përcakton se sipërfaqja e përgjithsh­me që kompensohe­t është 41 mijë e 86 metra katrorë dhe vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 210 milionë e 969 mijë lekë. Për kompensimi­n e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpër mjet shitjes së parcelës ndërtimore si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania