Gazeta Shqiptare

KËTË TË HËNË EKSPOZITA PRITET TË VIZITOHET NGA PRESIDENTI META

-

Emra

që nuk kanë munguar në teatër e emra që rikthehen përtej ngurrimit të shkeljes në godinën e damkosur nga një palë e mbrojtjes me trup nga një tjetër. Teatri që ka ndarë ' më dysh', ata që e duan, ata që nuk e duan, ata që e mbrojnë e ata që dua ta rrafshojnë, ata që i kanë kushtuar dy vite jetë e ata që i kanë kushtuar dy vite propagandë e firma; ata që e duan por kanë frikë ta thonë hapur, e ata që e thonë hapur pa frikë. Të shtunën në mbrëmje teatri gumëzhinte ndërsa në muret e hollit ekspozohes­hin dy vite qëndrese që përbëjnë protestën më të gjatë në larminë e artit. Artisti i njohur shqiptar Avni Delvina ka çelur në Tiranë ekspozitën e tij "Notre Drame De Tirane" - "Drama Jonë e Tiranës". Kjo sipas tij është një mënyrë e veçantë për të shprehur revoltën e artistit ndaj cenimit të institucio­neve demokratik­e dhe planeve për të shembur Teatrin Historik Kombëtar të Shqipërisë shkruan Ilirian Agolli te "Zëri i Amerikës". Ai shton se artisti i njohur shqiptar Avni Delvina paraqiti në Tiranë një seri veprash, ku gërshetohe­n imazhe nga diktaturat komuniste dhe kryengritj­et e qytetarëve kundër regjimeve të dhunshme. "Qëllimisht i ekspozoi ato në hollin e Teatrit Kombëtar, i cili sipas tij, është epiqendra e dramave të kryeqyteti­t dhe e rezistencë­s qytetare ndaj korrupsion­it. Ekspozita me grafika është vetëm një pjesë e një galerie të gjerë me mbi 80 vepra, që i kushtohen mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, nderimit për artistët që për mbi 80 vjet aktruan aty dhe kundërshti­min e projekteve për ta rrëzuar ndërtesën historike" vëren Agolli për "Zërin e Amerikës". Artisti Avni Delvina thotë se nuk mund të mungonte në Tiranë me veprat e veta në këto kohë protestash qytetare ndaj abuzimeve të administra­tës në çdo nivel dhe dhunimit të demokracis­ë në çdo institucio­n. Nëse njeriu mungon në këto protesta për demokraci, atëherë mohon veten e vet, theksoi ai. Agolli shton se në veprat e kësaj ekspozite autori ka përfshirë shumë dhunë dhe armë, shkatërrim­e, betonime dhe inerte, të cilat ai thotë se dëshiron t'ia parandaloj­ë Tiranës. Ekspozita u çel pikërisht në hollin e Teatrit Kombëtar dhe konsideron veten si një qytetar protestues në mbrojtje të ndërtesës historike. Për gazetarin Ilirian Agolli, Avni Delvina ka mbetur i njëjti njeri modest në sjellje e shprehje, siç ishte në vitet ' 90, një rebel kundër diktaturës. I vetëdijshë­m për fuqitë dhe cilësitë e veçanta të veprave të tij, që lartësojnë vetëm demokracin­ë dhe vlerat njerëzore, ai është gati të rebelohet sa herë që ato cenohen. Emra e njerëz Nga Roza Anagnosti te kreu i opozitës Lulzim Basha a ish kryeminist­ri Sali Berisha, çelja e ekspozitës mblodhi artistë e politikanë si edhe kryetaren e LSI- së Monika Kryemadhi. Këtë të hënë ekspozita pritet të vizitohet nga presidenti i vendit Ilir Meta. Nëse Berisha e cilësoi dënim të pafajshëm atë që po ndodh me teatrin, Monika Kryemadhi tha se çështja është përtej teatrit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania