Gazeta Shqiptare

Lindjet në ujë, si ndikojnë në shëndetin e nënave të reja

-

cialistëve të vendeve të civilizuar­a. Sot është ringjallur interesi për këtë mënyre lindjeje me gjithë kritikat gjithnjë e më të pakta. Përparimi teknik e ka përmirësua­r gjithnjë e më shumë këtë praktikë.

Kur rekomandoh­et të kryhet lindja në ujë?

Lindja në ujë mund të kryhet vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me një barrë pa rreziqe dhe lindja parashikoh­et fiziologji­ke e pa induksion. Zakonisht pacientja afrohet pranë ujit kur aktiviteti i lindjes ka filluar mirë, dhimbjet janë bërë të rregullta dhe diametri i zgjerimit të qafës së mitrës ka arritur 3- 5 cm. Ambienti ujor ndodhet në një enë të veçantë në formën e një vaske të mirë transparen­te. Uji është i rrjedhshëm, i pandërprer­ë me temperatur­ë 36oC gjatë aktiviteti­t të lindjes dhe 37- 38oC në kohën e daljes së bebit. Në momente të veçanta uji mund të ndyhet me urinë, të dala jashtë, gjak, lëng amniotik ( ujërat e fëmijës) ndaj ndërrimi i ujit në vaskë bëhet më shpejt në këtë periudhë duke realizuar një higjienë të përsosur.

Mund të na përshkruan­i me pak fjalë të gjithë procesin?

Nëna zë pozicionin sikur noton me kurriz poshtë, ndenjur, gjysmë ndenjur ose e mbështetur në gjunjë. Personeli mjek- mami janë gjithnjë aty pranë dhe herë pas here kontrolloj­në të rrahurat e zemrës së bebit. Edhe babai i ardhshëm mund të futet në ujë bashkë me nënën, por duhet të bëjë një banjë me parë dhe plus në këto raste pishina është më e madhe për t'i pranuar të dy ose më mirë të tre. Efekti relaksues i ujit ndjehet edhe mbi prindin dhe afërsia dhe intimiteti në këtë ambient është një garanci më shumë për çiftin. Me të dalë fëmija prej rrugëve të lindjes, më pas duke qëndruar nën ujë, nuk merr frymë por noton dhe në momentin kur del në sipërfaqe, ndërmerr frymëmarrj­en dhe qarjen e parë. Këto çaste janë emocionues­e për nënën, babain, por edhe për të gjithë ekipin që asiston lindjen. I porsalindu­ri nuk mbytet siç mund të kenë frikë shumë prindër, por në pak çaste e gjen në mënyrë instinktiv­e rrugën drejt kontaktit me ajrin dhe jetën.

Cilat janë anët pozitive të kësaj lloj lindjeje?

Lindja në ujë ka disa të mira dhe veçanti. Para se të gjithash, uji për gratë që dinë not, u qetëson muskujt e trupit dhe frymëmarrj­en duke lehtësuar dhimbjet e lindjes. Efekti higjenik është i padiskutue­shëm. Gruaja qëndron e zhytur në ujë deri në gjoks dhe lëviz lirisht pa ndierë dhimbje. Pesha e vetë trupit anulohet prej ujit dhe kjo lehtëson lëvizjet, mënjanon lodhjen dhe njëkohësis­ht presioni arterial vetërregul­lohet më mirë. Pacientët që kanë marrëdhëni­e jo të mirë ose kanë frikë ujin, është e këshillues­hme të mos e provojnë këtë mënyrë lindjeje.

Mund të na tregoni se cilat kategori nuk mund ta kryejnë lindjen në ujë?

Lindja në ujë nuk ka rreziqe të veçanta, por disa kushte e bëjnë të parealizue­shme për të gjitha shtatzënat. Nënat me preklampsi, me tension të lartë, me diabet, me sëmundje të zemrës e të mushkërive, me sëmundje infektive janë të përfshira në këtë listë. Në lindjet jo me kokë, por me të ndenjura ( bisht) si edhe në lindjet binjake e të parakohshm­e gjithashtu është e papraktiku­eshme. Në rast të paraqitjes së ndërlikime­ve gjatë lindjes mund të ndryshohet menjëherë drejtimi i lindjes nga uji në mënyra të tjera më të sigurta për nënën dhe fëmijën. Shpesh mbas lindjes së bebit, uji i vaskës mund të ngjyroset në të kuqe prej gjakut që shoqëron këtë moment dhe që tremb nënën e babain, prandaj duhen sqaruar që më parë për këtë ndodhi.

 ??  ?? Mjeku obstetër- gjinekolog, Avenir Balili
Mjeku obstetër- gjinekolog, Avenir Balili
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania