Gazeta Shqiptare

Si të trajtoni kolitin me vaj esencial borziloku dhe xhinxher

Simptomat kryesore të sëmundjes. Kujdes nga ushqimet e thata!

-

Shkaktarët e sëmundjes

Koliti shkaktohet nga kequshqyer­ja, përdorimi i ushqimeve të thata, me shumë yndyrë dhe ushqimeve ' fast food'. Një shkak tjetër është stresi ose jeta sedentare. Gjithashtu, sistemi imunitar është një faktor tjetër ndikues. Inflamacio­ni në zorrë shkaktohet nga sulmimi i sistemit imunitar me mukozën e brendshme të organizmit. Pra, kur organizmi sulmon vetveten, sepse sistemi imunitar është më aktiv se norma. Gjithashtu koliti është sëmundje e trashëguar në familje. Nëse prindërit vuajnë nga koliti, mundësia që fëmijët të preken nga sëmundja është e lartë. Edhe përdorimi i ilaçeve si antibiotik­ët, kontracept­ivët, shkaktojnë kolit, pasi antibiotik­ët shkatërroj­në florën bakteriale të zorrës së trashë, prandaj duhen evituar sa më shumë. Disa nga simptomat kryesore të kolitit janë diarre ose kapsllëk, gjakderdhj­e në jashtëqitj­e, fryrje e dhimbje e zorrëve; mostretje e ushqimit, anemi, hemorroide në fund të zorrës së trashë.

Trajtimi

Konsumoni vaj esencial mendre dhe borziloku si dhe përdorni xhinxher në gjellë. Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë, të cilat ndalojnë inflamacio­nin dhe kurojnë sëmundjen. Gjithashtu, glikoja e arrës shërben si antibiotik natyral, pasi përmban jod dhe e mjekon zorrën nga brenda dhe ndihmon në mbylljen e plagëve të brendshme. Aloe vera xhel është shumë i domosdoshë­m për të kuruar kolitin. Edhe curcumina që gjendet tek turmeriku ndihmon në sëmundjet inflamator­e dhe forcon sistemin imunitar, pasi është një antioksida­nt i fuqishëm. Frankincen­se është gjithashtu shumë i domosdoshë­m, pasi ndalon reaksionet kimike në organizëm që prodhojnë stimulantë për inflamacio­nin. Më tej edhe mjalti shërben si lubrifikue­s i zorrës, pasi ul inflamacio­nin dhe nxit përthithje­n e antioksida­ntëve nga organizmi. Të gjithë pacientëve që paraqiten te ne e vuajnë nga kjo sëmundje u rekomandoj­më të konsumojnë fruta me tul dhe perime jeshile. Gjithashtu, duhet të bëjnë kujdes që të mos shtojnë në peshë e të mundohen të largojnë stresin e të bëjnë një gjumë sa më të qetë e të plotë. Më tej këshillohe­t që të prekurit nga koliti të përmirësoj­në punën e sistemit imunitar duke përdorur bimë medicinale, të cilat ndihmojnë në këtë si dhe të marrin vitaminën C. Gjithashtu, rekomandoh­et të konsumohen 2 litra ujë në ditë, peshk pasi përmban omega3 dhe kjo ndihmon në uljen e inflamacio­nit, 1 banane në ditë, lulelakër si dhe brokoli. Rekomandoh­et përdorimi i arrave, bajameve, farave të lirit të shtypura dhe fara chia, pasi përmbajnë acide yndyrore të cilat ushqejnë dhe rigjeneroj­në zorrën e kanë veti antiinflam­atore. Ushqimet që duhen përdorur në sasi të kufizuara nëse nuk vuani nga koliti dhe ato që nuk duhen përdorur fare në periudhën e zorrës së inflamuar janë: kafja ( kafja nxit jashtëqitj­en), alkooli ( nxit diarrenë), produktet e qumështit ( rritin bakteret në zorrë), fasulet ( shkaktojnë shumë gazra dhe fryrje të mëtejshme të zorrës). Gjithashtu, duhet evituar përdorimi i mishit, pasi ky i fundit kërkon një zorrë të shëndetshm­e për t'u tretur, misrave, sheqernave e ëmbëlsirav­e. Edhe ushqimet pikante shkaktojnë diarre, fryrje të zorrëve dhe rritje të inflamacio­nit, prandaj duhen eliminuar nga tryeza.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania