Gazeta Shqiptare

Hashim Thaçi, mesazh të fortë: Liderët e BE nuk duhet të bëjnë gabimet e viteve të ' 90

Presidenti i Kosovës: Kemi vetëm një të ardhme, atë evropiane

-

Presidenti

i Kosovës, Hash im Thaçi, tashmë ka filluar që përmes "video- selfie" të përcjellë mesazhe për ngjarje të ndryshme gjeopoliti­ke. Kreu i shtetit në Kosovë ka komentuar takimin e javës së kaluar me përfaqësue­sen e Lartë të BE- së, Frederica Mogherinin, ku të pranishëm ishin edhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. "Gjatë javës që lamë pas zhvilluam një darkë pune në Bruksel me znj. Mogherini.

HASHIM THAÇI

"BE- ja dhe liderët e saj në këtë kohë të mungesës së vizionit të tyre duhet të dëshmojnë se nuk do të bëjnë gabimet e liderëve të fillimvite­ve të ' 90- ta të BE- së, në kohën e fillimit të krizës jugosllave. Sepse, gjithmonë në Ballkanin Perëndimor ka potenciale të rrezikshme për paqen, sigurinë dhe stabilitet­in", ka thënë Thaçi.

Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor treguan përvojat e punës, sfidat dhe ballafaqim­et për të ardhmen evropiane të vendeve tona. Ishte përfundim i përbashkët i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe një zhgënjim masiv i shprehur për mosangazhi­min konkret të Bashkimit Evropian për shtetet e rajonit tonë", ka thënë

Thaçi në profilin e tij në "Instagram". Ai më tej ka theksuar se një zhgënjim ky që përcillet edhe në Kosovë, në veçanti me jo liberalizi­min e vizave, kur ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret. Kjo sipas tij po ndodh për shkak të mungesës së unitetit evropian. "Por, ne e kemi vetëm një të ardhme, atë evropiane. Prandaj, BEja dhe liderët e saj, në këtë kohë të mungesës së vizionit të tyre duhet të dëshmojnë se nuk do të bëjnë gabimet e liderëve të fillimvite­ve të ' 90 të BE- së, në kohën e fillimit të krizës jugosllave. Sepse, gjithmonë në Ballkanin Perëndimor ka potenciale të rrezikshme për paqen, sigurinë dhe stabilitet­in", ka shtuar ai. Thaçi në këtë video ka thënë se Kosova dëshiron të besojë se BEja do të fillojë të ndryshojë pozitivish­t për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania