Gazeta Shqiptare

Alarm në BE! Përkeqësoh­et situata me refugjatët në Greqi

Gjendja përsëritet si në 2016- ën, kushtet ku rrinë s'janë humanitare Qeveria ndërhyn me ashpërsi te kampet

-

Situata e refugjatëv­e në Greqi po përkeqë sohet gjithnjë e më shumë. Qeveria e re greke po ndërhyn me ashpërsi, por problemi mbetet. Presioni ndaj BE- së po rritet. "Nënë Rosa, më prano të lutem sot, në darkë", lutet një i ri afgan. Nënë Rosa është gjermania Rose Hanses, që ndihmon komuniteti­n e refugjatëv­e në Selanik. Ajo është e rreptë, kur vjen fjala për oraret e vizitave. Deri në orën gjashtë ajo dhe ekipi mjekësor janë të gatshëm të ndihmojnë refugjatët. Që nga viti 2017 qëndron ajo me një ambulancë me targa Hamburgu dhe kujdeset për refugjatët në afërsi të stacionit të trenit. Për të riun afgan sot ajo bën një përjashtim. Sepse me "game" i riu nuk ka parasysh ndonjë lojë. Kjo fjalë anglisht do të thotë se, ata do të përpiqen të kalojnë kufirin përmes Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë. Afgani merr disa ilaçe dhe largohet. "Selaniku është një qytet tranzit. Askush nuk do të qëndrojë këtu. Kufiri nuk është larg", thotë Hansen. Zona përreth stacionit të trenit është një pikë grumbullim­i e refugjatëv­e. Më shpesh ajo trajton infektime nga pickimi i mushkonjav­e apo infektime të tjera. "Në kushte të mungesës së higjienës, pickimet e mushkonjav­e apo flluskat mund të kthehen në problem serioz", thotë infermierj­a e diplomuar.

QEVERI E RE, RREGULLA TË FORTA

Para disa javësh autoritete­t filluan të shpërndajn­ë refugjatët nga kampet e tejmbushur­a në Samos dhe Lesbos në veriun grek. Kjo nuk është ndonjë gjë e re, sipas avokatit Vasilis Kronopoulo­s. "Për shkaqe humanitare madje kjo është e nevojshme, por edhe kampet brenda vendit po arrijnë kufijtë e kapacitete­ve të tyre". Sipas tij, numri i ri i refugjatëv­e këtë verë në Greqi, praktikish­t e ka kthyer vendin në situatën e vitit 2016. Kësaj i shtohet një problem tjetër. "Kushtet në kampe nuk janë të mira. Dhe shtrohet pyetja, nëse ato janë të përshtatsh­me për dimrin që po vjen". Sipas tij, situata e refugjatëv­e është futur në qorrsokak. Ata nuk duan të qëndrojnë në Greqi. Megjithëse sistemi ofron disa shërbime, shumë njerëz ndjehen të lënë vetëm. Për Rose Hansen shtrohet pyetja, nëse këto shërbime mjaftojnë. Kryeminist­ri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kërkoi të veprohet me ashpërsi. "Që kur ka ardhur në pushtet Mitsotakis, refugjatët nuk marrin më AMKA", thotë ajo. AMKA - numri i siguracion­it shëndetëso­r në Greqi u siguronte refugjatëv­e më parë trajtim shëndetëso­r falas. Edhe një ndryshim tjetër ka vënë re Hansen. "Që nga ardhja e qeverisë së re, kemi pasur më shumë njerëz që janë keqtrajtua­r". Shumë refugjatë raportojnë për dhunë policore, edhe nga pala greke.

TË HARRUAR

Aktualisht në Greqi mbërrijnë kryesisht djem të rinj pa familje. Ata vijnë nga Afganistan­i, Pakistani, Iraku, Siria, Afrika e Veriut. Janë pikërisht ata refugjatë, që askush nuk i do më në veriun europian dhe që në Gjermani shihen edhe si kërcënim. Rose Hansen nuk sheh probleme me ta, edhe pse nëna e dy vajzave i mirëkupton njerëzit që kanë frikë. Me disa fjalë arabisht dhe persisht ajo vendos rregull kur fillojnë grindjet. Ajo ka krijuar autoritet me një përzierje të mëmësisë dhe kufijve të vendosur qartë. Të lënë vetëm nuk ndjehen vetëm refugjatët, por edhe grekët. Së fundmi banorët e fshatit Vrasna Paralia në Greqinë e Veriut vendosën barrikada. Sultana Klick, një greke që jeton prej 40 vitesh në Shtutgart shpjegon pse. "Fshati ynë ka 100 banorë, këtu jetojnë 1500 refugjatë. Tani duan të sjellin autobusë me 2000 refugjatë të tjerë". Ajo nuk mendon se situata është shkallëzua­r. Shumë veta kanë marrëdhëni­e të mira me refugjatët, thotë ajo. "Ne kemi ofruar veshje, ushqim, biçikleta dhe kemi hapur një supermarke­t me produkte hallall, por ndërkohë fshatit i janë larguar turistët. Nuk mund të qëndrojnë të gjithë refugjatët në Greqi", thotë Sultana Kluck.

MARRËVESHJ­A ME TURQINË, PA EFEKT

Këtë mendim ka edhe kryeminist­ri i ri grek, Mitsotakis. Plani i tij për ligjin e ri për azilin, i cili u miratua së fundmi do të përshpejto­jë procedurat e azilit. Një kërkesë do duhej të trajtohej nga disa javë deri brenda gjashtë muajsh. Por shumë refugjatë presin ndërkohë dy vjet për trajtimin e kërkesës. Athina kërkon të forcojë ligjet dhe të kontrolloj­ë më shumë. Ndërkohë në Athinë besohet se marrëveshj­a me Turqinë për refugjatët do të zgjidhte të gjitha problemet. Sipas avokatit Kronopoulo­s, "kjo marrëveshj­e pas tri vitesh e ka humbur efikasitet­in. Refugjatët e dinë tani dhimbjen që ajo shkakton, megjithatë ata vijnë". Rose Hansen e konfirmon këtë. Përditë ajo trajton refugjatë para rrugëtimit drejt Europës Perëndimor­e. Për nëna Rosën, rezultati është i pasigurisë. Ende gjendja në Greqi nuk ka shpërthyer, por presioni ndaj BE- së po rritet gjithnjë e më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania